Kanadaja sanksione të reja për regjimin e Asadit

Ministrja e Jashtme e Kanadasë, njoftoi se në kuadër të sanksioneve të aplikuara ndaj regjimit të Asadit në Siri, është marrë vendimin për ngrirjen e pasurisë së 27 zyrtarëve të lartë.


OTTAWA (AA) – Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Chrystia Freeland njoftoi se në kuadër të sanksioneve të aplikuara ndaj regjimit të Asadit në Siri, është marrë vendimin për ngrirjen e pasurisë së 27 zyrtarëve të lartë dhe zbatimin e ndalimit të tregtisë për këta persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, Freeland, duke theksuar se janë duke punuar për përfundimin e luftës së brendshme në Siri dhe për ta mbështetur popullin sirian, ka bërë të ditur se në listën e të sanksionuarve nga regjimi i Asadit, e cila përbëhej nga 190 persona, tani janë shtuar edhe 27 persona të tjerë.

“Këta persona janë zyrtarë të lartë të regjimit të Asadit. Shtimi i tyre në listën e sanksioneve është një pjesë e presioneve ndërkombëtare ndaj regjimit të Asadit, i cili para pak kohësh ushtroi dhunë të pakufizuar, si ajo dhuna kimike ndaj popullit të vet”, thuhet në njoftim.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

21/07/2017
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:20 05:2012:5416:5020:1622:02

Urtësi profetike

“Ai që e agjëron Ramazanin

dhe gjashtë ditë të tjera nga muaji Sheval,

është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin”.

(Hadith)

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook