By: Behar Kaçeli

Halifet dhe Dinastitë që udhëhoqën Botën İslame sipas Salnames (vjetarit) të Vilajetit të Manastirit.


Hyrje.

Sallname ka kuptimin “vjetar”. Për herë të parë sallnameja në Perandorinë Osmane është mbajtur në vitin 1847. Më vonë vjetarët “sallname” filluan të mbajnë vilajetet, ministritë, personalitet dhe me kalimin e kohës u shtuan llojet dhe numri i tyre. [1]

Sallnamet kanë informacione dhe të dhëna të karakterit social, ekonomik dhe historik shumë të rëndësishme. Veçanërisht salnamet e vilajeteve kanë të dhëna historike, gjeografike, demografike, ushtarake, administrative, ekonomike dhe të strukturës arsimore, me vlerë të jashtëzakonshme për vilajetin, kazatë dhe nahijet që janë mbajtur. Në përgjithësi salnamet fillojnë me llojet e kalendareve hixhri dhe rumi, data të shënuara, të dhëna historike, etj.

Nga të dhënat historike të shënuara në Sallnamen e Vilajetit të Manastirit ne kemi shkëputur listën e halifeve dhe dinastive që kanë mbajtur postin e halifes deri në rënien e tij në vitin 1924.[2]

Përkufizimi i fjalës Halife.

Në historinë islame “Halife” u quajt personi i cili zëvendësoi Prefetin Muhammed s.a.v.s. në udhëheqjen e ummetit islam. Ndërsa sistemi islam qeverisës quhet “Hilafet”. Përkufizimet që i bëhen fjalës Hilafet si në aspekti gjuhësorë ashtu edhe terminologjik pothuajse janë të njëjta. Meqë në shkrimin tonë jemi mbështetur mbi listën e halifeve të historisë islame të sjellë nga një dokument me karakter shtetorë Osman, edhe në përkufizimin e këtij termi do ti mbështetemi fjalorit të gjuhës osmane.

Në fjalorin e gjuhës osmane përkufizimi dhe kuptimi i termit “halife, hilafet, hilafet-i islamije, hilafet-i Muhammedije” do të thotë udhëheqësi dhe lideri i muslimanëve. Ai i cili ka marrë detyrën e lënë nga profeti Muhammed s.a.v.s. në drejtimin dhe udhëheqjen e çështjeve të besimtarëve, person i cili çon në vend urdhërat e Sheriatit İslam.[3]

Pra me pak fjalë Halife është personi që ka marrë drejtimin e muslimanëve pas vdekjes së profetit Muhammed s.a.v.s. Halife i parë i muslimanëve ka qenë Ebu Bekri r.a. i cili mori bej’an (besatimin) e sahabeve pas vdekjes së profetit Muhammed s.a.v.s. ndërsa halife i fundit ka qenë Sulltan Abdulmexhidi II në periudhën 1922-1924.

Pas vdekjes së Profetit Muhammed s.a.v.s. Ebu Bekri u zgjodh lider i muslimanëve dhe nga besimtarët filloi të thirresh “Halifet Resulil-lah  / Zëvendësi i Resulall-llahut”, mirëpo pas vdekjes së Ebu Bekrit dhe lider i muslimanëve u zgjodh Omeri r.a. besimtarët filluan ta thirrnin “Halifet halifet Resulil-lah”. Ky emërtim iu duk i gjatë Omerit r.a. dhe u kërkoi që ti thirrnin me ndonjë epitet tjetër. Dikush nga sahabet i thirri “Emirul mu’minin/Prijës i Besimtarëve” dhe ky epitet vazhdoi për shekuj me radhë për të gjithë udhëheqësit e muslimanëve.

Halifët e Drejtë (Udhëheqësit të cilët udhëhoqën sipas porosisë Profetike) r. Anhum.

Këta u quajtën Halifët e Drejtë ose ato që udhëhoqën sipas porosisë Profetike sepse u zgjodhën me unanimitet, të cilët nuk e trashëguan dhe nuk e lanë trashëgim pushtetin e tyre. Këta ishin prej sahabëve më të ngushtë të Profetit Muhammed s.a.v.s si dhe nga të përgëzuarit me Xhennet.

Nr.

Emri dhe titulli

Viti i emërimit (h)

Sundimi

Mosha e vdekjes

1

Ebu Bekri Es-Siddik r.a.

11 hixhri

2 vite e 3 muaj

63 vjeç

2

Omer bin El-Hattab r.a. El-Faruk

13

10 vite e 6 muaj

65

3

Uthman bin El-Affan r.a Dhin-nurejn

24

12 vite

88

4

Ali bin Ebu Talib r.a. El-Murteda

35

5

63

5

El-Hasan bin Ali

40

Disa muaj

41

Halifet nga Dinastia Umajade (Benu Umejje) ose Emevitët.

Themelues i kësaj dinastie është Muavije bin Ebu Sufjan r.anhuma. U quajtë kështu duke iu referuar fisit nga i cili rridhte Muavija r.a. (Benu Umejje) dhe halifet që udhëhoqën pas tij ishin nga i njëjti fis. Nga dinastia Umajade kanë sunduar 14 halifë, të cilët ndahen në dy linja. Linja e Muavijes e cila mbaron me Muavijen II në vitin 64 hixhri, dhe linja e Mervan ibn Hakem po nga fisi Benu Umejje.

Halifet nga linja e Ebu Sufjanit r.anhuma.

Nr.

Emri dhe titulli

Viti i emërimit (h)

Sundimi

Mosha

1

Muavije bin Ebu Sufjan r.a.

41 hixhri

19 vite

78

2

Jezid I bin Muavije

60

4

39

3

Muavije II bin Jezid

64

3 muaj

21

Halifet nga linja e Mervan ibn Hakem.

Nr.

Emri dhe titulli

Viti i emërimit (h)

Sundimi

Mosha e vdekjes

4

Mervan bin El-Hakem

64 hixhri  

1

62

5

Abdulmelik bin Mervan

65

21

60

6

Velid bin Abdulmelik

86

10

46

7

Sulejman bin Abdulmelik

96

3

46

8

Umer bin Abdulaziz

99

2

39

9

Jezid II bin Abulmelik

101

3

30

10

Hisham bin Abdulmelik

105

20

53

11

Velid II bin Jezid

125

1

40

12

Jezid III bin Velid bin Abdulmelik

126

5 muaj

40

13

İbrahim bin Velid bin Abdulmelik

127

3 muaj

38

14

Mervani II bin Muhammed

127

5 vite

62

Halifet nga Dinastia Abbasite (Benu Abbas bin Abdulmuttalib).

Dinastia Abasite u themelua nga Ebu Abbas Abdullah Es-Seffah ibn Muhammed ibn Ali ibn Abdullah ibn Abbas në vitin 132 hixhri pas një kryengritje të përgjithshme ndaj Dinastisë Umajade. Kjo dinasti rridhte nga pasardhësit e sahabiut të ndëruar Abdullah ibn Abbas ibn Abdulmuttalib r.anhuma. Nga kjo dinasti kanë dalë 37 halife deri në 651h /1258, vit në të cilin Bagdati pushtohet nga mongolët. Për historianët osman Dinastia Abbasite përfundon këtu, pavarsisht se ajo vazhdoi edhe për dy shekuj të tjerë në Kairo të Egjiptit në protektoriatin e Sulltanatit Memluk.

Nr.

Emri dhe titulli

Viti i emërimit (h)

Sundimi

Mosha e vdekjes

1

Ebu Abbas Abdullah Es-sefah

132 hixhri

4 vite e 8 muaj

32

2

Ebu Xhafer El-mensur

136

22

64

3

Muhammed El-Mehdi bin El-Mensur

158

10 vite e 2 muaj

42

4

Musa El-Hadi bin Mehdi

169

1 vit e 1 muaj

25

5

Harun Err-Rashid bin Mehdi

170

33 vite e 3 muaj

45

6

Muhammed El-Emin bin Harun

193

4 vite e 8 muaj

29

7

Abdullah El-Me’mun bin Harun

198

20 vite e 6 muaj

48

8

Muhammed El-Mu’tasim bin Harun

218

8 vite e 8 muaj

48

9

Uathik Bil-lah bin Mu’tasim

227

5 vite e 9 muaj

36

10

Mutevekkil Ala-llah bin Mu’tasim

232

14 vite e 9 muaj

41

11

Muntasir Bil-lah bin Mutevekkil

247

6 muaj

24

12

Mustein Bil-lah bin Mu’tasim

248

3 vite e 9 muaj

31

13

Mu’tez Bil-lah bin Mutevekkil

252

3 vite e 7 muaj

23

14

Muhtedi Bil-lah bin Uathik

255

1 vit

39

15

Mu’ted Ala-llah bin Mutevekkil

256

23 vite

50

16

Mu’tedid Bil-lah bin Muvaffik bin Mutevekkil

279

9 vite e 2 muaj

46

17

Muktefi Bil-lah bin Mu’tedid

289

6 vite e 7 muaj

31

18

Muktedir Bil-lah bin Mu’tedid

295

35 vite

38

19

Kahir Bil-lah bin Mu’tedid

320

1 vit e 1 muaj

52

20

Radi Bil-lah bin Muktedir

322

6 vite e 1 muaj

32

21

Mukteki Bil-lah bin Muktedir

329

3 vite e 11 muaj

60

22

Mustekfi Bil-lah bin Muktefi

333

1 vit e 4 muaj

46

23

Muti-ull-llah bin Muktedir

334

29 vite e 5 muaj

63

24

Tai’Bil-llah bin Mutij

363

17 vite e 9 muaj

69

25

Kadir Bil-lah bin İshak bin Muktedir

381

41 vite e 3 muaj

86

26

Kaim biemril-lah bin Kadir

422

44 vite e 8 muaj

76

27

Muktedi Biemri-lah bin Muhammed bin Kaim

467

19 vite e 5 muaj

39

28

Mustedh’hir Bil-lah bin Muktedi

487

26 vite

44

29

Mustershid Bil-lah bin Mustedh’hir

512

17 vite e 6 muaj

43

30

Rashid Bil-lah bin Mustershid

529

6 vite

43

31

Muktefi Liemril-lah bin Mustedh’hir

530

24 vite e 3 muaj

66

32

Mustenxhid Bil-lah bin Muktefi

555

11 vite e 1 muaj

48

33

Mustedi Binuril-lah bin Mustenxhid

566

9 vite e 7 muaj

39

34

Nasirud-din Binuril-lah bin Mustedi

575

47 vite

69

35

Dhahir Biemril-lah bin Nasir

622

9 muaj

52

36

Mustansir Bil-lah bin Dhahir

623

17 vite

51

37

Mu’tasim Bil-lah bin Mustansir

640

16 vite e 11 muaj

41

Halifet dhe Sulltanët nga Dinastia Osmane.

Dinastia osmane e themeluar nga Osman bin Ertoğrul, ishte ndër dinastitë që mbajti pishtarin e hilafetit islam deri në rënien e plotë të tij. Halifi i parë nga dinastia Osmane është Sulltan Selim I, i cili e mori pushtetin e Halifit pas pushtimit të Egjiptit në vitin 1516. Siç e përmendëm edhe më lart Dinastia Abbasite vazhdoi të luante rolin e Halifit edhe pas rënies së Bagdatit në dorë të mongolëve.

Me marrjen e titullit të Halifes në vitin 1516 nga Sulltan Selimi I, Dinastia Osmane vazhdoi ta mbajë këtë titull deri më 1924 ku do të binin njëherësh edhe Perandoria Osmane edhe Hilafeti İslam. Nga kjo dinasti e kanë mbajtur titullin e halifes së muslimanëve 29 sulltanë ndër ta më të dalluarit janë Sulltan Sulejman I (Kanuni) dhe Sulltan Abdulhamiti II.

Nr.

Emri dhe titulli

Viti i emërimit (h)

Sundimi

Mosha

1

Sulltan Osman Han bin Ertoğrul

699

26 vite e 1 muaj

70

2

Sulltan Orhan Han bin Osman

726

35 vite

75

3

Hudavendigar Sulltan Murat I

761

30 vite e 1 muaj

65

4

Yıldırım Sultan Bejazid I

791

14 vite e 3 muaj

33

5

Çelebi Sulltan Mehmet I

816

8 vite

43

6

Sulltan Murat II

824

30 vite e 6 muaj

49

7

Fatih Sulltan Mehmet II

855

30 vite e 6 muaj

53

8

Sulltan Bejazid II

886

32 vite

67

9

Javuz Sulltan Selimi I

918

8 vite e 8 muaj

51

10

Kanuni Sulltan Sulejman I

926

48 vite

74

11

Sulltan Selimi II

974

8 vite e 6 muaj

53

12

Sulltan Murat III

982

20 vite e 8 muaj

50

13

Sulltan Mehmeti III

1004

9 vite e 2 muaj

38

14

Sulltan Ahmeti I

1012

14 vite

28

15

Sulltan Mustafa I

1026

3 muaj

---

16

Sulltan Osman II

1027

4 vite e 4 muaj

18

 

Sulltan Mustafa I (për të dytën herë)

1031

1 vit e 4 muaj

47

17

Sulltan Murati IV

1022

26 vite e 11 muaj

31

18

Sulltan İbrahim I

1049

8 vite e 9 muaj

34

19

Sulltan Mehmeti III

1058

40 vite e 5 muaj

53

20

Sulltan Selimi III

1099

3 vite e 9 muaj

50

21

Sulltan Ahmet II

1102

3 vite e 9 muaj

54

22

Sulltan Mustafa II

1106

8 vite e 10 muaj

41

23

Sulltan Ahmet III

1115

27 vite e 11 muaj

65

24

Sultan Mahmud I

1143

24 vite e 11 muaj

60

25

Sulltan Osman III

1168

3 vite

61

26

Sulltan Mustafa III

1171

16 vite e 9 muaj

58

27

Sulltan Abdulhamid I

1187

15 vite e 8 muaj

66

28

Sulltan Selimi III

1203

18 vite e 9 muaj

48

29

Sulltan Mustafa IV

1222

1 vit e 3 muaj

30

30

Sulltan Mahmudi II

1223

32 vite e 10 muaj

55

31

Sulltan Abdulmexhid I

1255

22 vite e 8 muaj

40

32

Sultan Abdulaziz I

1277

15 vite e 5 muaj

48

33

Sulltan Murati V

1293

3 muaj

---

Në këtë listë nuk bëjnë pjesë edhe disa sulltanë të tjërë të Dinastisë Osmane, arsyeja është se kjo Sallname është botuar në kohën kur sundonte Sulltan Abdulhamiti, në vitin 1896. Sulltanët që kanë sunduar dhe që nuk gjenden në këtë listë janë Sulltan Abdulhamidi II, Mehmet Reshad V, Mehmet Vahidedin VI, Abdulmexhidi II.

Lusim Allahun xh.xh. që ta rikthejë hilafetin edhe krenarinë e ummetit islam. Amin


[1] PALALI, İlhan. “Osmanlı Salnameleri ve Tarih Araştırmalarındaki Kaynak Değeri”, Harran Üniversitesi İlahiyat Fakültesi Dergisi.  (2010/Ocak-Haziran), s.1–14.

[2] Salnâme-i Vilayet-i Manastır. 1314/1896. 7 defa, s. 42-44. (Sallnameja e vilajetit tw manastirit. Viti 1314/1896. Botimi 7, fq 42-44).

[3] Hazırlayan; Rnk Neşriyat İlim Heyeti “Mufassal Lügat” İstanbul 2016, s. 361.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

21/11/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5206:2911:3314:0216:2517:51

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook