Han el-Ahmer (Kudsi Lindor)


Han el-Ahmer (Kudsi Lindor)

Ky emër është i pa dëgjueshëm më parë për shumicën prej nesh. Bëhet fjalë për një vendbanim beduinësh në Kudsin(Jeruzalemin) Lindor. Kjo zonë që njihet me emrin Han el-Ahmer, që e ka marrë emrin (Ahmer- i kuq) nga ngjyra e kuqe e gurëve që dominon zonën, konsiderohet si një nga zonat e pakta që krijon lidhje të pandërprerë territori të Bregut Perëndimorë me Kudsin. Ky vendbanim bie në lindje të qytetit të Kudsit dhe banohet nga fise beduine (nomade) të shkretëtirës. Si për ironi të fatit ky fis që banon në këtë zonë konsiderohet si nga popullsitë e vetme autoktone të zonës. Historia e tyre shkon deri te historia e Musait a.s.

Mirëpo edhe pse janë beduine dhe bëjnë një jetë krejtësisht nomade, nuk i kanë shpëtuar barbarisë së regjimit izraelit. Prej disa kohësh ushtria izraelite ka rrethuar një hapësirë prej 40 hektarësh dhe po bën spastrimin e saj si nga banorët ashtu edhe nga bimësia dhe banesat e saj. Në këtë rrethim është përfshirë edhe shkolla e vetme e zonës në të cilën mësojnë 180 fëmijë, janë prerë të gjithë rrënjët e ullinjvë që për palestinezët konsiderohet burimi i jetës.

Në pretendimet e regjimit izraelit është zhvillimi i zonës dhe kthimi i saj në një ga qendrat më moderne të Kudsit. Në të vërtetë ajo është nga të paktat zona që krijon lidhjen e Bregut Perëndimor me qytetin e shenjt Kuds. Pra uzurpimi i kësaj zone dhe sjellja e kolonëve hebre është pjesë e izolimit të qytetit nga popullsia palestineze.

Kjo zonë është vënë nën kontrollin e plotë të forcave izraelite që në vitin 1977 mirëpo dhuna më e madhe dhe kufizimi i territorit dhe i lëvizjeve ka filluar që në vitin 2000. Me kufizimin e territorit dhe të lëvizjes, gjë që s’është në përshtatje me mënyrën e jetësës së beduinëve kërkohej që në mënyrë graduale banorët të largoheshin vetë për shkak të pamundësisë së jetësës dhe nevojës për kullota dhe hapësirë për tufat e bagëtisë së tyre.

Ajo që është më vrasëse për këta banorë është heshtja e plotë si nga autoriteti palestinez ashtu edhe nga Liga Arabe. Një injorim total i zonës dhe i banorëve të saj, saqë as në kanalet televizive nuk është bërë si lajm.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/11/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:4706:2311:3214:0516:2917:55

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook