Këngëtarja e famshme Sinead O’Connor, përqafon fenë islame.


Këngëtarja irlandeze  me famë botërore, Sinead O’Connor, ka bërë publike se është konvertuar në Islam, duke marrë emrin e ri “Shuhada ‘Davitt”.

O’Connor, i cila vitin e kaluar e ndryshoi emrin e saj ligjërisht në Magda Davitt, tha se ajo ka marrë vendim të heqë dorë nga katolicizmi dhe të konvertohet në islam. Këtë mesazh ajo e bëri publik për ndiekësit e saj në një postim në Twitter.

Në postimin e saj të një fotoje në Twitter ajo kishte veshur shaminë islame “hixhabin” dhe e shoqëronte me statusin “Kjo është për të njoftuar se unë jam krenare, që jam bërë një muslimane. ky është përfundimi i natyrshëm i çdo udhëtimi në teologji. Të gjitha studimet e shkrimeve të shenjta të çojnë në Islam, gjë që i bën të gjitha shkrimet e tjera të shenjta të panevojshme”. Shkruante ajo.

Gjithashtu ajo bëri të ditur se ka ndërruar edhe emrin e saj me një emër të ri. “Do të kem një emër të ri. Ai do të jetë Shuhada” , po ashtu ajo publikoi edhe një video duke kënduar ezanin dhe ku shprehej se kishte shumë emocione.

Gjithashtu këngëtarja e famshme konvertimin e saj e bëri publik edhe në një të përditshme irlandeze.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/11/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:4706:2311:3214:0516:2917:55

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook