By: Dr. Ragib Sirxhani

Ibadeti i Profetit (a.s)


Falenderimi i Profetit (a.s) ndaj Allahut

Profeti (a.s) e falenderonte gjithmonë Allahun për mirësitë e panumërta që ia kishte dhënë. Ajo që përjetonte Profeti (a.s), ishte në harmoni të plotë me mirësitë që i kishte dhënë Allahu. Falenderimi që bënte Profeti (a.s) nuk ka qenë thjesht një fjalë që diltenga goja, por ai buronte nga ajo që ai (a.s) përjetonte. Duke hedhur një vështrim në jetën e Profetit (a.s), shohim se ai (a.s) ishte lavdërues, falenderues, përkulej në ruku dhe binte në sexhde, ishte rob i Allahut dhe punëmirë, duke zbatuar kështu ajetet kuranore që flasin rreth lavdërimit dhe falenderimit të Allahut. Një prej këtyre ajeteve është: “O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim”([1]).

 

Namazi i Profetit (a.s)

Janë transmetuar shumë hadithe dhe një sërë ngjarjesh, që flasin rreth vërtetësisë së adhurimit që bënte Profeti (a.s). Aishja (r.a) - bashkëshortja e Profetit (a.s) - tregon, se ai (a.s) falej aq shumë natën, saqë i plasariteshin këmbët. Ajo e pyeti: "O i Dërguar i Allahut, pse e bën këtë gjë, përderisa Allahu t’i ka falur të gjitha gabimet që ke bërë dhe ato që do të bësh"?! Profeti (a.s) u përgjigj: “A nuk duhet të jem rob falenderues"?!([2]) Nëpërmjet kësaj përgjigjeje ne kuptojmë, se Profeti (a.s) nuk e konsideronte çështjen e namazit vetëm si një obligim që duhej kryer, por e kryente atë me dëshirë dhe dashuri. Nëpërmjet namazit të natës, ai (a.s) shprehte mirënjohjen e thellë për Allahun e Lartësuar, i Cili i kishte dhënë shumë mirësi e begati. Po ashtu, ky veprim i Profetit (a.s) shpjegon adhurimin e gjatë që bënte.

Në një hadith tjetër, Aishja (r.a) përshkruan namazin, që Profeti (a.s) falte për çdo natë: “Me të vërtetë, Profeti (a.s) falte 11-të rekate. Ky ishte namazi që falte natën. Kur binte në sexhde, qëndronte aq sa ndonjëri prej jush mund të këndojë 50-të ajete. Përpara se të falte farzin e Sabahut, falte dy rekate, pastaj shtrihej në krahun e djathtë, derisa vinte muezini për të thirrur ikametin për namaz”([3]).

Profeti (a.s) gjente qetësinë shpirtërore, kur falte namaz dhe kur këndonte Kuran. Hudhejfe (r.a) ka thënë: “Një natë u fala pas Profetit (a.s). Ai filloi të lexojë suren El-Bekare. Pasi lexoi 100 ajete, mendova se do të bjerë në ruku, por ai (a.s) vazhdoi të lexonte. Atëherë mendova, se do ta lexonte të gjithë suren. Kur e mbaroi suren, mendova se do të bjerë në ruku, mirëpo ai filloi të lexonte suren En-Nisa dhe më pas suren Ali Imran([4]). Leximi i tij ishte normal dhe jo i shpejtë. Kur lexonte një ajet lavdërimi, e lavdëronte Allahun, kur lexonte një ajet lutjeje, lutej dhe kur lexonte një ajet kërcënimi, kërkonte mbrojtje tek Allahu. Më pas ra në ruku dhe tha: “Subhane rabbijel adhim”. Ai e zgjati rukunë afërsisht aq kohë sa kishte qëndruar në këmbë. Më pas tha: “Semiallahu limen hamideh”, u ngrit nga rukuja dhe qëndroi në këmbë afërsisht aq sa qëndroi në ruku. Më pas ra në sexhde dhe tha: “Subhane rabbijel a’ala”. Ai (a.s) e zgjati sexhden afërsisht sa qëndrimi në këmbë”([5]).

Profeti (a.s) e falte gjithmonë namazin e natës, sepse gjatë natës ai kishte më tepër kohë që të kontaktonte me Krijuesin e Tij. Pikërisht, për këtë arsye ai (a.s) ka thënë: “Namazi më i mirë pas namazit farz është namazi i natës”([6]). Kur për ndonjë arsye nuk arrinte ta falte namazin e natës, ai (a.s) e falte kaza atë në mëngjes dhe këtë e bënte nga dëshira e madhe që kishte për të falur namazin e natës. Aishja (r.a) thotë: “Profeti (a.s.) falej gjithmonë gjatë natës. Nëse e zinte gjumi apo kishte dhimbje dhe si rrjedhojë nuk e falte namazin e natës, falte 12 rekate gjatë ditës”([7]).

Dëshira e madhe për të adhuruar Allahun e Lartësuar - veçanërisht për të falur namazin - duket mjaft qartë në fjalën e Profetit (a.s) drejtuar Bilal ibn Rebahas: “Çohu o Bilal dhe na qetëso me të (ezanin)”([8]), ndërsa në një hadith tjetër thotë: “Kënaqësia ime është tek falja e namazit”([9]).

        Nuk ka dyshim, se njeriu duhet ta falenderojë shumë Allahun e Lartësuar për mirësitë e mëdha e të panumërta që i ka dhënë. Pikërisht këtë gjë bënte edhe Profeti (a.s). Gjuha e Profetit (a.s) gjithmonë ka qenë e lagur me dhikrin e Allahut dhe falenderimin ndaj Tij për mirësitë dhe begatitë e dhururara. Aishja (r.a) thotë: “Profeti (a.s.) e ka përmendur Allahun në çdo kohë”([10]).

 

Profeti (a.s) gjatë agjërimit

Profeti (a.s) ishte shumë bujar, por gjatë muajit të Ramazanit, ai (a.s) e shtonte edhe më shumë bujarinë. Në dhjetë ditëshin e fundit të muajit të Ramazanit ai (a.s) e shtonte akoma më tepër adhurimin. Aishja (r.a) thotë: “Kur hynte dhjetë ditëshi i fundit i Ramazanit, Profeti (a.s) shtrëngonte rrobën, e kalonte natën me adhurim dhe zgjonte pjesëtarët e familjes”([11]).

Po ashtu, Profeti (a.s) ka agjëruar rregullisht ditën e hënë dhe të enjte. Shkakun e agjërimit në këto ditë e ka përmendur në hadithin vijues: “Veprat paraqiten (tek Allahu) ditën e hënë dhe të enjte. Unë kam dëshirë, që kur të më paraqiten veprat, të jem agjërueshëm.”([12]). Profeti (a.s) ka pasur shumë dëshirë, që të agjëronte në ato ditë, ku temperatura ka qenë shumë e lartë. Ebu Derda (r.a) thotë: “Njëherë, gjatë muajit të Ramazanit dolëm me Profetin (a.s) në vapën përvëluese, saqë ne vendosnim duart mbi kokë nga vapa e madhe. Askush prej nesh nuk agjëronte, përveç Profetit (a.s) dhe Abdullah ibn Reuahas”([13]).

Ky ka qenë ibadeti (adhurimi) i Profetit (a.s). Ai (a.s) nuk e konsideronte ibadetin thjesht si diçka obligative, por e ndjente se nëpërmjet adhurimit shprehte falenderimin dhe mirënjohjen ndaj Allahut të Lartësuar.


[1] - Sure El Haxh: 77.

[2] - Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[3] - Transmeton Buhariu, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu.

[4] - Suret El Bekare, En Nisa dhe Ali Imran janë tre suret më të gjata të Kuranit. Surja e El Bekare ka 286-të ajete, En Nisa ka 176 ajete dhe Ali Imran ka 200 ajete.

[5] - Transmeton Muslimi, Nesaiu dhe Ahmedi.

[6] - Transmeton Ebu Daudi dhe Ahmedi. Shejh Shuajb Arnauti ka thënë, se zinxhiri i transmetimit të ketij hadithi është i saktë.

[7] - Transmeton Muslimi. Ahmedi dhe Ibn Hibbani.

[8] - Transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi. Shejh Albani e ka vlerësuar këtë hadith të saktë.

[9] - Transmeton Ahmedi, Nesaiu, Bejhakiu dhe Abdurezaku në musanafin e tij. Shejh Albani e ka vlerësuar hadithin të saktë.

[10] - Transmeton Muslimi, Tirmidhiu, Ebu Daudi dhe Ahmedi.

[11] - Transmeton Buhariu, Ahmedi dhe Ibn Huzejme.

[12] - Transmeton Tirmidhiu dhe Ahmedi. Shejh Albani e ka vlerësuar këtë hadith të saktë.

[13] - Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

20/09/2017
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:47 06:2012:4216:0718:5020:13

Urtësi profetike

“Ai që e agjëron Ramazanin

dhe gjashtë ditë të tjera nga muaji Sheval,

është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin”.

(Hadith)

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook