Festimi i mevludit dhe festave islame


Pyetje:”Cili është mendimi juaj lidhur me festimin e mevludit (ditëlindjes së Profetit a.s) dhe të festave të tjera fetare, si viti i i ri i Hixhrit, Israja dhe Miraxhi etj...?”

Përgjigje:”Ka myslimanë të cilët e konsiderojnë festimin e mevludit dhe festave të tjera islame si hixhreti, Israja dhe Miraxhi, beteja e Bedrit, hyrja e myslimanëve në Mekë etj... si bidat, diçka e futur në fe. Për rrjedhojë, çdo bidat është humbje dhe çdo humbje e ka vendin në zjarr. Në fakt, kjo nuk është e vërtetë në mënyrë absolute. Ajo që është e dënueshme në raste të tilla, është gjithçka e dënueshme që shoqëron festime të tilla. Por nëse këto raste shfrytëzohen për promovimin e figurës së profetit Muhamed a.s, jetës dhe mesazhit të tij të përjetshëm. Ku qëndron bidati në këtë rast?

Kur u flasim njerëzve për ngjarje të tilla, ne u kujtojmë atyre një mirësi të madhe dhe ti përkujtosh njerëzit për mirësitë e Zotit është diçka e lëvduar dhe e kërkuar. Vetë Zoti në Kuran na urdhëron:” O besimtarë! Kujtoni dhuntinë e Allahut kur ju erdhi një ushtri (idhujtarësh) e Ne dërguam mbi ata erë dhe një ushtri (engjëjsh) që ju nuk e shihnit; ndërsa Allahu i sheh të gjitha ato që bëni ju. Ata ju sulmuan nga lart dhe nga poshtë, kështu që sytë tuaj u errësuan, zemrat ju erdhën në fyt dhe besimi juaj tek Allahu u lëkund.” (Ahzab, 9)

Zoti u kërkon besimtarëve të kujtojnë betejën e Hendekut ku focat aleate idhujtare të Mekës, ishin bashkuar kundër profetit Muhamed a.s dhe myslimanëve, për ti shfarosur. Zoti i shpëtoi duke dërguar një erë të fortë dhe melekë të cilët nuk shiheshin nga njerëzit, gjë e cila e detyroi ushtrinë armike të largohej.

“O besimtarë! Kujtoni mirësinë që ju dha Allahu ditën, kur Ai pengoi duart e një grupi njerëzish që i kishin zgjatur ato për t’ju dëmtuar ju. Frikësojuni Allahut! Besimtarët le të mbështeten vetëm tek Allahu!” (Maide, 11)

Zoti u kërkon besimtarëve ta kujtojnë planin e çifutëve të fisit Benu Kajnuka, të cilët planifikonin ta eliminojnë fizikisht Profetin a.s.

Prandaj, përkujtimi i mirësive dhe begative të Zotit është diçka e kërkuar. Në raste të tilla, ne u kujtojmë myslimanëve ngjarjet dhe mësimet që përfitohen prej tyre. E çfarë të keqe ka këtu? Si mund të jetë kjo bidat dhe humbje?!

Zoti e di më mirë!

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/12/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:14 06:5411:4213:5816:1817:47

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook