By: Mustafa Mahmud

“Fëmijët që menduan se u rritën”


Nganjëherë më kap dëshira të qaj si fëmijë i vogël jetim që ka humbur nënën mes turmës. Në atë çast më duket sikur ne të gjithë jemi fëmijë, nuk ka ndryshim të dukshëm mes fëmij[ve tanë dhe nesh në informacionin dhe moralin tonë.

Na duket sikur kemi arritur majat me dijen tonë. Nëse do të mendonim për pak do të shihnim se vazhdojmë të jemi tek shkronja a... b... c... ç... po ashtu si fëmijët, edhe ne jemi në të njejtin stad të hutimit, injoranjcës dhe vet-pyetjeve.

Fëmija jot të pyet duke i’u drejtuar hënës: - O babi, si u krijua hëna?!

Ti i përgjigjesh gjatë e gjatë, i përmend teori, përfundimi i të gjitha është se askush nuk e din të vërtetën. As Ajnshtajni vetë.

Fëmija jot të pyet për gjyshin që ka vdekur, ku ka shkuar pas vdekjes?! Të pyet për vëllain e tij, se ku ishte përpara se të lindtte.

Ti nuk din t’i përgjigjesh.

Askush nuk e din çfarë ka para lindjes dhe pas vdekjesm e as nga ku e për ku do të shkojnë.

Të drejtohet duke shënjuar elektricitetit, të pyet çfarë është kjo? I përgjigjesh elektricitet.

Të pyet çfarë është elektriciteti dhe ti që nuk din si t’i përgjigjesh.

Të pyet nga vjen elektriciteti. Kurse ti, fillon ti tergosh një histori të gjatë rreth mekanizmave që e prodhojnë dhe e stimulojnë dritën, por ti vetë nuk e din çfarë është drita në të vërtetë. Nëse do t’i pyetje studiuesit e natyrës me radhë, askush prej tyre nuk do të arrijë të të shpjegojë thelbin dhe natyrën e dritës, as Njutoni, Avogadro e Faraday vetë nuk do të mundnin.

-          Sa kemi injoruar, vazhdimisht!

Kemi shpikur shkenca që studjojnë njeriun dhe kemi shkruar sa e sa për të, kur ne nuk e dijmë çfarë është njeriu vetë.

Kemi shpikur orën për majtjen e kohë, kur ne nuk dijmë koha çfarë është.

Kemi jetuar mbi Tokë për mijra vite dhe vazhdojmë të mos njohim prej saj asgjë përveç kores së saj.

Bashkohen dëshmitarët e së njëjtës ngjarje në dëshminë e saj dhe çdokush prej tyre ka një mënyrë të ndryshme interpretimi nga tjetri. Kështu ndodh me ngjarje që nuk ka kaluar as një orë nga ndodhia e saj, imagjino çfarë ndodh me historinë që ka kaluar prej saj mijëra vite dhe janë shkruar për të vëllime e vëllime, e gjitha është imagjinatë.

-          Sa jemi larguar nga e vërteta, vazhdimisht!

 

-          Sa pak dijmë!

 

 

-          Sa pak ndryshojmë nga fëmijët tanë, në informacionet dhe në dijen tonë!

-          Në fakt, sa pak ndryshojmë nga fëmijët tanë në etikën që ne zotërojmë – ne jemi kujdestarë dhe edukatorë dhe çdonjëri prej nesh merr në gjoks pasurinë e tij siç përqafon fëmija lodrën e tij aq sa askush nuk mund ta prekë atë, lodrën me dorë.

 

-          Gjen tek ne kopracin e të pangopurin, llupsin e tahmaqarin dhe atë që jargavitet kur është fajtor.

 

-          Fëmija rrëmben kurse i rrituri vjedh.

 

-          Fëmija gjuan kurse i rrituri vret.

 

-          Fëmija e zgjat dorën për të të lënduar, kurse i rrituri zgjat dajakun e thikën...

 

-          Fëmija të gjuan me gurë kurse i rrituri të gjuan me bombë bërthamore.

 

Në fund të gjithë kësaj, a nuk kam të drejtë të qaj për këtë botë me fëmijë që menduan se ishin të rritur?!

 

 

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

14/10/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:12 06:4412:3415:3918:1119:33

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook