Gusli pas përqafimit të Islamit


Pyetje:”Doja të di nëse gusli (larja e trupit) për një jomysliman që përqafon islamin, është obligim apo jo.”

 

Myftiu: Shejh Jusuf Kardavi

 

Përgjigje:”Fakihët myslimanët kanë mospajtime lidhur me guslin për një jomysliman, i cili përqafon Islamin. Kështu, disa prej tyre mendojnë se gusli është vaxhib (obligim) për këtë person. Gjykimin e tyre ata e bazojnë në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejre, lidhur me konvertimin në mysliman të Thumame ibnu Ethal, ku Profeti a.s i urdhëroi shokët e tij:”Shkoni tek oaza e Beni Fulan dhe urdhërojeni të lahet.” (Ahmed dhe Ibnu Huzejme, por në fakt, shkencëtarët e hadithit e rendisin tek hadithet e dobët)

Por ajo që dihet dhe është e saktë nga hadithi i Thumame ibnu Ethal, është se pasi e liroi Profeti a.s, ai vajti tek një oazë pranë xhamisë, u la dhe hyri sërish në xhami ku deklaroi shehadetin.

Gjithashtu, ata e mbështesin mendimin e tyre tek hadithi i Kajs ibnu Asim, i cili thotë:”Vajta tek Profeti a.s për tu konvertuar në Islam dhe ai më urdhëroi të lahem me ujë të përzier me sidr.”

Khatabi thotë:”Por, gusli pas përqafimit të islamit, sipas shumicës së dijetarëve, është thjesht një akt i pëlqyeshëm.” Imam Shafiu ka thënë:”Nëse një jomysliman përqafon islamin, do më pëlqente që të lahej (gusul). E nëse nuk lahet dhe nuk është xhunub, i mjafton një abdes që të falet”.

Imam Ahmedi dhe Ebu Theur, e shihnin si obligim për një jomysliman që ka pranuar islamin, që të lahet, duke u bazuar në kuptimin literal të haditheve. Sipas tyre, një jomysliman dhe idhujtar nuk lahet pas kontaktit seksual ose pas ejakulacionit, por edhe nëse lahet, nuk i merret në konsideratë, pasi gusli është një obligim fetar dhe vlen vetëm i shoqëruar nga besimi dhe veprat si namazi, zekati etj... Kurse Maliku mendonte që një jomysliman që përqafon islamin duhet të lahet.

Ebu Bekri nga dijetarët e medh-hebit hanbeli, mendonte se është e pëlqyeshme të lahet, por jo detyrim, përjashtuar rastin kur është xhunub, e në këtë rast duhet të lahet.

Imam Ebu Hanife mendon se nuk e ka obligim larjen, aq më tepër që një numër i madh njerëzish patën pranuar islamin në kohën e Profetit a.s, e sikur të ishin urdhëruar të laheshin, do të kishim kushedi sa hadithe të qartë e të prerë për këtë çështje. Kur Profeti a.s e dërgoi Muadhin në Jemen, nuk ia përmendi gusulin për ata që do të pranojnë islamin. E sikur të ishte obligim, do ia kishte përmendur, pasi është obligimi i parë i dikujt që pranon islamin, pas shehadetit.

 

Unë personalisht anoj nga mendimi se gusuli për një që sapo ka përqafuar islamin është një akt i pëlqyeshëm, jo i detyrueshëm. Ky mendim përkon edhe me natyrën lehtësuese të Islamit, i cili ofron kushtet maksimalisht të lehta për këdo që kërkon të konvertohet në mysliman, pa e shoqëruar me rite, siç ndodh në disa fe, ku lipset pagëzimi etj...

Sipas medh-hebit të imam Ebu Hanifes, nëse ka qenë xhunub para se të bëhet mysliman, obligimet e tij fillojnë vetëm pasi të dëshmojë shehadetin. Thotë Zoti në Kuran:” Thuaju atyre që nuk besojnë: nëse largohen (nga mosbesimi), do t’u falet e kaluara e, nëse kthehen (në mosbesim), atëherë dënimi i popujve të mëparshëm është paralajmërim për ta. (Enfal, 38)

Thotë Profeti a.s:”Islami fshin gjithçka para tij.” (Muslim)

 

Zoti e di më mirë!

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

23/11/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5406:3111:3414:0116:2317:50

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook