Hyrja e gruas me menstruacione në xhami


Pyetje: Dijetar i nderuar! Es selamu alejkum! Jetojmë në Francë, unë dhe një shoqja ime japim mësim në një qendër islame. Ndodh ndonjëherë që në të njëjtën kohë na vijnë të përmuajshmet. A na lejohet neve që të hyjmë në xhami dhe t’u japim mësim vajzave apo të dëgjojmë ndonjë ligjëratë nga ndonjë ftues?

      

Myfti: Doktor Jusufi El Kardavi

 

Përgjigja: Me emrin e Allahut, falënderimi i takon Atij, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin për profetin a.s.

Për hyrjen dhe qëndrimin e gruas me të përmuajshme në xhami dijetarët kanë divergjenca ndërmjet tyre. Ata të cilët e kanë lejuar kanë ardhur me këto argumente: hadithi që e ndalon gruan me të përmuajshmet është i dobët; myslimani nuk është i pisët; lehtësim për gruan me të përmuajshme. Ndoshta për domosdoshmëri dhe nevojë mund të marrim për bazë në përgjigjen e kësaj pyetje mendimin e medh’hebit Hanbeli që e lejon qëndrim në xhami për të marrë dije.

 

Dijetari i shquar doktor Jusuf El Kardavi thotë:

 

Dijetarët kanë mospajtime mendimesh në çështjen e qëndrimit pa abdes të atij që është xhunub dhe gruas me të përmuajshme në xhami. Kjo pasi Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: “Mos ju afroni namazit duke qenë të dehur që të dini se çfarë thoni. Mos hyni duke qenë xhunub derisa të laheni vetëm se duke qenë kalimtar.”

Megjithatë dijetarët e medh’hebit Hanbeli e lejojnë qëndrimin e atij që është xhunub në xhami nëse ai merr abdes, duke ardhur me argumentin se Ata ibnu Jesar ka thënë: “Kam parë shokë të profetit a.s. të  qëndrojnë në xhami duke qenë xhunub, pasi merrnin abdes.”

Ka prej atyre dijetarëve që e kanë lejuar qëndrimin në xhami me ose pa abdes për atë që është xhunub, gruan që është me të përmuajshmet dhe atë që është lehonë sepse nuk ekziston asnjë argument që të provojë të kundërtën. Për sa i përket hadithit: “Nuk lejoj që të qëndrojë në xhami gruan që është me të përmuajshmet dhe atë që është xhunub” ata thonë që ky është hadith i dobët dhe se nuk ekziston asnjë argument që ta ndalojë qëndrimin e tyre në xhami, prandaj ata marrin për bazë origjinën që është qëndrimi në xhami.

Të këtij mendimi janë imam Ahmedi, El Muzeni, Ebu Daudi, Ibnu Mundhiri dhe Ibnu Hazmi. Gjithashtu mendimin e tyre e bazojnë në hadithin që kanë transmetuar Buhariu, Muslimi dhe të tjerët: “Muslimani nuk është i pisët.” Po ashtu kanë marrë si argument edhe analogjinë ndërmjet atij që është xhunub dhe idhujtarit. I është lejuar idhujtarit dhe jomyslimanit që të hyjë në xhami, prandaj duke u nisur nga kjo ai që është xhunub e ka më të lejuar që të hyjë brenda.

Unë për vete anoj nga ky mendim, duke marrë për bazë argumentet e dhëna dhe se rruga që unë ndjek është lehtësimi, sidomos për atë që është me të përmuajshmet. Pasi ajo në këtë lehtësim ka më prioritet se ai që është xhunub, sepse xhunublliku vjen si pasojë e përzgjedhjes së vet njeriut, mund ta shkaktojë ose jo, ndërsa për sa i përket të përmuajshmeve e ka caktuar Allahu për gratë. Ato nuk mund ta ndalojnë ardhjen e tyre apo që ato të vijnë përpara kohës që është caktuar të vijnë. Prandaj ajo është më e justifikuar se ai që është xhunub. Pastaj disa gra kanë nevojë dhe domosdoshmëri që të jenë prezente në xhami sepse dëgjojnë mësime, ligjërata apo të ngjashme me këto.

 

Allahu e di më së miri.

 

Submitting your vote...
Rating: 4.0 of 5. 1 vote(s).
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/07/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:18 05:1812:5416:5020:1722:04

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook