Fetva të shkurtra lidhur me çështje mjekësie


Këto janë disa pyetje të cilat shtrohen shpesh nga mjekët myslimanë, sidomos ata që e ushtrojnë profesionin e tyre në vendet jomyslimane.

 

Pyetja 1: Çfarë i lexohet të porsalindurit?

Përgjigje: I thirret ezani në veshin e djathtë dhe kiameti në veshin e majtë, siç veproi dhe profeti Muhamed a.s kur i lindi nipi i tij, Hasani. Kjo bëhet me qëllim që fjalët e njësimit të Zotit, të jenë fjalët e para që dëgjon i porsalinduri.

 

Pyetje 2:”A i falet xhenazeja një të porsalinduri të vdekur?”

Përgjigje:”Nuk i falet xhenazeja një të porsalinduri të vdekur, vetëm nëse ka lindur i gjallë dhe më pas ka vdekur.”

 

Pyetje 3:”Disa pretendojnë se aborti është i lejuar gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë. A është kjo e vërtetë ?”

Përgjigje:”Aborti nuk lejohet veçse për arsye të forta. Nëse ndodh gjatë dyzet ditëve të para, çështja është paksa më e lehtë, sidomos nëse arsyet janë të forta. Por pas katër muajve të parë, nuk lejohet për çfarëdo arsyeje.”

 

Pyetje 4: A lejohet mbyllja e tubave fallopian tek gratë për të evituar shtatzënitë, si për myslimanët dhe jomyslimanët?”

Përgjigje:”Nuk lejohet diçka e tillë, pasi është ndërhyrje në krijimin e Zotit. Kjo ndërhyrje konsiderohet nga veprat e shejtanit. Këtu bëjnë përjashtim raste të domosdoshme, si kur shtatzënia rrezikon shëndetin e nënës. Raste të tilla vlerësohen sipas kushteve dhe rrethanave, por nuk lejohet të shndërrohen në fenomen.”

 

 Pyetje 5: A lejohet namazi nëse mbi rroba kemi pika gjaku?”

Përgjigje:”Lejohet nëse sasia e gjakut është e paktë dhe është vështirë të hiqet. Sipas një rregulli të fikhut, gjithçka që është vështirë të ruhesh prej saj, tolerohet.

 

Përgjigje 6:”A lejohet falja e namazit nëse është e pamundur përcaktimi i saktë i kiles?”

Përgjigje:”Nëse përpiqet dhe nuk e përcakton dot kiblen, qoftë dhe afërsisht, falet në çfarëdo drejtimi. Thotë Zoti në Kuran:”Të Zotit janë lindja dhe perëndimi, prandaj ngado që të drejtoheni, andej e keni Zotin..” (Bekare, 115)

 

Pyetje 7:”A lejohet bashkimi i namazeve, nëse doktori e di që operacioni do të zgjasë?”

Përgjigje:”Atij i lejohet të bashkojë drekën me iqindinë, akshamin me jacinë, sipas mundësisë. Por nuk i lejohet ti shkurtojë namazet. Ky është mendimi i imam Ahmedit, i bazuar në një hadith të Ibnu Abasit.”

 

Pyetje 8:”Cilat janë kriteret e mes’hit mbi çorape?”

Përgjigje:”Lejimi i mes’hit mbi çorape mbështetet në mendimin e 16 shokëve të Profetit a.s, me kusht që të jenë veshur me abdes. Kështu lejohet mes’hi me çorape për një rezident një ditë e një natë, kurse për një udhëtar tre ditë e tre net.”

 

Pyetje 9:”Cila është mënyra e guslit (larjes) pas ejakulimit, duke ditur se me gjithë prezencën e ujit, mungon vendi i duhur për dush?”

Përgjigje:”Në këtë rast, uji konsiderohet inegzistent edhe pse gjendet, pasi është i pamundur përdorimi i tij. Prandaj lejohet tejemumi.”

 

Pyetje 10:”A lejohet namazi në vendin e dushit, pasi është vendi i vetëm i përshtatshëm në vende perëndimore?”

Përgjigje:”Për raste të domosdoshme lejohet. Thotë Profeti a.s:”E gjithë toka është vend për sexhde.”

 

Pyetje 11:”Prekja e infermiereve gjatë ushtrimit të profesionit, a e prish abdesin, sidomos nëse janë jomyslimane madje dhe idhujtare?”

Përgjigje:”Mendimi më i saktë është se prekja jo epshore, nuk e prish abdesin.”

 

Pyetje 12:”Çfarë duhet të bëjë një doktor mysliman, nëse zbulon se kolegu i tij merr drogë?”

Përgjigje:”Përdor rrugët më të përshtatshme për ta ndihmuar të heqë dorë nga ky ves. Ai duhet ta konsiderojë veten para një të sëmuri të veçantë dhe të kërkojë ndihmën e profesionistëve për ta ndihmuar.”

 

Pyetje 13:”Cila është detyra jonë karshi mbulimit të organeve dhe gjymtyrëve të sëmurëve?”

Përgjigje:”Kjo është diçka e kërkuar dhe duhet operuar sipas rrethanave dhe mundësive.”

 

Pyetje 14:”A lejohet përdorimi i alkoolit si dizifektant i jashtëm?”

Përgjigje:”S’prish punë, pasi ajo që ndalohet është alkooli i përgatitur për tu pirë. Ka dijetarë që alkoolin e konsiderojnë të pistë figurativisht, jo realisht. Këtë mendim kishte Rebia, mësuesi i imam Malik etj... komisioni i fetvasë në Ez’her, e ka lejuar me kohë përdorimin jashtëm të alkoolit.”

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

09/12/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:09 06:4811:3913:5716:1717:46

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook