By: Xhemaludin Muhamed Salih

Fikhu i teskit sheriatik (2)


Kurani dhe Suneti i Profetit (a.s) janë burimet kryesore të tekstit sheriatik. 

 

Përkufizimi i Kuranit:

Kurani është fjala e Allahut të Lartësuar, që iështë shpallur Profetit Muhamed (a.s) në gjuhën e qartë dhe tëpastër arabe – me shqiptim dhe kuptim - nëpërmjet engjëllit Xhibril (a.s). Ai është transmetuar në formën "muteuatir"([1]). Leximi i tij është adhurim. Kuraniështë mrekullia e Allahut, i Cili ka sfiduar xhindët dhe njerëzit, që tëbëjnë një të ngjashëm si ai -qoftë edhe një sure të shkurtër . Kurani fillon me suren El Fatiha dhe mbaron me suren En Nas.

 

Përkufizimi i Sunetit të Profetit (a.s):

Në lidhje me Sunetine Profetit (a.s), dijetarët kanë dhënë një sërë përkufizimesh në varësi të shkencës qëmerret me studimin e saj. Përkufizimi i Sunetit - në varësi të temës për të cilën po flasim -është: "Sunet është çdo fjalë, veprim apo miratim i Profetit (a.s)".

 

Ky përkufizim përkon me fikhun e tekstit sheriatik dhe ka lidhje me kryerjen apo jo të mëkatit. Kjo shikohet në varësi të interpretimit dhe  bashkëveprimit me tekstin sheriatik, si dhe të qënurit apo jo korrekt me rregullat e kuptimit të këtij teksti,prandaj interpretimi i tekstit mund të anojë nga radikalizmi (ekstremizmi) dhe si rrjedhojë ndikon për keq.

I tillëështë shembulli i Hauarixhëve, të cilët - në lidhje me fjalën e Profetit (a.s):  “Në momentin  kur njeriu kryen imoralitet nuk është besimtar. Në momentin kur njeriu vjedh nuk është besimtar. Në momentin kur njeriu pi alkol nuk është besimtar.”([2]) - kanë thënë: "Nuk është besimtar, ai që kryen një mëkat të madh", duke e konsideruar jobesimtar atë që bën një mëkat të madh. Po kështu janë shprehur edhenë lidhje me thënien e Profetit (a.s): “Të shash muslimanin është shthurje dhe ta vrasësh atëështë kufër.”([3])

 

Në krahun e kundërt të radikalëve - përsa i përket kuptimit të tekstit sheriatik - qëndrojnë"Murxhiet - liberalët", të cilët - me thënien e Profetit (a.s): “Kush vdes dhe e di se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, do të hyjë në Xhenet.”([4]) - kanë kuptuar,se vepra është e shkëputur nga besimi. Ata kanë thënë, se përderisa njeriu thotë: “La ilahe il-la llah”, aido të hyjë në Xhenet dhe Allahu është i kënaqur me të, pavarësisht se ai mund të bëjë gjëra, që mund të bien në kundërshtim me këtë shprehje.([5])

 

Suneti i Profetit (a.s) është argument (merret për bazë):

Ashtu sikurse Kurani është argument, po ashtu Suneti autentik i Profetit (a.s) është argument. Fjala e atyre njerëzve - të cilët thonë se vetëm Kurani është argument, ndërsa Suneti i Profetit (a.s) nuk merret për bazë -ështënjë gabim shumë i madh në raport me tekstin sheriatik dhe padyshim që të shpie drejt kryerjes së mëkatit.

Suneti i Profetit (a.s) sqaron në mënyrë të detajuar shumë prej obligimeve fetare që janë përmendur në Kuran. Suneti i Profetit (a.s) përcaktontë papërcaktuarën([6]), sqaron atëqëështë konçize([7]) dhe specifikon atë qëështë e përgjithshme.([8])

Të gjithë dilemat e mohuesvetë Sunetit të Profetit (a.s) janë devijimetë asaj që në të vërtetë nënkupton teksti sheriatik. Persona të tillë i kanë përdorur këto tekste jo në vendin e duhur,siç është rasti i keqinterpretimit të ajetit kuranor: “Ne ta zbritën ty Librin, si shpjegim për çdo ështje, si udhërrëfyes, si mëshirë dhe si lajm të mirë për muslimanët.”[9]apo të ajetit tjetër: “Ne nuk kemi harruar asgjë në Librin Tonë. Pastaj të gjithë do të tubohen para Zotit të tyre.”[10]

 

Në lidhje me këtë argumentim, shejh Sheltuti ka thënë: “Ky argument nuk ka vlerë përballë faktit se qysh nga koha e Profetit (a.s) e deri në ditët e sotme, muslimanët janë bazuar tek transmetimet profetikepër të dhënë gjykimin rreth çështjeve të fesë”.

 

Suneti i Profetit (a.s) është refuzuar, mohuar, madje në fund nuk ështëmarrë fare për bazësi burim i tekstit sheriatik në nxjerrjen e dispozitave fetare në të gjitha fushat e jetës. Po ashtu edhe për tekstin kuranor janë bërë përpjekje, për ta ndryshuar apo për ta bërë jofunksional atë, duke bërë që kjo të reflektojë negativisht në jetën e shoqërisë islame.

 

Duke qenë se Kurani është ruajtur në mendjet e njerëzve përpara se të ruhet në rreshta (fletë)  - sepse Allahu e ka garantuar ruajtjen e tij -është e pamundur që ai të ketë devijime në shqiptim- edhe nëse ka përpjekje për ta bërë atë jofunksional, ndërsa përsa i përket domethënies së tekstit kuranor, ka tentativa për t’i dhënë atij një kuptim të devijuar.

 

Nga ana tjetër, ka tentativa për ta devijuar Sunetin e Profetit (a.s), si në shqiptim ashtu edhe në kuptim. Kjo gjë na shtyn që të sqarojmë se kush është programi i Islamit për shpjegimin (komentimin) e tekstit sheriatik.

 

...vazhdon...

 


[1] - Transmetim nga një numër i madh transmetuesish - brez pas brezi - që nuk lë hapësira për gënjeshtër.

([2] - Buhariu (2475) dheMuslimi (57)

[3] - Buhariu (48).

[4] - Muslimi (26).

[5] - Si radikalët ashtu edhe liberalët nuk e kanë kuptuar drejt tekstin sheriatik. Kuptimi i vërtetë është, se kush bënmëkate - tëvoglaapotëmëdha -konsiderohet besimtardhebesimiivërtetëështë me zemër, fjalëdhevepra. (sh.p).

[6]- Po japim një shembull për ilustrim: AllahuthotënëKuran: “Hajdutitdhehajdutespritjanidorën” Nëkëtëkontekst, termi “dora” tregon diçka tëpapërcaktuar, pra nuk tregon nëse duhet të pritet e gjithëdora, apo një pjesë e saj, nëse duhet të pritet e majta apo e djathta. MirëpoSunetiiProfetit (a.s) e përcakton këtë, duke thënë se pritet dora e djathtë deri në kyç. (sh. p)

[7]Po japim një shembull për ilustrim: NëKuranAllahunaurdhëronqëtëfalimnamazindhetëjapimzekatin. SunetiiProfetit (a.s) sqaron me hollësi, se siduhettëfalemidhepoashtusqaron edheçështjetqëlidhen me zekatin. (sh.p).

[8]- Po japim një shembull për ilustrim: AllahuthotënëKuran: “O ju qëkeni besuar!Jepninga më e mira e asajqëkenifituar” Kyajetkuranorfletnëmënyrëtëpërgjithshme, se besimtari e ka obligimqëtëjapëngaajoqëkafituar, qoftë ajo pak apo shumë. MirëpoSunetiiProfetit (a.s) specifikon rastet, kur besimtari duhet të japë nga pasuria e tij. Ai nuk e ka obligim të japë, nëse ka më pak se 5 eusuk. Njëeusuk= 130, 56 kg, kurse 5 eusuk = 652.8 kg. (sh.p).

[9] - Sure Nahl: 89. Mohuesit e Sunetittë Profetit (a.s) e përdorin këtë ajet, për të argumentuar se përderisaKuranikashpjeguargjithçka, atëherëSuneti I Profetit (a.s) nukka se çfarëtëshpjegojë më. Mirëpoky lloj argumentiminuk ka bazëdhe ajeti nukështë përdorur në kontekstin e duhur. (sh. p).

[10]- Sure El En’am: 38. Po ashtu edhe ky ajet  - si i mësipërmi - nuk është përdorur në kontekstin e duhur dhe nuk vlen si argument për mohuesit e Sunetit (sh.p).

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

21/07/2017
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:20 05:2012:5416:5020:1622:02

Urtësi profetike

“Ai që e agjëron Ramazanin

dhe gjashtë ditë të tjera nga muaji Sheval,

është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin”.

(Hadith)

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook