By: Mr. Ferid Piku

KALIMI MBI UREN E SIRATIT


Es selamun alejkum ue rahmetullah!

Do të flasim për disa minuta për një nga stacionet e botës tjetër e ajo është Ura e Siratit. Ajo është nga stacionet më të vështira. Realisht Dita e Kijametit, e cila zgjat 50 mijë vjet është e vështirë, por gjërat më të vështira në kët ditë janë:

1-    Peshimi i punëve

2-    Shpërndarja e librave

3-    Kalimi mbi Urën e Siratit

 

Aishja (r.a) e pyeti profetin (a.s): “A e kujton I dashuri të dashurin e tij atë ditë o profet I Zotit”? Profeti (a.s) u përgjigj: “Po e kujton, përveçse në tre vende. Kur peshohen punët, kur shpërndahen librat dhe kur njerëzit janë mbi Sirat”.

Kalimi mbi Urën e Siratit është faza më e vështirë pasi është sprova e fundit. Kush e kalon atë, ka shpëtuar dhe kush bie nga Ura e Siratit, ka humbur përfundimisht.

Të gjithë njerëzit do të hipin mbi këtë Urë. Disa do të bien e disa të tjerë do të kalojnë. Allahu (xh.sh) thotë në Kuran: “Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t’i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd. Pastaj, (pas kalimit pranë tij) do t’i shpëtojmë ata, që ishin ruajtur (mëkateve), e zullumqarët do t’i lëmë aty të gjunjëzuar”. (Merjem: 71, 72).

Trasmetohet se Abdullah Ibn Reuaha (r.a), një nga shokët e profetit (a.s), kur lexonte këtë ajet qante. Shokët e tij e pyesnin: “Pse qan”? Ai thoshte: “Qaj, sepse Zoti na e ka siguruar se do të kalojmë mbi Urën e Siratit, por nuk na ka siguruar, nëse do të shpëtojm apo jo”.

E pyetën një dijetar: “Kur qetësohet njeriu Ditën e Kijametit“? Ai u përgjigj: “Pasi të kalojë Urën e Siratit”.

Ka edhe një Sirat në këtë dynja, përpara Urës së Siratit që është në atë botë. Për atë Sirat lutemi çdo ditë në namazet tona me dhjetëra herë: “Ihdinas sirratal mustekijm (na udhëzo në rrugën e drejtë)”. Në fakt Sirati i ahiretit ëhtë vetëm vazhdim i këtij Sirati. Kush kalon Siratin e kësaj dynjaje, e ka të lehtë të kalojë Siratin e Ahiretit dhe anasjelltas.

Pra Sirati nis qysh në këtë dynja. Atje është thjesht mbarimi I Urës. Zoti thotë në Kuranin falëmartë: “Kjo është rruga Ime e drejtë, ndiqeni atë dhe mos I ndiqni rrugët e tjera, sepse do t`ju devijojnë nga rruga Ime”. Pra rruga e Zotit është e drejtë dhe fillon qysh në këtë dynja. Profeti (a.s) I mblodhi shokët e tij dhe u bëri një përshkrim se ç`është Ura e Siratit. Ai vizatoi me një shkop dy vija të drejta mbi dhe`. Pastaj vizaton vija të tërthorta me dy vijat e drejta. Shokët e tij e pyetën: “Ç`është kjo o profet i Zotit”? Profeti (a.s) u tha: “Këto dy vijat e drejta janë rruga e Zotit. Këto vijat e shtrembra janë rrugicat e shejtanit. A nuk e keni dëgjuar Allahun (xh.sh) që thotë në Kuran: “Kjo është rruga Ime e drejtë, ndiqeni atë dhe mos i ndiqni rrugët e tjera….. “. Në krye të çdo rrugice është një shejtan që të fton në gjynahe. Kush e ndjek atë, ka devijuar nga rruga e Zotit.

Prandaj ta kuptojmë mirë fjalën IHDINAS SIRATAL MUSTEKIM, sepse na është bërë monotone duke e dëgjuar shpesh. Ajo është dua` (lutje) e madhe për këtë dynja dhe për botën tjetër. Zoti na drejtoftë në rrugën e Tij të drejtë në kët botë dhe në botën tjetër. Tani të kthehemi në temën tonë.

Pasi peshohen punët e njeriut dhe shpërndahen librat, vjen një moment që jepet një urdhër: “Çdo popull të ndjekë Zotin e tij”. do ketë njerz që ndjekin hënën, sepse asaj i kanë bërë sexhde. Do të ketë njerëz që do të ndjekin diellin, sepse atij i kanë bërë sexhde. Do të ketë njerëz që shkojnë pas tiranëve, diktatorëve, sepse atyre u janë bindur. Profeti (a.s) kur tregon për këtë gjë thotë: “...dhe në fund mbetet vetëm umeti im, por bashkë me muslimanët janë edhe munafikët. Atëherë ju vjen Zoti, por ata nuk e njohin Atë. Allahu iu thotë: “Po ju çfarë prisni?” Ata thonë: “Ne presim Zotin e gjithësisë, Atë kemi adhuruar në dynja, Atë e presim edhe në këtë botë”. Ai u thotë: “Unë jam Zoti juaj”. Ata thonë: “Zoti na ruajt prej teje”. Kur Allahu u tregon një shenjë atyre, ata e kuptojnë që Ai është Zoti i gjithësisë dhe të gjithë bien në sexhde përveç munafikëve. Edhe ata tentojnë të bien në sexhde, por Zoti ua bën shpinën njësh me qafën dhe sado që mundohen të bien në sexhde, ata kanë mundësi për këtë. Kur muslimanët ngrenë kokën nga sexhdeja, atëherë shikojnë për herë të parë Allahun, bukurinë e Tij. Ky është momenti i parë që besimtarët muslimanë shikojnë Zotin e gjithësisë”. Profetin (a.s) e pyetën shokët e tij: “A do ta shohim Allahun ditën e Kijametit o profet i Zotit?” Ai tha: “A ju pengon gjë të shikoni hënën 14-she kur nuk ka re në qiell?” “Jo”, i thanë shokët. Profeti (a.s) tha: “Ashtu do ta shihni edhe ju Zotin e gjithësisë ditën e Kijametit”. Lusim Allahun të na bëjë nga ata që e shikojnë Zotin atë ditë dhe gëzohen me pamjen e Tij.

Pasi ata shikojnë Zotin, jepet urdhri që të vendoset Ura e Siratit. Profeti (a.s) e ka shpjeguar se ç`është Ura e Siratit. Ai ka thënë: “Është një urë që vendoset mbi Xhehenem. Njërin skaj e ka në fillim të Xhehenemit, skajin tjetër e ka në fund të Xhehenemit. Direkt pas skajit të dytë është Xheneti i Zotit. Njerëzit e shikojnë me sy xhenetin, por nuk hyjnë dot në të, pa kaluar Urën e Siratit. Poshtë Urës së Siratit është Xhehenemi”.

Xhehenemi është niveli i parë i zjarrit. Ka edhe gjashtë nivele të tjera më poshtë që janë më të thella. Njëherë profeti (a.s) po rrinte me shokët e tij dhe dëgjoi një zhurmë. Shokët e tij u trembën, kurse ai u tha: “Kjo është zhurma e një guri që ka 70 vite që po zbriste në thellësitë e xhehenemit dhe sot ka arritur fundin e tij. Zoti na ruajt nga xhehenemi.

Mbi këtë xhehenem është Ura e Siratit dhe secili prej nesh do të hipë në atë urë për të kaluar. Nëse e kalojmë Siratin kemi shpëtuar përfundimisht. Nëse rrëzohemi, përfundimi ynë do të jetë në zjarr të xhehenemit.

Kur profeti (a.s) e përshkroi atë, tha: “Betohem në Zot se është më e mprehtë se tehu i thikës, më e hollë se qimja e flokut dhe është vend ku rrëshqasin këmbët. Në të dy anët e ksaj Ure janë çengelët e Xhehenemit. Ato çengela janë si ferrat e Rijadit, vetëm se kanë një ndryshim. Njëri prej tyre e kap një fis të tërë dhe e fut në zjarr. Nga Xhehenemi dalin shkëndija në madhësinë e shtëpive. A keni parë ndonjëherë deve të verdha që fluturojnë?’” Allahu (xh.sh) thotë në Kuran: “.Sikur janë deve të verdha që fluturojnë”. Ashtu fluturon llava e Xhehenemit dhe ty të duhet të kalosh përmes gjithë kësaj skene që shtë e frikshme vetëm kur e tregon, jo më pastaj ta përjetosh. Maksimumi i asaj që imagjinojmë është ndonjë film i frikshëm, i cili në të vërtetë nuk sht asgjë në krahasim me realitetin e Urës së Siratit.

Profeti (a.s) vazhdoi: “Por atë ditë ka edhe lehtësime. Në dy anët e Urës rrinë melekët e Zotit. Ata thonë: “O Zot shpëto, o Zot shpëto”. Aty janë të gjithë profetët e Zotit, aty jam edhe unë, kur shikoj se dikush rrëzohet në gjunjë, menjëherë shkoj e kap dhe e ngre, sepse nëse unë nuk e ngrej, ai bie në zjarrin e xhehenemit. Gjatë rrugës për të kaluar Urën e Siratit dalin 2 gjëra. E para është amaneti, e dyta është lidhja e gjakut. Kush nuk i ka respektuar në këtë botë, ato nuk e lenë atë person të kalojë”. Këta të dyja dalin atë ditë në formë krijesash dhe nuk i lenë të kalojnë ata që nuk i kanë dhënë hakun në dynja. Prandaj lidhja e gjakut qysh kur është krijuar, është kapur pas Arshit të Zotit dhe ka thënë: “O Zot po më lëshove në tokë, njerëzit nuk do të më respektojnë”. Allahu (xh.sh) i tha: “Kush të mban ty, Unë do ta mbaj atë person dhe kush të këput ty, Unë do t`i këpus lidhjet me atë person”. Pra në urën e Siratit të del përpara lidhja e gjakut dhe amaneti. Fjala amanet nuk është të të lerë dikush 5000 apo 5 milion lekë e t`i mbash, por amaneti ka kuptim të madh. Do të ishte shumë kollaj, po të ishte për punë parash. Amaneti është fjalë shumë e madhe, të cilën nuk e mbajtën as qiejt dhe as toka, por e mbajti njeriu.

Pastaj jepet urdhri që njerëzit të kalojnë mbi Urën e Siratit dhe nuk ka vend tjetër nga mund të kalosh. Njerëzit do të kalojnë patjetër mbi Urën e Siratit, sepse nuk kanë ku shkojnë tjetër.

Kur njerëzit fillojnë të kalojnë Siratin, krijohet një errësirë e plotë. Gjithçka errësohet. Njerëzit janë mbi Urën e Siratit dhe duhet të kalojën për të shkaur në Xhenet. Por profeti (a.s) na ka njoftuar se në ato momente ka drita, por ato janë individuale dhe secili ka dritën e punëve të tij në dynja. Profeti (a.s) ka thënë: “Do të shohësh atë ditë njerëz që kanë përpara vetes dritë sa madhësia e një mali”. Këta janë ata që do ta kalojën Urën e Siratit më shpejt se vetëtima, sepse kanë dritë dhe shikojë ku ecin. Profeti (a.s) vazhdon e thotë: “Do të ket njerëz, që kanë dritë sa madhësia e një peme. Të tjerë kanë dritë sa miha e trupit të tyre. Ka të tjerë që kanë dritë sa maja e gishtit të vogël. Ajo njëherë ndizet e njëher fiket. Këtyre u shkon rruga shumë e gjatë”. Munafikët sapo shikojnë dritën, hyjnë në Urë, sepse kanë pëfituar prej besimtarëve edhe në dynja, por atyre u thuhet: “Kthehuni mbrapsh, ju nuk keni dritë, shkoni e kërkoni dritë mbrapa (në dynja)”. Atëherë ata u thonë besimtarëve: “A nuk kemi qenë edhe ne me ju, na prisni edhe ne?”, por atyre nuk u jepet dritë. Dritës i vendoset mur, ana e brendshme e të cilit është mëshirë, ndërsa ana e jashtme e tij është dënim që i pret munafikët. Prandaj kushdo që ka dëshirë që ta kalojë urën e Siratit, le të sigurojë dritë nga kjo dynja, me punën e tij.

Nuk është çudi që atë ditë askush nuk kujton as njeriun e tij më të afërt. Njeriu nuk kujton as prindin, as fëmijën, as bashkëshorten, askënd. Secili ka sikletin dhe hallin e tij, përveç melekëve të Zotit dhe profetit Muhamed (a.s), i cili gjithmonë ka thënë: “Umeti im, umeti im”.

Mbi Urën e Siratit ka 3 lloj kalimtarësh:

1- Kategoria e parë janë ata që shpëtojnë dhe e kalojnë Siratin. Profeti (a.s) ka thënë për ata: “Ka prej tyre që e kalojnë urën e Siratit sa hap e mbyll sytë, me shpetjësinë e yllit që bie nga qielli. Ka të tjerë që e kalojnë atë me shpejtësinë e erës. Ka nga ata që ecin me shpejtësinë e kuajve më të shpejtë. Ka nga ata që e kalojnë Urën me vrap, ka nga ata që e kalojnë me hap. Ka të tjerë që ecin e rrëzohen, por në fund kalojnë. Do ketë shumë prej tyre që e kalojnë Urën e Siratit barkas me zvarritje”. Megjithë këto vështirësi, ata janë përsëri shumë të lumtur, sepse kamnë mundur të kalojnë Urën e Siratit e të hyjnë në xhenet.

2- Kategoria e dytë janë ata që shpëtojnë, por pasi janë gërvishtur nga çengelat e xhehenemit. Profeti (a.s) thotë: “Do të shikosh atë ditë njerëz që ecin mbi urë dhe kapen nga çengelat e xhehenemit. Ata rrëzohen por përsëri ngjiten ne Urë. U gjakosen duart dhe trupi, por me vështirësi shumë të madhe kalojnë dhe kur arrijnë në anën tjetër të Urës thonë: “Elhamdulilah. Sot jemi njerëzit më të lumtur” dhe kujtojnë se ata janë të parët që kanë kaluar. Në fakt i pari që kalon është profeti (a.s) dhe besimtarët që vijnë pas tij.

3- Kategoria e tretë jan ata njerëz, që bien në zjarrin e xhehenemit dhe nuk dalin prej tij. Ata tentojnë të kalojnë Urën e Siratit, por xhehenemi i përpin brenda tiji. Është për t`u çuditur se disa rrëzohen në hapin e fundit të Urës dhe munafikët janë prej këtyre njerëzve. Por e rëndësishme është që ata nuk arrijnë ta kalojnë urën e Siratit dhe nuk ka rndësi sesa hapa ke hedhur në Urë. Zoti i përshkruan ata që bien nga Ura, duke thënë: “...bien njëri mbi tjetrin...”. këta janë njerëzit që bien në zjarrin e xhehenemit.

Pra ka ose të shpëtuar që kalojnë, ose të shpëtuar por të gërvishtur, ose njerëz që përfundojnë në zjarrin e xhehenemit.

Pasi mbaron Ura e Siratit, vjen një Urë tjetër. Ajo është e vogël dhe më e lehtë se Ura e Siratit. Ajo quhet “Ura e kthimit të hakut”. Ajo është vetëm për besimtarët, sepse jobesimtarët dhe munafikët janë rrëzuar tashmë tek ura e Siratit. Besimtarët mund t`i kenë hyrë në hak njëri – tjetrit. Midis besimtarëve mund te ketë: zili, xhelozi, urrejtje etj. Në këtë vend secili merr hakun e tij, në mënyrë që pas kësaj ata të hyjnë në xhenet pa pasur asgjë të keqe në zemër dhe i pastër si bora kur bie nga qielli. Besimtari mund të ketë zili, xhelozi apo urrejtje dhe kjo është diçka e pranueshme. Por është e papranueshme që dikush të hyjë në xhenet me këto cilësi. Ndryshimi i vetëm është, se sado që të japësh prej hakut tënd, nuk kthehesh më në xhehenem, sepse Zoti e di se këta që kalojnë Urën e Siratit do të hyjnë në Xhenet. Por këtu ata japin prej llogarisë së tyre, që ndoshta iu pakësohet në xhenet. Prandaj profeti (a.s) tha: “Kthejini padrejtësitë qysh në dynja, përpara se të vijë ajo ditë kur nuk ka as dinarë dhe as dëhemë, por ka vetëm sevape dhe gjynahe”.

Shumë njerëz e përshkruajnë shumë bukur Urën e Siratit, por çështja bëhet e vështirë kur të thuhet: “Është rradha jote, prandaj futu dhe kaloje urën e Siratit”. Ti nuk e di se si do të jetë Ura e Siratit për ty, e gjerë apo e ngushtë, nuk e di nse do kesh dritë apo jo, nuk e di se ç`bëhet atje poshtë në xhehenem e kështu me rradhë.

Imam Kurtubiu thotë: “Imagjino kur të të thuhet: “Lëvize këmbën e djathtë drejt Siratit”. Ti e lëviz atë me vështirësi të madhe, por n atë moment të thuhet: “Tani lëvize edhe këmbën e majtë”. Përpara teje mund të ketë njerëz që fluturojnë, të tjerë që i kap çengeli deh xhehenemi thërret me zemërim të madh nga poshtë. Kush ta mbush mendjen se ti do ta lakosh Urën e Siratit”!? Mbetet vetëm shpresa e madhe tek Zoti i gjithësisë, i Cili inshallah do të na mëshirojë dhe do të na e bëjë të mundur ndërmjetësimin e profetit (a.s)”. Ne si muslimanë besojmë, se asnjë krijesë nuk do të hyjë në xhenet, pa kaluar mbi Urën e Siratit.

Një dijetar shikon një djalë të ri, të gëzuar e të lumtur, si shumica e njerëzve sot dhe i tha: “Më dukesh shumë i lumtur”. Djali ia kthen: “Po i lumtur jam”. Dijetari e pyet: “A beson se do të kalosh mbi Urën e Siratit?” Djali u përgjigj: “Po besoj”. Dijetari vazhdoi: “A ke garanci që do ta kalosh atë?” Djali u mblodh disi dhe tha: “Vallahi nuk kam garanci”. Dijetari atëherë i tha: “Po si je kaq i lumtur kur nuk e ke të sigurt një gjë të tillë?” Atëherë djali heshti dhe u largua i menduar. Jo vetëm kaq por sot fatkeqësisht ka një pjesë të madhe njerëzish që nuk e besojnë fare se ka Sirat, të cilën duhet ta kalojnë.

 

Do e mbyllim ne dy –tre gjëra, që tregojnë se çfarë e lehtëson lakimin mbi Urën e Siratit. Ato janë:
1- Të ecësh mbi Siratin e Zotit në këtë dynja. Është ai Sirat, për të cvilin lutemi çdo ditë, duke thënë: “IHDINAS SIRRATAL MUSTEKIM”. Kjo është rruga e atyre që kanë Zoti u ka dhënë dhunti dhe mirësi dhe jo rruga e atyre që kanë fituar zemërimin e Zotit, të cilën e dinë të vërtetën dhe nuk e ndjekin atë dhe jo rruga e atyre që kanë devijuar, të cilët nuk kan kërkuar rrugën e drejtë të Zotit. Është e vështirë të ecësh në Siratin e kësaj dynjaje, por kush e arrin këtë, inshallah do ta kalojë edhe Siratin në ditën e Gjykimit.

2- Profeti (a.s) thoshte: “Përgëzoji ata njerëz që ecin në errësirën e natës për të shkuar në xhami, që të falin namazin. Atyre Zoti do t`u japë dritë Ditën e Kijametit”. Atij njeriu që i lëvizin këmbët për tek shtëpitë e Allahut në errësirë, ia kompenson Allahu me dritë atë ditë kur nuk ka ka dritë tjetër përveç dritës që jep Zoti.

3- Profeti (a.s) ka thënë: “Kush është ai prind që duron kur i vdesin tre fëmijë, ai fluturon mbi urën e Siratit”. Dikush nga të pranishmit e pyeti: “Po nëse i vdes një fëmijë?” Profeti (a.s) tha: “Edhe nëse i vdes një fëmijë, nëse duron”. Sprova më e madhe në dynja është kur ta merr Zotin fëmijën.

E lus Zotin e gjithësisë të na bëjë prej atyre njerëzve që jetojnë në dynja, por gjithmonë shikojmë tek Ahireti. E lus Zotin t`i mbushë zemrat tona me besimin se një ditë dot kalojmë mbi Urën e Siratit. Allahu na e lehtësoftë kalimin mbi Urën e Siratit. E lusim Zotin që të na përfshijë me mëshirën e Tij më dynja dhe në Ahiret.

A M I N

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

04/08/2020
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:4305:3412:5416:4620:0121:39

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook