Gazza proteston për të 30 xhuma radhazi për të drejtën e kthimit në vendbanimet e tyre.


Populli palestinez  për të 30 herë radhazi ka vazhduar protestat paqësore ndaj okupatorit izraelit. Prej gati një viti, në mënyrë periodike çdo ditë të xhuma dalin në protesta kundër izolimit që i është bërë palestinezeve dhe kundër mohimit të së drejtës së kthimit  në vendbanimet e ozurpuara nga kolonët hebrenj. Këto protesta mbahen nën moton “ Marshimi i kthimit”.

Autoriteti kombëtar palestinez bëri thirrje për protesta derisa të thyejmë bllokadën izraelite ndaj popullit tonë, të fitojmë të drejtat e mohuara duke mos humbur vlerat dhe parimet e larta që ne si popull i kemi të trashëguara gjithashtu duke i ruajtur edhe vëndet e shenjta tonat.

Njëri nga liderët e protestës njëkohësisht edhe anëtarë e Frontit Demokratik Palestinez, Talal Ebu Zarife deklaroi për mediat: “ Protestat paqësore do të vazhdojnë dhe do kenë pjesëmarrje massive dhe është reagimi më normal që mund të bëjë një popull ndaj një okupatori. Ai bëri thirrje të gjithë popullit palestinez kudo që jeton Kuds, Gaza, Han Ahmer, Bregu Perdimore, në kampet e refugjatëve kudo që të ndodhen të dalin në protesta të vazhdueshme derisa të hiqet bllokada ndaj palestinezëve”.

Populli palestinez prej vitesh vuan bllokadën e plotë që i ka vendosur izraeli. Sidomos populli i Gazës po vuan më shumë nga kjo bllokadë.

Shumë organizata për të drejtat e njeriut janë sensibilizuar me popullin palestinez dhe kanë protestuar në mënyra të ndryshme për ndërgjegjësimin e opinionit public ndërkombëtar.

Ndërhyrja e ushtrisë izraelite ka qenë brutale duke ushtruar dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Në disa raste kanë përdorur edhe plumba të vërtetë ndaj protesuesve ku ka pasur me dhjetra dëshmorë.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/11/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:4706:2311:3214:0516:2917:55

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook