Këndimi i Telbijes gjatë ritualit të Haxhit dhe Umres


Abdulla ibnu Umer (r.a.) tregon se Telbija që profeti (a.s.) këndonte ishte: “Lebejkell llahum me lebejke, lebejke la sherike leke lebejke, in nel hamde uen ni’mete leke uel mulk, la sherike leke.”

Ndërsa Abdulla ibnu Umer (r.a.) shtonte: “Lebejke lebejke, ue sa’dejke, uel khajru bijedejke, uer ragbau ilejke uel amelu.”[1]    

            Përkthimi i Telbijes:

 Telbija në ritualin e Haxhit dhe të Umres këndohet në gjuhën arabe, e transmetuar atë ashtu siç e ka pasë kënduar profeti (a.s.) Ndërsa më poshtë po e përkthejmë Telbijen:

Telbija e profetit: “Zoti im, të përgjigjem Ty përgjigje pas përgjigje; Ti nuk ke asnjë ortak në adhurim, të përgjigjem Ty përgjigje pas përgjigje; me të vërtetë, lavdërimi, mirësia dhe sundimi të takon vetëm Ty, Ti nuk ke asnjë ortak në adhurim”

Telbija e shtuar nga Abdulla ibnu Umer: “Të përgjigjem Ty përgjigje pas përgjigje, bindje pas bindje, mirësia është në Duart e Tua, qëllimi dhe vepra është vetëm për Ty.”

            Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:

 Telbija është slogani i ritualit të Haxhit. Ajo është shenja e bindjes, besnikërisë, dashurisë dhe përgjigjes së thirrjes së Allahut të Lartësuar.

  Ajo është përgjigja që robërit e Allahut i përgjigjen Allahut për të vizituar shtëpinë e Allahut. Ata i përgjigjen thirrjes së Allahut me sinqeritet, pohojnë mirësinë e Tij, e njësojnë Atë, dhe pohojnë se Ai është Sunduesi i të gjithë krijesave, i pa shok është Allahu i Lartësuar në çdo gjë.

            Fjalët e Telbijes përmbajnë dhikrin më të bukur; flasin për adhurimin e Allahut, përgjigjen e thirrjes së Tij, bindjen dhe nënshtrimin e Allahut në çdo kohë, njësimin e Allahut në adhurim, në vetë qënien e Tij hyjnore dhe në sundim. Po ashtu ajo flet edhe se të gjitha lëvdatat dhe falenderimet i takojnë vetëm Allahut.

            Myslimani duke pohuar se të gjitha lëvdatat dhe falenderimet i takojnë vetëm Allahut, në të vërtetë ai pohon se Allahu i Lartësuar ka emrat dhe cilësitë më të përsosura dhe në të njëjtën kohë ai mohon se Allahu i Lartësuar ka cilësi të mangëta.

            Kjo ishte telbija të cilën e këndonte profeti (a.s.) ndërsa Abdulla ibnu Umer shtone edhe disa fjalë të tjera. Në disa transmetime të tjera thuhet se Abdullahi këto fjalë i kishte dëgjuar nga babai i tij Umeri.

            Mësimet e nxjerra nga hadithi:

            1 – Legjimiteti i telbijes për atë që kryen Haxhin apo Umren.

            2 – Pëlqyeshmëria e këndimit të Telbijes së kënduar nga profeti (a.s.)

            3 – Lejohet këndimi i Telbijes me të njëjtat fjalë të saj të miratuar nga Sheriati, edhe nëse nuk është transmetuar nga profeti (a.s.)

            4 – Vlera e lartë e Telbijes, sepse fjalët e saj janë përgjigje e thirrjes së Allahut, flasin për njësimin e Allahut të papërzier me idhujtari, janë pohim i mirësisë dhe sundimit të Allahut që është Një i vetëm dhe i pashok.

            5 – Përveç gjërave të sipërpërmendura, Telbija flet për të tre llojet e njësimit të Allahut që janë: Njësimi i hyjnitetit, adhurimit dhe emrave e cilësive të Allahut.

            6 – Ky hadith sinjalizon në mënyrë indirekte për Bujarinë e Allahut ndaj haxhinjve të i janë përgjigjur thirrjes së Allahut.

            7 – Telbija është slogan i ritualit të Haxhit, si tekbiri që është slogani i namazit. Ajo thuhet në çdo moment, sidomos kur haxhiu kalon nga një ritual në një tjetër, sa herë që ngrihet në një të tatëpjetë apo zbret në një ultësirë, sa herë që  kryen një veprim të papranueshëm..etj.

            8 – Duke qenë se Telbija është slogani i ritualit të Haxhit, atëherë haxhiu duhet ta ngrejë zërin dhe ta thotë atë sa më shumë. Ndërkaq, gruaja duhet ta ulë zërin që mos të jetë sprovë për të tjerët.

            Dispozitë fetare: Juristët islam kanë dhënë mendime të ndryshme në lidhje me dispozitën fetare të Telbijes; a është ajo ruknun (kusht), farz (detyrim) apo sunet (e pëlqyeshme)? Ndoshta mendimi më i drejtë në lidhje me këtë, është se telbija është farz sepse profeti (a.s.) thotë: “Tek unë erdhi ëngjëlli, i cili më urdhëroi që të urdhëroja shokët e mi që të ngrinin zërin gjatë këndimit të Telbijes.”

 

 

 


[1] Transmeton imam Muslimi.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

23/11/2017
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5506:3211:3414:0116:2317:49

Urtësi profetike

“Ai që e agjëron Ramazanin

dhe gjashtë ditë të tjera nga muaji Sheval,

është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin”.

(Hadith)

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook