Francë, Gjykata e Lartë Administrative pezulloi vendimin për ndalesën e burkinit

Ankimi në gjykatë është bërë nga dy organizata që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke theksuar se vendimi për ndalesën shkel të drejtat themelore.


PARIS (AA) – Gjykata e Lartë Administrative në Francë sot ka pezulluar vendimin për ndalesën e mbajtjes së burkinit në plazhet e disa vendpushimeve në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Aktvendimi i Gjykatës së Lartë Administrative konkretisht ka të bëjë me pezullimin e vendimit për ndalesën e mbajtjes së burkinit në plazhet e qytetit Villeneuve-Loubet në rivierën franceze, por pritet që të respektohet edhe nga 30 qytetet e tjera franceze të cilat morën vendim për ndalesën e mbajtje së burkinit, veshje të cilën në plazhe e mbajnë muslimanet me hixhab.

Ankimi në gjykatë është bërë nga dy organizata që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke theksuar se vendimi për ndalesën shkel të drejtat themelore dhe se prefektët që kanë sjellë këtë vendim kanë shkelur autorizimet e tyre, në atë mënyrë që me vendimet u kanë sugjeruar grave se çfarë të veshin në plazhe.

Vendimi i prefektëve të disa vendpushimeve franceze për ndalesën e mbajtjes së burkinit në plazhe u mor pas sulmeve terroriste në Nicë, nga mesi i qershorit dhe menjëherë iniciuan një valë polemikash në mbarë botën.

Avokati Patrice Spinosi, që përfaqëson Lidhjen e të Drejtave të Njeriut, deklaroi për gazetarët se ky aktvendim duhet të paraqesë precedent sipas të cilit duhet të sillen edhe prefektët e tjerë në Francë në qytetet e të cilëve kanë qenë në fuqi vendimet për ndalesën e mbajtjes së burkinit.

Ai tha se pas marrjes së aktvendimit, gratë që janë dënuar për mbajtje të burkinit kanë të drejtë të parashtrojnë ankesë.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

23/09/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:50 06:2312:4016:0318:4520:07

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook