By: Amer Halid

Historia e Merjemes (2)


 Përgatitjet për mrekullinë finale

Të gjitha këto, shërbyen si përgatitje për Merjemen a.s për të pritur mrekullinë finale, lindjen e Isait a.s. Merjemeja a.s është gruaja e vetme e cila lindi një fëmijë, edhe pse ishte e virgjër. Ajo mbart mrekullinë e cila është tregues i cilësisë së Zotit, Krijuesi. Thotë Zoti në Kuran:”Ai është Allahu, Krijuesi, Zanafillësi, Ai që çdo gjëje i jep trajtë.” (Hashr, 24)

Zoti i lartësuar është i Gjithëmëshirshëm dhe i dhembshur. Kjo ishte një mrekulli e rrallë. Nëse do të ndodhte befasisht, padyshim që Merjemeja do të vihej në siklet të madh dhe në pozita të vështira. Për këtë, ajo duhej përgatitur më parë. Biseda me melekët ishte treguesi i parë i përzgjedhjes nga ana e Zotit. (Kujto) kur engjëjt thanë: “O Merjeme! Allahu të ka zgjedhur, të ka pastruar dhe të ka parapëlqyer ty mbi të gjitha gratë e botës.” (Al Imran, 42)

“O Merjeme! Bindju Zotit tënd! Bëj sexhde dhe përkulu në ruku bashkë me ata që përkulen (duke adhuruar Allahun)!” (Al Imran, 43)

Merjemes a.s i flisnin melekët dhe e përgëzonin për virtytet e saj. Po ti o vëlla dhe oj motër, a i ndjen melekët? Çfarë lidhjesh ke vendosur me ta? A e di se besimi në ekzistencën e melekëve është shtylla e dytë e besimit? Menjëherë pas besimit në Zot, vjen besimi tek melekët. Të gjithë ne e besojmë Zotin, profetët e Tij, librat e shpallur nga Zoti dhe bisedojmë shpesh mbi botën tjetër. Kurse për melekët rrallë herë na ndodh të flasim dhe bisedojmë. Secili prej nesh ka dy melekë në dy supet. Pesë herë në ditë, kur përfundojmë namazin, ne u japim selam këtyre dy melekëve. A të ka ndodhur ndonjëherë që pasi të kesh bërë një vepër të mirë, ti thuash melekut të krahut të djathtë:”Shkruaje këtë?!” Nëse do të veprosh diçka jo të mirë, e ul zërin në shtëpi nga frika se mos të dëgjojnë fqinjët, por harron se fqinjët më të afërt, dy melekët të shoqërojnë në çdo vend. A e ndjen prezencën e tyre çdo kohë?

Në çdo vend që përmendet Zoti, melekët tubohen për të dëgjuar dhe për ta bekuara atë vend dhe ata njerëz. Thotë profeti Muhamed a.s:”Zoti ka caktuar melekë të cilët bredhin rrugëve në kërkim të vendeve ku përmendet Zoti. Me ta gjetur një vend të tillë, ata thërrasin njëri-tjetrin:”Ejani se e gjetëm atë që kërkonim!” Ata i mbulojnë me krahët e tyre nga toka gjer në qiell.” (Buhariu, Muslim)

Tashmë Merjemeja është përgatitur për mrekullinë më të madhe që mund ti ketë ndodhur njerëzimit. Shkopi i Musait a.s dhe hapja e detit më dysh, nuk mund të krahasohen me lindjen e Isait a.s. Mrekullitë e Musait a.s ndodhën në një kohë të kufizuar, kurse Isai a.s lindi dhe jetoi mes njerëzve. Ajo vazhdon të këtë ndikim edhe sot e kësaj dite.

Mrekullia:

Në suren që mban emrin e Merjemes, jepen detaje lidhur me momentin kur Xhibrili a.s i shfaqet Merjemes, për ta përgëzuar me Isain a.s.

“Dhe trego (o Muhamed) në Libër për Merjemen, kur u tërhoq nga familja e saj në një vend në lindje, duke e fshehur veten nga ata. Ne i dërguam Shpirtin Tonë, i cili iu paraqit asaj si një njeri i plotë.” (Merjem, 16-17)

Xhibrili a.s iu shfaq Merjemes a.s me pamjen e një burri dhe jo si engjëll. Për shkak se nuk ishte mësuar të shohë burra të huaj në faltoren e saj, ajo nuk i foli por tha:” Unë kërkoj që të më mbrojë i Gjithëmëshirshmi” dhe mandej i tha:” prej teje, nëse i frikësohesh Allahut.” Pra, nëse e beson dhe i frikësohesh Zoti, çfarë kërkon këtu?”

Ai iu përgjigj:” Ai tha: “Në të vërtetë, unë jam vetëm një i dërguar i Zotit

tënd, që të të dhuroj ty një djalë të pastër.” (Merjem, 19)

Kjo ishte diçka e papritur dhe e paimagjinueshme për Merjemen, e cila aty për aty i tha:” Ajo tha:“Si mund të kem unë djalë, kur asnjë mashkull nuk më ka prekur e nuk jam as e pacipë?!” (Merjem, 20)

Xhibrili a.s ia ktheu:“Kështu është! Zoti yt ka thënë: ‘Kjo për Mua është e lehtë. Ne do ta bëjmë atë shenjë për njerëzit dhe mëshirë nga ana Jonë’. Dhe kjo është punë e kryer.” (Merjem, 21)

E çfarë mund të jetë e vështirë dhe e pamundur për Zotin e lartësuar?! “Vërtet, urdhri i Tij, kur Ai dëshiron diçka, është që t’i thotë asaj “Bëhu!” - dhe ajo bëhet.” (Jasin, 82)

Një lindje e tillë do të shërbente si argument dhe mrekulli për njerëzit. “(Kujtoje) atë që ruajti virgjërinë e saj! Ne frymë brenda saj nga shpirti Ynë dhe e bëmë atë dhe birin e saj mrekulli për gjithë njerëzit.” (Enbija, 91)

Mos pyet si! Lërja Zotin mënyrën si ndodhi diçka e tillë? A nuk e pati krijuar Ademin a.s më parë vetëm me një frymë? “Kur t’i jap trajtë dhe t’i fryj prej shpirtit Tim” (Sad, 72)

Me një fryrje, Ademi a.s filloi të ecë me këmbë, të prekë me duar, të shohë me sy, të dëgjojë me veshë etj... I pa të meta është Krijuesi! Jeta e njeriut filloi me një frymë dhe do të përfundojë me një të fryrë në Sur. I pashoq është Allahu i lartësuar dhe i patë të meta. Secili prej nesh është krijuar në barkun e nënës së tij nga një frymë.

“Ajo mbeti me barrë” (Merjem, 22) Çfarë emocionesh mund të ketë përjetuar Merjemeja në ato çaste? Merjemeja e ndershme dhe e dëlirë, të cilën njerëzin e mbanin si model të pastërtisë morale, Merjemeja e përkushtuar në rrugën e Zotit, e bija e mjeshtër Imranit... ishte shtatzënë. Ajo mbeti shtatzënë në një kohë kur nuk kishte kush të kujdesej për të. Prindërit i kishin vdekur, po kështu ishte vrarë dhe Zekerija a.s dhe djali i tij Jahja a.s. Ajo ishte e vetme, por edhe shtatzënë. Periudha e shtatzënisë i zgjati nëntë muaj, si të gjithë gratë tjera. Ajo nuk dinte ç’të bëjë. E kishte të pamundur të përballej me njerëzit. A e imagjinoni dot stresin, frikën dhe emocionet e saj? Besoj se vajzat e kanë më të lehtë ti imagjinojnë emocionet dhe ndjenjat e saj gjatë asaj kohe.

“Ajo mbeti me barrë e u tërhoq me të në një vend të largët.” (Merjem, 22)

Ajo u largua nga xhamia Aksa, por ku do të shkonte? Merjemeja nuk kishte njeri tjetër që mund ti gjendet pranë, përveç ndihmës dhe përkrahjes hyjnore. Nëse të gjithë njerëzit të braktisin dhe të lënë, mos u mërzit se ke Zotin. Shko tek Ai dhe qaja hallin tënd.

“Dhembjet e lindjes e detyruan atë që të shkonte te trungu i një hurme. Ajo tha: “Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarjeje) dhe të isha harruar krejt!” (Merjem, 23)

Ajo do të lindë krejt e vetme, e mbështetur tek një trung palme pa kokra, në një tokë të thatë e të shkretë. Moment tepër i vështirë për Merjemen a.s. A e përfytyron dot sa dhimbje ka përjetuar në ato çaste të vështira? A e përfytyron dot dhimbjen edhe për shkak të vetmisë? Por Zoti që është shumë i dashur dhe i dhembshur do i gjentet pranë. “Një zë e thirri nga poshtë: “Mos u pikëllo, se Zoti yt të ka bërë një burim uji poshtë teje!” (Merjem, 24)

Me të lindur Isaii a.s, i foli duke i dhënë zemër. Toka e shkretë dhe e thatë, poshtë këmbëve të Merjemes a.s kishte shpërthyer një burim uji.

“Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta!” (Merjem, 25) Edhe palma tashmë ishte mbushur me kokra hurme, si mëshirë për Merjemen a.s. Ishte një mirësi që i vinte nga toka, me burimin e ujit dhe nga palma, me frytet e saj.

“Ha, pi dhe qetësohu. Nëse vëren ndonjë njeri, i thuaj: “Unë jam betuar në të Gjithëmëshirshmin se do të agjëroj, prandaj sot nuk do të flas me askënd.” (Merjem, 26) Tashmë Merjemeja e kishte më të qartë se kurrë se gëzonte ndihmën dhe mbështetjen e Zotit.

“Dhe u kthye te populli i vet, duke mbajtur fëmijën.” (Merjem, 27)

Pak më parë, ajo thoshte:“Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarjeje) dhe të isha harruar krejt!” (Merjem, 23) Merjemja shkoi tek njerëzit dhe populli i saj me foshnjën në krahë, pa i ardhur turp, pasi tashmë ishte bindur se kishte një mesazh për të përcjellë. Ajo i kishte parë argumentet dhe mrekullitë e Zotit me sytë e saj. Kur njerëzit e panë Merjemen me foshnjën në krahë, menjëherë filluan dyshimet dhe akuzat e para.

“Dhe u kthye te populli i vet, duke mbajtur fëmijën. Ata i thanë: “O Merjeme, ke bërë diçka të turpshme! O motra e Harunit! Babai yt nuk ka qenë njeri i keq, as nëna jote nuk ka qenë grua e shthurur.” (Merjem, 27-28)

Vëllai i Merjemes a.s, Haruni njihej për adhurimin dhe përkushtimin e tij fetar. Po ashtu i ati i saj ishte njeri i njohur dhe i fisëm, kurse e ëma njihej per nderin dhe virtytet. “Ajo bëri me shenjë nga i biri.” (Merjem, 29)

Ajo u bëri me shenjë drejt foshnjës, sikur u thoshte pyesni këtë. Ndonjë herë, tu kthesh përgjigje akuzave që të bëhen është gabim. Përgjigja ndaj akuzave duhet bërë nëpërmjet një personi tjetër, i cili di si të të mbrojë. Duke ua bërë me shenjë nga foshnja, njerëzit e kuptuan se Merjemeja nuk do u kthejë përgjigje. “Ata thanë: “Si t’i flasim ne fëmijës që është në djep?” (Merjem, 29)

Menjëherë foshnja filloi të flasë në mbrojtje të nënës së tij, e cila sapo ishte akuzuar për çështje nderi. “Ai (Isai në djep) tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë Librin (Ungjillin), më ka bërë profet.” (Merjem, 30)

A e imagjinoni dot habinë e njerëzve kur kanë dëgjuar foshnjën të flasë dhe të mbrojë nderin e nënës së tij? Fjalët që tha Isai a.s foshnje, janë regjistruar në të gjithë librat e shenjtë. Fillimisht, ai tha: “Unë jam rob i Allahut.” Ai deklaroi se nuk ishte biri i Allahut, por robi i Tij.

Në fjalët e mëposhtme, duket sikur ai i flet nënës së tij, e cila si çdo nënë tjetër, mund të ketë qenë e shqetësuar për të ardhmen e djalit të saj dhe nëse do e respektojë apo jo.

“Ai (Isai në djep) tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë Librin (Ungjillin), më ka bërë profet dhe më ka bërë të bekuar kudo që të jem. Ai më ka porositur që të falem e të jap zeqat sa të jem gjallë dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm. Le të jetë paqja e shpëtimi mbi mua, në ditën që kam lindur, në ditën që do të vdes dhe në ditën që do të ringjallem!”  Ky është Isai, i biri i Merjemes.” (Merjem, 30-34)

Me këto fjalë, Zoti sikur e qetësonte Merjemen dhe i jepte garanci për të birin. Ajo ishte e shqetësuar për të ardhmen e tij. Zoti i premtonte se Isai a.s do të bëhej profet, do i jepej bereqeti dhe bekimi i Zotit, do të adhuronte Zotin me namaz dhe zeqat, si dhe do ta respektonte të ëmën dhe nuk do të sillej ashpër me të. Kurse lidhur me fundin e jetës së tij, dukej që Isai a.s nuk do të vritej apo kryqëzohej, por do e ngrinte Zoti.

Urtësia e kësaj mrekullie:

Përse ndodhi e gjitha kjo? Cila ishte urtësia e lindjes së Isait a.s pa baba? Përse duhej kjo ndodhi dhe ngjarje?

Njerëzit nuk e kanë parë si janë krijuar dhe si është krijuar Ademi a.s, krijimi i të cilit është mrekullia më e madhe. Ishte vullneti i Zotit të lartësuar, që të gjithë njerëzit pas Ademit a.s, të lindin nga marrëdhëniet seksuale mes një burri dhe gruaje.  Kështu, filluan njerëzit të mendojnë se janë ata vetë që e krijojnë dhe sjellin në jetë foshnjën. Me mrekullinë e Isait a.s, Zoti i lartësuar deshi t’u tregojë njerëzve kush është Krijuesi i vërtetë. Për këtë, Ai zgjodhi simbolin e ndershmërisë dhe dëlirësisë, Merjemen a.s.

“Rasti i Isait për Allahun është si rasti i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha: “Bëhu!” - dhe ai u bë.” (Merjem, 59)

Këshillë e fundit:

Në fund të kësaj ndodhie, dua ti këshilloj të rinjtë dhe të rejat që të mos i zemërojnë nënat. Fjalët e para që Isai a.s i drejtoi nënës së tij, menjëherë pas lindjes ishin:”Mos u mërzit!” Nënat gëzojnë një status të veçantë tek Zoti i lartësuar dhe me to nuk vlen kokëfortësia. Kur Isai a.s u foli njerëzve që foshnje, u tha:” dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm.”

Nëse je i ashpër me nënën tënde, do të jesh i tillë me të gjithë njerëzit dhe botën. Nëse nëna zemërohet me ty, do të vuash në këtë botë dhe në tjetrën. Mos e bëj nënën të qajë për ty. Një lot i nënës, mund të jetë më i madh se gjynahet e një viti.

Mbyllje:

Merjemeja a.s jetoi bashkë me Isain a.s, brodhi me të vend më vend, duke mos pasur një shtëpi të qëndrueshme. Vërtet që ajo u lodh shumë, por kjo lodhje iu kurorëzua me titullin “Zonja e grave të botës”. Ajo ishte nëna e profetit Isa a.s dhe ajo demonstroi praktikisht një nga cilësitë e Zotit, që është Krijuesi. Djali i saj do të kthehet afër fundit të botës dhe do të vendosë paqen  dhe drejtësinë anembanë. Nëse e sheh se po vuan në këtë botë, përpiqu ti ngjash Merjemes në virtytet dhe moralet e saj.

 

 Historia e Merjemes (1)

Submitting your vote...
Rating: 5.0 of 5. 1 vote(s).
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

04/08/2020
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:4305:3412:5416:4620:0121:39

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook