Harresa gjatë faljes së namazit të xhenazes


 

Pyetje: Gjatë faljes së namazit të xhenazes imami harroi duke dhënë selam pas tekbirit të tretë. Disa prej atyre që po faleshin thanë: Subhanallah. Pas kësaj imami dha edhe tekbirin e katërt. Ndërkohë që disa e përsëritën namazin e xhenazes për herë të dytë. Cila është dispozita fetare në lidhje me këtë?

Emri i Myftiut: Profesor Doktor Hisamud din ibnu Musa Afaneh

Përgjigja: Me emrin e Allahut, falenderimi i takon Atij. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për profetin Muhamed.

Shumica e dijetarëve janë të një mendimi se namazi i xhenazes ka katër tekbire. Në lidhje me këtë janë përmendur një sërë hadithesh nga profeti (a.s). Prej këtyre haditheve është hadithi, të cilin e transmeton Ebu Hurejra: “Profeti (a.s) u pikëllua për vdekjen e Nexhashiut. Ai bashkë me shokët shkuan në vendfalje, i rreshtoi ata dhe dha katër tekbire”.[1] Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: “Profeti (a.s) fali namazin e xhenazes së Nexhashiut me katër tekbire”.[2]

Jezid ibnu Thabit (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: “Një ditë, dolëm bashkë me profetin (a.s). Kur arritëm në Beki[3], ai pa një varr të ri dhe pyeti rreth tij: aty është varrosur Fulane shërbëtorja e fisit filan – u përgjigjën. Ai e njohu atë. A nuk do të ishte më mirë që të më kishit lajmëruar – tha profeti? Ajo vdiq në drekë, ndërkohë që ju ishit agjërueshëm dhe menduam që të mos të të shqetësonim – u përgjigjën. Mos e përsërisni më një gjë të tillë. Nëse dikush vdes, më lajmëroni që t’ia fal namazin, sepse namazi im është mëshirë për të. Pastaj ai (a.s) na rreshtoi në rreshta dhe e fali namazin duke dhënë 4 tekbire”.[4]

Hafiz Ibnu Abdul Ber (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Të parët tanë kanë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me  numrin e tekbireve, që duhen për të falur namazin e xhenazes. Më pas ata kanë rëndë dakord që numri i tekbireve është katër. Transmetohet se Omeri (r.a) i mblodhi njerëzit për t’u konsultuar rreth tekbireve të xhenazes. Më pas ata ranë dakord që ato janë katër”.

Duke qenë se mendimi më i saktë i dijetarëve është se namazi i xhenazes ka katër tekbire dhe se dijetarët e katër medh’hebeve janë të mendimit se tekbiret e namazit të xhenazes janë rukn (kusht) i namazit, atëherë namazi nuk quhet pa plotësimin e ruknit.

Bazuar në këtë mendim, namazi i atij personi që e lë qëllimisht tekbirin e katërt nuk quhet i vlefshëm.

Ndërsa në rastin kur imami harron dhe pas tekbirit të tretë jep selam, ashtu siç thuhet edhe në pyetje, ata që falen me të e kanë për detyrë që të thonë: Subhanallah, në mënyrë që ai të thotë tekbirin e katërt. Nëse imam nuk e thotë tekbirin e katërt, atëherë ata që falen pas tij e japin vetë tekbirin e katërt dhe më pas japin selam.

Imam Buhariu thotë: “Kapitulli: Tekbiret e namazit të xhenazes janë katër. Humejdi thotë: Enesi e fali namazin e xhenazes me tre tekbire pastaj dha selam. Njerëzit e njoftuan. Pastaj ai u drejtua nga kibla dha tekbirin e katërt dhe dha selam”.

Të njëjtën gjë kanë transmetuar edhe Abdurrezaku në Musnedin e tij dhe Hafiz Ibnu Abdul Ber. Ndërsa në librin “El Fetave el hindije” lexojmë sa më poshtë: “Nëse imami nga harresa, pas tekbirit të tretë jep selam, atëherë duhet të japë tekbirin e katërt dhe më pas të japë selam”.

Imam Ed Desuki i medh’hebit Maliki thotë:  “Nëse imami jep selam përpara se të japë katër tekbire, ata që falen pas tij nuk duhet të ndjekin atë. Nëse ai e bën këtë veprim nga harresa, atëherë detyrë e tyre është që të thonë “Subhanallah” Nëse ai plotëson numrin e tekbireve dhe jep selam, atëherë ata e ndjekin atë. Por nëse ai nuk e plotëson numrin e tekbireve, atëherë ata nuk e ndjekin atë dhe secili i plotëson tekbiret më vete. Në këtë rast namazi i tyre është i pranueshëm. Nëse imami qëllimisht jep më pak tekbire, pasi ai përfaqëson mendimin e dikujt, atëherë ata nuk duhet ta ndjekin, por duhet të plotësojnë katër tekbire”.

Duhet të theksojmë, se për namazin e xhenazes nuk ka sehvi sexhde, sepse dihet që ky namaz nuk përmban as ruku dhe as sexhde.

Dijetari i shquar Ibnu Kudame el Makdisi thotë: “Transemetohet se Ibnu Abasi dha tre tekbire në namazin e xhenazes. Kjo gjë nuk i pëlqeu Ebu Abasit (të jatit), i cili tha: Enesi nga harresa dha tre tekbire dhe pastaj dha të katërtin. Kjo është në kundërshtim me atë ç’ka është transemtuar nga profeti (a.s) Nëse namazi me katër rekate, falet me një rekat më pak, atëherë ky namaz nuk është i pranueshëm. Kështu që nëse një tekbir lihet qëllimisht, atëherë namazi i xhenazes është i papranueshëm. Nëse e harron një tekbir, atëherë ose mund të përsëritësh namazin ose ta plotësosh tekbirin nëse kohëzgjatje e ndërprerjes nga namazi nuk është e madhe. Në të dyja rastet nuk kemi të bëjmë fare me sehvi sexhde”.

Si përfundim të asaj që thashë më sipër, jam i mendimit se nëse imami harron që të japë tekbirin e katërt, nëse kohëzgjatja e ndërprerjes së namazit është e shkurtër, atëherë ai jep edhe tekbirin e katërt. Por nëse ajo është e gjatë, atëherë ai duhet ta përsërisë namazin e xhenazes nga fillimi, sepse namazi i parë nuk është i vlefshëm.

            Allahu e di më së miri.


[1] Transmetojnë imam Buhariu dhe imam Muslimi.

[2] Transmetojnë imam Buhariu dhe imam Muslimi.

[3] Emri i varrezave në Medine

[4] Transmetojnë Ibnu Hibani dhe Bejhaki. Dijetari i shquar i hadithit Albani ka thënë se hadithi është i saktë.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

14/11/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:45 06:2011:3214:0716:3017:57

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook