Guterres: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i tmerrshëm në Evropë

Sot shënohet 22 vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, ndërsa Guterres tha se edhe OKB-ja doemos duhet të pranojnë rolin e saj që ka patur në aprovimin e kryerjes së një krimi të tillë të tmerrshëm.


NEW YORK (AA) – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres deklaroi se nevojitet vështrim i drejtë i së kaluarës që krimet e tmerrshme si gjenocidi në Srebrenicë asnjëherë të mos përsëritet, raporton Anadolu Agency (AA).

Sot shënohet 22 vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, ndërsa Guterres me këtë rast dha mesazhin në të cilin theksohet se edhe OKB-ja doemos duhet të pranojnë rolin e saj që ka patur në aprovimin e kryerjes së një krimi të tillë të tmerrshëm.

Guterres rikujtoi se gjenocidi në Srebrenicë ka qenë krimi më i tmerrshëm që ka ndodhur në Evropë që nga themelimi i Kombeve të Bashkuara.

“Sot kujtojmë mijëra burrat dhe fëmijët e vrarë. Solidarizohemi me familjet dhe miqtë e të përvuajturve. Ngjarjet e tmerrshme në Srebrenicë nga korriku i vitit 1995 janë të vërteta historike dhe në mënyrë të hollësishme janë dokumentuar. Gjykatat Ndërkombëtare ICTY dhe ICC janë shprehur se ai ka qenë gjenocid”, porositi Guterres.

Guterres po ashtu tha se OKB-ja pranon pjesën e saj të përgjegjësisë për Srebrenicën dhe punon në atë që përmes këtyre gabimeve të nxjerrin mësim dhe asnjëherë të mos përsëritet.

Duke theksuar se për një të ardhme të mirë dhe të përbashkët të komunitetit doemos duhet të pranojë faktin dhe të vërtetën historike, Guterres tha se është i vendosur të mbështesë procesin e vendosjes së paqes së përhershme dhe stabilitetit në mbarë Ballkanin. 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

25/05/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:09 05:0912:4516:4120:0721:53

Mirësevjen Ramazan

Unë e dua Zotin tim,

dhe agjëroj për të fituar kënaqësinë e Tij.

Duke patur gjithnjë këtë synim në mendje,

agjërimi bëhet shkas

që unë të ripërtërij

marrëdhënien time me Të,

e kështu ndihem më mirë.

Jeta shkon gjithnjë vale-vale,

herë ulje e here ngritje,

dhe lidhjet tona lëkunden,

prandaj le ta shohim këtë Ramazan

si një mundësi shkëputjeje për tu rilidhur,

një mundësi përtëritjeje shpirtërore,

një muaj ku dime ku të fokusohemi më së miri.

 

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook