Ibnu Halduni, dijetari më i shquara në lëmin e sociologjisë


Nëse kultura islame nuk do i kishte ofruar njerëzimit më shumë se Ibnu Haldunin, kjo do të mjaftonte. Ai është një ndër dijetarët e njerëzimit, me të cilit civilizimi islam ndihet krenar. Ai hodhi bazat e sociologjisë dhe është i pari që këtë shkencë e ngriti në baza moderne. Ibnu Halduni arriti në hipoteza mahnitëse rreth ligjeve të urbanizimit, ngritjes së shtetit, zhvillimit dhe degradimit të tij.

Historia na tregon se mendimet dhe teoritë e tij u paraprinë disa shekuj sociologëve me të famshëm të botës, si francezi August Comte.

Historianët i njohin Ibnu Haldunit një sërë vepra në histori, matematikë, logjikë etj... Ai është autori i një sërë veprave të njohura, ku ajo më e shquara mbetet “Almukaddima”, i cili është vetëm njëri volum i një vepre prej shtatë volumesh. Në këtë libër, Ibnu Halduni sjell mendimet e tij në gjeografi, urbanistikë, astronomi, mjedisin ku lind dhe rritet njeriu, natyrën dhe faktorët që ndikojnë në jetën e tij, të cilët i bëjnë njerëzit të ndryshëm nga njëri-tjetri.

Ibnu Halduni ka lindur ditën e mërkurë me 1 Ramazan (27 Maj) i vitit 1332 dhe ka vdekur ditën e Xhuma 28 Ramzan (19 Mars) viti 1406.

Ai ishte astronom, ekonomist, historian, jurist, matematicien, strateg ushtarak, filozof, burrë shteti dhe njihet si themelues i sociologjisë.

Ai lindi në Afrikën veriore, më saktë në Tunizi, në kohën e hafsavitëve. Familja e tij kishte një fermë në Andaluzi pranë qytetit të Sevilles.

Ibnu Halduni memorizoi Kuranin përmendësh që në fëmijëri. Babai i tij ishte mësuesi i parë prej të cilit mori dije. Gjyshërit e Ibnu Haldunit i përkisnin elitës së Tunizisë dhe Andaluzisë, ku kishin pasur poste të lartë.

Familja e tij e lanë Andaluzinë nga fundi i shekullit  të shtatë hixhri dhe u vendosën në Tunizi. Pjesën më të madhe të jetës, ai e kaloi në Tunizi dhe Marok. Një pjesë të Almukaddima-s, ai e shkroi në kalanë e Algjerisë, pati dhënë mësim në universitetin Zejtuna dhe Kajravan në Tunizi, por dhe në universitetin e Fas në Marok. Më vonë ai jep mësim dhe në universitetin e Ez’herit në Kajro.

Nga fundi i jetës, Ibnu Halduni zuri postin e kadiut të medh-hebit Maliki në Egjipt, pasi ishte i shquar në shkencën e fikhut.

Pas një sërë eksperiencash plot konflikte dhe hidhërim për shkak të vdekjes së prindërve dhe të shumë mësuesve të tij nga mortaja që u përhap, Ibnu Halduni u distancua nga aktiviteti i përgjithshëm, duke u fokusuar tek studimi i shkencave humane. Ai shkroi Almukaddima-n, duke hedhur kështu bazat e sociologjisë.

Ibnu Halduni shpiku dhe filozofinë e historisë, gjë e cila konsiderohet si shpikja më e madhe e mendjes njerëzore, pasi studion strukturën e shoqërive dhe zhvillimin e tyre.

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus
25/07/2014
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:27 05:2412:5416:4920:1221:56

Hadith

Ajshja (r.a.) tregon:

“E kam pyetur të Dërguarin e Allahut:

O i Dërguari i Allahut, nëse e di

se cila është nata e Kadrit,

çfarë duhet të them gjatë saj?

Ai (a.s.) i tha:

O Allah, Ti je Falës, Bujar,

e don faljen, më fal mua”.

Hutbe

Flash is required!

Kalendari i Ramazanit

Kliko mbi foto për tu zmadhuar
Kliko mbi foto për tu zmadhuar
Kliko për tu zmadhuar

Ramazani në botë

Gaza
Gaza

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook