Festa e Bajramit


I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “…më pas është nata e Bajramit të madh, e cila quhet “Nata e shpërblimeve”. Në mëngjesin e Bajramit, Allahu dërgon engjëj në të gjithë tokën. Ata vendosen në udhëkryqe, duke thirrur me një zë, të cilin e dëgjojnë të gjitha krijesat përveç njerëzve dhe xhindëve: “O Umeti i Muhamedit! Dilni për tek i Lartësuari, i Cili është Bujar dhe dhuron pa masë, është Mëkatfalës, i fal mëkatet edhe në qoftë se ato janë të mëdha. Kur besimtarët nisen për tek vendi ku do të falen, Allahu i Lartësuar u thotë engjëjve: “Çfarë shpërblimi ka ai, i cili ka bërë një punë që i është ngarkuar”? Engjëjt thonë: “Pronari i tij duhet t’ia sigurojë shpërblimin (duhet t`i japë hakun e duhur)”. Allahu i Lartësuar thotë: “Dëshmoni o engjëjt e Mi, se i kam shpërblyer me kënaqesinë dhe faljen Time të gjithë ata, të cilët kanë agjëruar në Ramazan dhe e kanë kaluar natën në adhurim. O robërit e mi! Kërkoni se pasha madhështinë dhe lartësinë Time, çdo gjë që ju do të më kërkoni sot, - aty ku jeni - për nevojat e Ahiretit, Unë do t`jua jap. Nëse më luteni për ndonjë nevojë të kësaj bote, do t’ju shikoj (do t’ju jap zgjidhje). Betohem në madhështinë Time, se Unë do t`jua mbuloj mëkatet tuaja, nëse ju vazhdoni të më bindeni Mua. Pasha madhështinë dhe krenarinë Time, kurrë nuk ju poshtëroj apo demaskoj bashkë me mëkatarët. Largohuni nga ky vend, se Unë ju kam falur, ju më keni kënaqur dhe Unë jam i  kënaqur me ju. Engjëjt gëzohen dhe përgëzojnë Umetin e Muhamedit, se me çfarë i ka begatuar Allahu në ditën e Bajramit te madh”.

Ebu Umameh (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kush falet në netët e dy Bajrameve, duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, zemra e tij nuk vdes atë ditë, kur zemrat vdesin”.

 

 

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

17/08/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:02 05:4612:5216:3919:4521:18

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook