Iftari në Xhaminë Aksa.


Në të gjithë vendet e botës muaji i Ramazanit pritet me forma të ndryshme, sipas zakoneve, traditave dhe kulturës së tyre. Ajo që bie më shumë në sy në këtë muaj është organizimi i iftareve, sofrave të përbashkëta dhe gatimeve të posatçme në këtë muaj.

Tradita më e veçantë e iftareve të përbashkëta ndodhet në qytetin e Kudsit (Jeruzalemit) në Palestinë. Gjatë muajit të Ramazanit të gjithë banorët e Kudsit organizohen me familjet e tyre dhe shkojnë në brendi të mureve të Xhamisë së shenjtë Aksa. Aty shtrojnë sofrat e tyre të iftarit dhe ajo që bie më shumë në sy është tradita e dhurimit të ushqimeve.

Secila familje pregatit ushqime të veçanta për tia dhuruar një familjeje tjetër. Kështu secila familje merr nga pak nga të gjithë dhe ndërrojnë ushqimet me njëri-tjetrin. Ata qëndrojnë aty nga koha e iftarit e deri në namazin e Sabahut. Pas namazit të sabahut kthehen në shtëpitë e tyre për tu rikthyer në namazin e Akshamit.

Një banorë i vjetër i Kudsit dhe kryetar i “Akademisë së Kuranit” në xhaminë Aksa Dr. Naxhi Berekat thotë “Zakoni i iftareve familjare në sheshin e xhamisë Aksa është traditë e vjetër jo vetëm e qytetit të Kudsit por e të gjithë popullit të Palestinës. Mirëpo pas pushtimit izraelit rruga për të ardhur deri këtu nga vendbanime të tjera është bërë shumë e mundimshme. Ndërsa tani banorët e Kudsit këto lloj iftaresh i konsiderojnë një lloj rezistence ndaj pushtuesit”.

Ndërsa fotoreporteri Halit Zagarij shprehet “ Unë kam më shumë se njëzet vjet që fotografoj dhe sjell pamjet e këtyre iftareve, është traditë e vjetër e Kudsit, askush nuk han iftarin e tij pa e ndarë atë më parë me shokët që ka më pranë”.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

25/05/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:09 05:0912:4516:4120:0721:53

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook