By: Ali Tantavi

Kërkoje tek vetja


Vetja jonë është një botë më vete dhe e çuditshme! Ajo ndryshon çdo moment, duke mos qenë aspak e qëndrueshme. E do dikë dhe e sheh si mbret, fillon e urren dhe e sheh si shejtanin vetë. I shkreti nuk ishte as mbret dhe as shejtan! Ai nuk ndryshoi, por ndryshove ti vetë, ndryshuan emocionet e tua.

Je në një gëzim dhe jeta të duket e gëzuar, e lumtur dhe e qeshur. Mandej shkon në një mort dhe jeta të duket gjithë pikëllim, e zezë dhe pakuptim. Ti ndryshove, jo jeta, ajo as nuk qesh dhe as nuk qan. Ti je ai që qesh dhe ti je ai që qan.

Për tu mëshiruar je kur beson se urrejtja të bën më të fortë, se mllefi të bën më të zgjuar dhe se ashpërsia të bën më të respektuar.

Mëso të qeshësh me njerëzit që të rrethojnë, ndaj me ta dhimbjen dhe vuajtjet, jeto dhe bashkëjeto me ta. Mos u dëshpëro nëse humbet diçka personale. Kujtoja vetes se gjithçka ka qenë e shkruar në Pllakën e Caktimit, që para se të vish në këtë jetë, mes miliona njerëzve të tjerë!

Nëse zemërohet miku yt, shko shkundi dorën dhe jepi një përqafim.

Nëse zemërohesh ti me mikun tënd, hapja krahët dhe zemrën.

Nëse humbet diçka, kij parasysh se ke fituar shumë gjëra të tjera.

Nëse të humbet një takim, bëj çmos që të arrish një tjetër.

Sado të jetë dhimbja e hidhur dhe e ardhmja enigmë, hapi sytë për ëndrra të reja dhe ambicie, sepse e nesërmja është një ditë e re dhe ti do të kesh energji të reja.

“Të kënaqësh të gjithë njerëzit është diçka e pamundur” është një urtësi e cila përcillet në formë të sakatosur, por nëse e plotësojmë me pjesën tjetër të saj, ajo merr kuptim:”Të kënaqësh të gjithë njerëzit është diçka e pamundur, kurse të kënaqësh Zotin është një qëllim që nuk lihet mënjanë. Bëj aq sa mundesh.”

Nuk është kusht të jesh i bukur për të qenë i hijshëm, as të bësh lavde pafund që të jesh i dashur, as të kesh pasuri për të qenë i lumtur.

Nëse ia qëllon 99 herë por gabon vetëm një herë, harrojnë 99 të mirat dhe të kritikojnë për një gabim. Këta janë njerëzit.

Nëse gabon 99 herë dhe ia qëllon një herë, ti fal 99 herët dhe të shpërblen për një herë. Ky është Zoti.

Atëherë përse rend tu bësh qejfin njerëzve dhe harron Zotin e njerëzve?!

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

06/04/2020
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:3406:1112:5016:2519:1720:42

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook