Historiku i Kalendarit Henor


Kalendari hënor është një kalendar të cilin arabët e kanë përdorur shekuj para islamit, por emrat e muajve ndryshonin nga një fis në një fis tjetër. Ndryshimi i emrave të muajve, shkaktonte probleme në përcaktimin e sezonit të haxhit, gjë e cila i nxiti krerët e fiseve që të mblidhen dhe të dakordohen rreth emërtimit të muajve.

Në vitin 412, në Mekë u bë një mbledhje mes krerëve të gjitha fiseve arabe për emërtimin e muajve të kalendarit hënor dhe në këtë mbledhje, ishte dhe vetë gjyshi i pesë i profetit Muhamed a.s, Kilab ibnu Mure.

Kalendari hënor, mbi të cilin u bazua dhe kalendari islam hixhri, bazohet tek lëvizjet e hënës, nga e cila ka marrë dhe emrin.

Myslimanët e morën për bazë kalendarin hënor si kalendar të shtetit islam dhe si pikënisje morën vitin e migrimit (hixhretin) të profetit Muhamed a.s nga Meka në Medine. Diçkak e tillë ndodhi dy vite e gjysmë pasi Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, qëndronte në postin e kalifit të myslimanëve, pra 16 vite pas migrimit të Profetit a.s.

Më poshtë po u ofrojmë një shpjegim të shkurtër të kuptimit të muajve hënorë:

-          Muharrem (e ndaluar, e shenjtë): është muaji i parë i vitit hënor dhe një nga muajt e shenjtë. Është quajtur “Muharrem” sepse arabët para islamit e shenjtëronin duke ndaluar dhunën dhe luftën gjatë këtij muaji.

-          Safer (bosh, zero): Ka marrë këtë emër sepse arabët i braktisnin shtëpitë dhe familjet e tyre për tu marrë me luftërat mes tyre. Gjithashtu, thuhet se fiset arabe sulmonin njëri-tjetrin në këtë muaj dhe të humburit shpronësoheshin nga gjithçka.

-          Rebiul Evel (Pranvera e parë): Ka marrë këtë emër sepse ishte pranverë kur arabët e emërtuan këtë muaj.

-          Rebiul Ahar (Pranvera e fundit): U emërtua me këtë emër për shkak se pasonte muajin Rebiul Evel.

-          Xhumadal evel (ngrirja e parë): Para islamit quhej Xhumadal Hamse dhe Xhumada ka marrë këtë emër për shkak se asokohe ishte dimër dhe ngrinte uji.

-          Xhumadal Ahire (ngrirja e fundit): Mori këtë emër sepse vinte pas Xhumadal evel.

-          Rexheb: Është një nga muajt e shenjtë dhe ka marrë këtë emër sepse arabët hiqnin majën e mprehtë nga heshtat në respekt të muajit të shenjtë. Thuhet se e ka marrë këtë emër sepse hiqnin dorë nga lufta.

-          Shaban: Thuhet se ka marrë këtë emër sepse ndodhet mes muajit Rexheb dhe Ramazan. Gjithashtu thuhet se njerëzit në këtë muaj shpërndaheshin në kërkim të ujit. Një mendim i tretë është se arabët shpërndaheshin dhe jepeshin pas luftërave, pas ndërprerjes së tyre në Rexheb.

-          Ramazan: Ky është muaji i agjërimit për myslimanët dhe ka marrë këtë emër për shkak të nxehtësisë dhe temperaturave të larta në kohën kur u emërtua si muaj.

-          Sheval: Është muaji i festës së shiut. Gjithashtu, thuhet se ka marrë këtë emër për shkak se ishte muaji i ndërzimit të deveve dhe për rrjedhojë dhe tharjes së qumështit të tyre.

-          Dhul Kide: Është një nga muajt e shenjtë dhe ka marrë këtë emër ngaqë njerëzit distancoheshin nga luftërat.

-          Dhul Hixhe: Është muaji në të cilin kryhet rituali i Haxhit dhe i festës së Kurban Bajramit. Edhe ky muaj është nga muajt e shenjtë. Ka marrë këtë emër sepse arabët niseshin për të kryer ritualin e Haxhit.

Për shkak se kalendari hënor bazohet në lëvizjet e hënës, çdo vit hixhri ka 11 ditë më pak sesa kalendari diellorë.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

21/11/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5206:2911:3314:0216:2517:51

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook