Ju urojmë: Agjërim të mbarë dhe të pranuar!


Për këdo që dëshiron të ndjejë aromën e Xhenetit në këtë botë,

ka mbërritur Ramazani,

Për këdo që dëshiron të rigjejë veten tek Fjala e Tij,

ka mbërritur Ramazani,

Për këdo që dëshiron të restaurojë kalanë e vlerave,

ka mbërritur Ramazani,

Për këdo që dëshiron të marrë një kthesë të vërtetë në jetën e tij,

ka mbërritur Ramazani,

Për këdo që ndjen peshën e përgatitjes për Takimin e Madh,

ka mbërritur Ramazani.

 

Ndaj agjërojeni atë me besim dhe shpresë, me dëshirë dhe ambicie,

me durim e urtësi.

Agjërojeni atë me synimin për të qenë më falënderues,

më të pjekur e më të devotshëm.

Agjërojeni atë me një vetëdije të lartë,

sepse i tillë është dhe ky muaj.

Në këtë muaj le të shtrohen sofrat tuaja bujare për familjarët,

miqtë dhe të afërmit, nevojtarët dhe të përvuajturit!

Në këtë muaj, duart që ngrihen drejt qiellit me nderim dhe përgjerim,

le të kthehen me mirësi, falje e mëshirë!

Le të jetë ky muaj, muaji ku shkrihen akujt, muaji i afrimit të zemrave, muaji i paqtimit të mendjeve.

 

Zoti ju dhëntë mirësi, aq sa të mos mund t’i numëroni,

Ju mundësoftë të dhuroni, aq sa të mos mund t’i kujtoni,

Dhe sa ujërat që kurrë nuk shterrojnë me falënderim e madhërim të Lartit t’i drejtoheni!

 

Agjërim të begatë dhe të pranuar!

Amin

www.ardhmeriaonline.net

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

14/10/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:12 06:4412:3415:3918:1119:33

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook