Kohët kur namazi është i ndaluar


Pyetja: Cilat janë kohët kur namazi nuk lejohet të falet?

Përgjigja nga myftiu Axhil En-Nexhemi: Përgjigja e kësaj pyetje është në varësi të namazeve të cilat do të falë njeriu. Namazet të cilat fal njeriu janë tre llojesh:

1. Namaze vullnetare jo të forta

2. Namaze vullnetare të forta

3. Namaze farze

Sa i përket namazeve vullnetare jo të forta është e papëlqyeshme (mekruh) që të falet namazi në këto kohë:

A-          Në kohën e lindjes së diellit derisa ai të ngrihet një ose dy shtiza në horizont.

B-          Në kohën kur dielli arrin në kupën e qiellit derisa të anojë pak nga perëndimi.

C-     Në kohën kur dielli merr ngjyrë të kuqërremtë derisa të perëndojë.

Ndërsa sa i përket namazeve vullnetare të forta, sipas dijetarëve të medh’hebit Hanefij janë të papëlqyeshme (mekruh) të falen në kohët e sipërpërmendura.

Ndërsa dijetarët e medh’hebit Malikij janë të mendimit se këto namaze lejohet të falen në këto kohë, përveç namazit të hyrjes në xhami.

Dijetarët e medh’hebit Shafi’ij janë të mendimit se këto namaze lejohet të falen në këto kohë duke përfshirë edhe namazin e hyrjes në xhami e po ashtu edhe namazin e eklipsit të diellit.

Dijetarët e medh’hebit Hanbeli janë të mendimit se dy rekatet që falen pas Tavafit rreth Qabes janë të lejueshme që të falen në të gjitha kohërat. Ukbe ibnu Amër (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: “Tre janë kohët në të cilat profeti a.s. na kishte ndaluar që të faleshim. Na kishte ndaluar që të faleshim në kohën e lindjes së diellit derisa të ngrihej e të dukej në qiell, kur ai ishte në mesin e qiellit derisa të largohej pak nga ai dhe kur fillonte të perëndonte.”

Ndërsa për namazet farze, ato lejohet të falen në të gjitha kohët tek të gjithë dijetarët e medh’hebeve.

Allahu e di më së miri.

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

14/11/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:45 06:2011:3214:0716:3017:57

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook