ITIKAFI


Nga ana gjuhësore, fjala “Itikaf” do të thotë: “Të qëndrosh i mbyllur në një vend”. Fikhu e përkufizon Itikafin më fjalët: “Qëndrimi gjatë 10 ditëve/netëve të fundit të Ramazanit në atë xhami, e cila ka imam dhe muezin, pa dalë nga xhamia”.

 

Ebu Hanife thotë, se është kusht që xhamia, në të cilën bëhet Itikafi, të jetë xhami ku falen 5 namazet me xhemat. Aishja (r.a) thotë: “Për atë që është në Itikaf, është sunet që të mos vizitojë të sëmurin, të mos përcjellë xhenazen, të mos prekë bashkëshorten dhe të mos ketë marrëdhënie intime me të. Ai mund të dalë nga xhamia vetëm në raste të domosdoshme. Nuk vlen Itikafi pa agjërim dhe itikafi bëhet vetëm në një xhami të madhe [në të cilën falen 5 namazet ditore]”.([1])

 

Ebu Jusufi dhe Muhamedi, janë të mendimit, se Itikafi vlen të bëhet në çdo xhami. Ky - në dashtë Allahu i Madhëruar - është edhe mendimi më i përshtatshëm për kohën që jetojmë. Është kusht, që agjëruesi të bëjë nijetin për Itikaf dhe të mos të dalë nga xhamia. Lejohet të dilet nga xhamia vetëm për gjëra të domosdoshme dhe jo për gjëra të zakonshme. Qëllimi i Itikafit është përmirësimi i sjelljeve, lartësimi i shpirtit dhe shtimi i adhurimit. Në Itikaf duhet të kemi parasysh, se jemi miq në shtëpinë e Allahut të Madhëruar, i Cili i shpërblen pa masë miqtë e Tij. Itikafi është sunet i fortë dhe jo Farz. Vendi i Itikafit për burra është xhamia, kurse për gratë është vendi ku falen në shtëpi.

I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) e kalonte gjithmonë 10 ditëshin e fundit të Ramazanit në Itikaf. Në një vit ai nuk bëri Itikaf, ndërsa në vitin e fundit të jetës, qëndroi në Itikaf për 20 ditë.([2])

 

Ebu Said Khuderi (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) e filloi Itikafin në 10 ditët e para të Ramazanit. Më pas ai e vazhdoi Itikafin në 10 ditëshin e mesit në një tendë (çadër) turke. Më pas ngriti kokën dhe tha: “Kam qëndruar në Itikaf 10 ditëshin e parë dhe më pas 10 ditëshin e mesit (të muajt Ramazan) duke kërkuar natën e Kadrit. Një engjëll më erdhi dhe më tregoi, se ajo (nata e Kadrit) është në 10 ditëshin e fundit. Kush qëndroi me mua deri tani në Itikaf, duhet ta vazhdojë dhe 10 ditëshin e fundit. Më është shfaqur nata e Kadrit dhe më pas m`u harrua. Gjithashtu, më është shfaqur vetja ime, duke i bërë sexhde Allahut, ndërsa balli im ishte në baltë në mëngjesin e kesaj nate. Kërkojeni natën e Kadrit në 10 ditëshin e fundit të Ramazanit, në netët teke”. Ebu Saidi (r.a) thotë: “Atë natë ra shi dhe çatia e xhamisë pikonte. Pashë të Dërguarin e Allahut në sy dhe pashë shenjat që kishte lënë uji dhe balta në ballin e tij. Kjo ndodhi në natën e 21-të. Ai e kishte bërë sexhden në baltë”.([3])

 

Ibn Abasi (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Ai që qëndron në Itikaf, i falen mëkatet dhe shpërblehet, si ai që kryen adhurimet më të mira”.([4]) Aishja thotë: “Kur hynte 10 ditëshi i fundit i Ramazanit, i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) i jepte jetë natës, zgjonte familjarët dhe veçohej për adhurim”.([5])

 

Itikafi prishet nëse personi del nga xhamia pa pasur nevojë. Itikafi lejohet të bëhet edhe jashtë muajit të Ramazanit. Aishja (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka qënduar në Itikaf në dhjetë ditët e para të muajit Sheual.([6]) Lejohet të bëhet Itikaf - jashtë muajit të Ramazanit - edhe për një pjesë të kohës/ditës. Ibn Umeri (r.a) tregon, se Umeri (r.a) ishte zotuar në kohën e injorancës se do të bënte Itikaf një natë në Qabe. I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) i tha: “Plotësoje zotimin tënd”.([7])

 


([1]) - Thënie e pranuar. Ebû Dâûdi (2473), Dârakutni (2363) dhe Bejhakiu (4/321).

([2]) - Hadith i vërtetë. Buhâriu (2044), Ebû Dâûdi (2463), Ibn Mâ‎xheh (1770, 1769), Nesâiu në Kubrâ (3330) dhe Ahmedi (5/141). Një hadith të ngjashëm e shënon Buhâriu (4998), Ebû Dâûdi (2466), Nesâiu në Kubrâ (3329), Ibn Mâ‎xheh (1769) dhe Ahmedi (2/336).

([3]) - Hadith i vërtetë. Buhâriu (2027) dhe Muslimi (1167).

([4]) - Hadith i dobët. Ibn Mâ‎xheh (1781) dhe Bejhakiu në Shuabul Iman (3678).

([5]) - Hadith i vërtetë. Buhâriu (2024), Muslimi (1174), Ebû Dâûdi (1376), Nesâiu në Muxhtebâ (1637), Ibn Mâ‎xheh (1768) Ibn Khuzejmeh (2214), Ibn Hibâni (321) dhe Ahmedi (6/40).

([6]) - Hadith i vërtetë. Muslimi (1173), Ebû Dâûdi (2464), Tirmidhiu (791), Nesâiu në Muxhtebâ (708), Ibn Mâ‎xheh (1771), Ibn Khuzejmeh (2217), Ibn Hibâni (3666) dhe Ahmedi (6/84).

([7]) - Hadith i vërtetë. Ibn Hibâni (4379), Dârakutni (2353) dhe Ahmedi (1/37), Një hadith me tekst të ngjashëm e shënon edhe Buhâriu (2042), Muslimi (1656), Ebû Dâûdi (3325), Tirmidhiu (1539) dhe Ibn Mâ‎xheh (2129).

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

21/11/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5206:2911:3314:0216:2517:51

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook