İmami i xhamisë që strehon të pastrehët.


İmami i xhamisë Selime Hatun në lagjen Beyoğlu të Stambollit ka hapur dyert e xhamisë për të pastrehët që enden rrugëve në atë lagje. İmami,Osman Görkem i cili ka 16 vjet që kryen detyrën e imamit në xhaminë Selime Hatun e cila ndodhet afër qendrës Taksim, ka hapur dyert e xhamisë për nevojtarët dhe të pastrehët.

Ai u shpreh për AA “ Unë me sa kam mudësi u shërbej nevojtarëve dhe e ndiej për detyrë shërbimin ndaj tyre. Sidomos kur shoh të pastrehët dhe ata që jetojnë rrugëve e ndiej dyfish detyrimin tim. Për këtë në katin përdhes të xhamisë kemi ndërtuar një banjo me kushte të përshtatshme dhe çdo ditë kush ka nevojë nga të pastrehët u krijojmë mundësinë të pastrohen, kuptohet pa asnjë kompesim. Për çdo ditë vijnë 8-9 vetë të cilët pastrohen, unë vetë personalisht mundohem ta mbaj banjon pastër.

Ndërsa ditën e Shtune e kemi lënë posaçërisht për të pastrehët, në këtë ditë shpërdajmë supë, simit dhe çaj për ta. U pastrojmë rrobat dhe i qethim nëse ata e kanë të nevojshme.

Edhe xhemati i xhamisë edhe bamirësit e lagjes shpesh vijnë te xhamia dhe ofrojnë ndihmën e tyre për të pastrehët. Në xhami mbledhim rroba, ushqime, batanije, ilaçe dhe për çfar kanë nevojë të pastrehët.

Gjëja që kanë më shumë nevojë këto njerëz është dashuria dhe të qëndrosh me ta, ti dëgjosh hallet e tyre, prandaj edhe unë gjithmonë ulem me ta por edhe xhematin e xhamisë i këshilloj që të shoqërohen me ta. Më shumë se ndihma materiale ato kanë nevojë për ndihmë shpirtërore” u shpreh imami i xhamisë.

Ky lajmë ka bërë bujë në mediat lokale por edhe më gjerë, edhe nga dëshmitë që kanë dhënë xhemati i xhamisë për AA veprimi i imamit i ka bërë edhe ata të ndiejnë përgjegjësi për këtë kategori njerëzish.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

22/04/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:0505:4712:4616:3119:3321:04

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook