Hyrja e ëngjëjve në shtëpinë e atij që është xhunub


Pyetje: A është e vërtetë se engjëjt nuk hyjnë në atë shtëpi ku një njeri është xhunub për shkak se është transmetuar një hadith profetik që flet për këtë gjë?

 

Myfti: Profesor Muhamed Sa’adi

 

Përgjigja: Me emrin e Allahut, falënderimi i takon Atij. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin për profetin a.s.

Më mirë dhe më e pëlqyeshme për atë që ëshë xhunub është që të marrë abdes nëse ai dëshiron që të marrë gusul më vonë. Hadithi i cili e bën të ndaluar afrimin dhe hyrjen në shtëpinë e atij që është xhunub, dijetarët e kanë komentuar se ky hadith përkon me atë person i cili e ka bërë zakon që të marrë gusul derisa t’i ikë koha e faljes së namazit duke qenë i shkujdesur për të kryer një rit fetar.

Imam Ebu Daudi  transmeton nga Amar ibnu Jasiri se ai transmeton nga profeti a.s. që ka thënë: “Tre llojeve njerëzish ëngjëjt nuk ju afrohen: kufomës së jobesimtarit, ai që ka moral të keq dhe ai që është xhunub, vetëm nëse merr abdes.” Imam Albani ka thënë që ky hadith është hasen.

Hafiz El Menaui në sqarimin e këtij hadithi ka thënë: “Hadithi ka për qëllim atë person që është xhunub dhe e ka bërë zakon që të mos marrë gusul nga pakujdesia derisa koha e faljes së namazit kalon dhe ai akoma nuk marrë gusul, duke e konsideruar si të thjeshtë. Ai i cili nuk e kryen obligimin që ka ndaj Zotit, ka të njëjtin ndëshkim si ai që nuk adhuron Allahun, sepse njerëzit janë krijuar që të adhurojnë Atë. Hadithi nuk ka për qëllim atë që është xhunub, sepse është transmetuar se profeti a.s. binte gjumë duke qenë xhunub. Ka prej atyre të cilët kanë pretenduar se qëllimi i hadithit flet për atë person që ka kryer imoralitet, por ky mendim është shumë larg kontekstit të hadithit dhe kufizim i të përgjithmes pa argument.

Në një komentim tjetër thuhet se: engjëjt nuk i afrohen atij personi që është xhunub por që nuk merr abdesin e plotë. E në një thënie tjetër thuhet se engjëjt nuk i afrohen atij që është xhunub që neglizhon të marrë gusul nga dita e xhuma deri në xhumanë tjetër. Ai merr gusul vetëm në ditën e xhuma. Ndoshta qëllimi është për atë person që gjatë marrëdhënieve intime nuk kërkon mbrojtje nga Allahu prej shejtanit të mallkuar. Gjatë marrëdhënies nuk ka thënë: O Zot, na e largo shejtanin dhe largoje atë nga ajo që na e ke bërë rizk.

Nëse ai nuk e bën këtë lutje, atëherë kjo do të thotë që shejtani është prezent, që do të thotë se aty ku është shejtani engjëjt largohen.”

Ndërsa përsa i përket hadithit që e ka transmetuar Ali ibnu Ebu Talib nga profeti a.s. që ka thënë: “Në atë shtëpi ku ka fotografi, qen dhe një njeri xhunub, ëngjëjt nuk hyjnë.”  Dijetari i hadithit Albani ka thënë që hadithi ku transmetohet fjala e atij personi që është xhunub, është i dobët, pasi në zinxhirin e transmetimit është një njeri i panjohur. Ndërsa përsa i përket transmetimit që ëngjëjt nuk hyjnë në atë shtëpi ku ka fotografi dhe qen, transmetimi është i saktë.

Imam El Hatabi ka thënë: “Kuptimi i xhunubllikut është për atë njeri i cili neglizhon që të marrë gusul dhe e ka bërë zakon një gjë të tillë. Nuk është qëllimi për atë person që merr gusul më vonë.”

Imam Sindi ka thënë: “Qëllimi është për engjëjt e mëshirës e të bereqetit, e jo për ëngjëjt ruajtës, sepse ato nuk i ndahen askujt. Ndërsa për atë që është xhunub qëllimi është për atë është i shkujdesur ndaj marrjes së gusulit  dhe e ka bërë zakon. Nuk është qëllimi për atë person që merr gusul në kohën kur vjen falja e namazit.”

Por cili është shkaku që dijetarët këtë hadith e kanë komentuar për atë person që është xhunub të pakujdesshëm, ndërkohë  që hadithi ka folur në mënyrë të përgjithshme dhe ka përfshirë të gjithë ata persona që janë xhunubë? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje imam Sindi, i cili ka thënë: “Profeti a.s. ka pasë fjetur gjumë dhe ai ishte xhunub, por ai merrte abdes. Prandaj është lehtësuar me fjetë gjumë nëse merr abdes. Ndërsa përsa i përket qenit, nuk është qëllimi për qenin e gjuetisë dhe të mbjellave. Ndërsa përsa i përket fotografisë, është qëllimi për fotografitë që kanë shpirt. Në një thënie tjetër thuhet: qëllimi është për ato fotografi që kanë hije (skulpturat). Imam Neveviu është i mendimit se hadithi flet në mënyrë të përgjithshme, por argumentet që flasin për raste më specifike janë më të forta.”

Për këtë arsye më mirë për atë që është xhunub është që të marrë abdes duke ndjekur kështu traditën profetike. Në marrjen e abdesit ka një urtësi, të cilën e ka përmendur Ibnu Haxher El Askelani në librin “Fet’hul Bari”: “Dijetarët janë të mendimit se qëllimi është për abdesin. Urtësia në marrjen e abdesit qëndron në faktin që papastërtia (el hadeth) pakësohet. Bën nijet dhe papastërtia largohet nga pjesët e trupit (të abdesit). Këtë gjë e miraton hadithi që transmeton Ibnu Ebu Shejbe (hadithi është i saktë), i cili përcjell nga sahabiju i nderuar Shedad ibnu Eusi se ai ka thënë: “Nëse dikush bëhet xhunub gjatë natës dhe dëshiron që të flejë, atëherë le të marrë abdes, sepse abdesi është gjysma e pastërtisë nga xhunublliku”  Në një thënie tjetër thuhet se urtësia qëndron në faktin se abdesi është një prej dy llojeve të pastërtisë nga hadethi. Prandaj edhe tejemumi luan rolin e tij. Imam El Bejhaki transmeton nga Aishja  se ajo tregon se profeti a.s. kur ishte xhunub përpara se të binte për të fjetur merrte abdes ose tejemum. Ndoshta marrja e tejemumit në këtë rast, merrej kur nuk ka patur ujë. Ndoshta urtësia qëndron në faktin se abdesi gjallëron trupin.”

 

Allahu e di më së miri.  

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

23/11/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5406:3111:3414:0116:2317:50

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook