İrakut po i shuhet memoria historike.


Që pas pushtimit të İrakut në vitin 2003, objektet historike dhe trashëgimnia kulturore e atjeshme është përballur me nje valë vjedhjesh, zhdukjesh, keqmenaxhimi, etj. Kërkuesit e objekteve arkeologjike po bëjnë rolin e një fshese me korent për trashëgimninë kulturore të vendit. Duke marrë parasysh kerkesat e mëdha në perëndim që ka për këto objekte, vala e vjedhjes dhe përvetësimit ka qenë e madhe. Sipas një raporti të kanalit televiziv Al-jazeera vetëm në muzeun e Bagdatit janë humbur më shumë se 15 000 objekte historike prej të cilave 4800 janë kthyer në vitin 2015.

Në anën tjetër lufta e vazhdueshme ka bërë që qytete historike, që në vetvete konsiderohen muze të hapur, si Bagdadi, Basra, Kerkuk, Kufa, etj, të shkatërrohet pjesa më e madhe e tyre në një fazë gati të pariparueshme. Kala, kështjella, saraje, e shumë objekte të tjera janë rrafshuar me tokën dhe nuk ka ngelur asgjë prej tyre vetëm se fotografitë. Sikur të mos mjaftonte kjo, İSİS  me ideologjinë e tij ka rrafshur gjithëçka ka ardhur që nga civilizimi Sumerian e dëri në përiudhën e Bizantit. Të njëjtin fat ka pasur edhe Siria.

Akti i fundit i shkatërrimit të memories historike dhe rrënimit të trashëgimnisë kulturore në İrak ka ndodhur natën mes ditës së Diel dhe të Hënë.

Një zjarr i madh ka përfshirë një treg historik ose “çarshi” siç njihet në gjuhën osmane. Bëhet fjalë për pazarin e mbyllur të qytetit të Kerkukut. Pazari historik i ndërtuar në periudhën e sundimit Osman i njohur me emrin “Kayseri Kapalı Çarşı” u përfshi nga një zjarr i madh dhe është dëmtuar në një fazë të pariparueshme. Kerkuku njihet si kryeqendra e turkmenëve të İrakut. Dhe pazari i djegur ishte klasifikuar si veprat më të mira të trashëguara nga Perandoria Osmane. Pas zjarrit që e përfshiu atë, nga shkaqe ende të pa verifikuara 360 dyqane janë shkatërruar plotësisht. Sipas tregëtarëve dëmet janë jashtë zakonisht të mëdha se të gjithë dyqanet kanë qenë dyqane argjendarie.

Në zonën e Kerkukut vetëm 15 vitet e fundit nga luftimet që janë bërë, numri i objekteve të shkatërruara ësthë më shumë se 70. Për fat të keq të njëjtin fat kanë pasur edhe qytetet e Sirisë, Palestinës, Jemenit, etj. İmagjinoni qytete me vazhdimësi jete qytetare për mijëra vite si Halebi, Hama, Damasku, Bagdadi, Kerkuku, Sana etj, sot janë të rrafshuara me tokën.

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

22/04/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:0505:4712:4616:3119:3321:04

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook