By: Elton Harxhi

Komenti i ajetit:“Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj”


Shkaku i zbritjes së këtij ajeti është se në kohën e injorancës,- përpara se të vinte feja Islame - arabët pasi i therrnin devetë,e lyenin Qaben me gjakun e tyre. Shokët e Profetit (a.s) thanë: “Ne jemi më meritor, për ta bërë një gjë të tillë”. Më pas Allahu do të shpallte këtë ajet kuranor. Profeti (a.s) thotë në një hadith: “Me të vërtetë, Allahu nuk shikon as trupat dhe as pamjen tuaj, por shikon zemrat dhe veprat tuaja”[1].

Ky ajet kuranor i fton sahabët dhe të gjithë besimtarët, që të jenë të sinqertë në adhurimin dhe përkushtimin e tyre ndaj Allahut të Lartësuar.

Po ashtu, nëpërmjet këtij ajeti kuranor, Allahu i Lartësuar i fton besimtarët, që të mos hezitojnë aspak në kryerjen e obligimeve fetare apo në braktisjen e mëkateve. Në ritualin e therjes së kurbanit, besimtari duhet të marrë për shembull bindjen e dy profetëve të Allahut të Lartësuar, Ibrahimit (a.s) dhe Ismailit (a.s), të cilët nuk hezituan për asnjë moment për të përmbushur urdhrin e Allahut të Lartësuar deri në fund.

Rituali i therrjes së kurbanit na bën, që:

1- të reflektojmë me vetet tona.

2- të largohemi nga çdo ideologji e gabuar dhe çdo risi.

3- të braktisim çdo gjë të keqe që është mbjellë në zemrat tona.

4- të largohemi nga morali dhe sjelljet e pahijshme.

5- të largohemi nga padrejtësia, mashtrimi, syfaqësia dhe neglizhenca jonë ndaj përgjegjësive, me të cilat jemi ngarkuar.

Nëse arrijmë të shmangemi nga të gjitha këto gjëra, atëherëdo të jemi të lumtur në të dy botët.

 



[1]- Muslimi (2564).

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

13/08/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:5405:4112:5316:4219:5221:27

Hadithe

Transmetohet nga

Ebu Hurejra radijAllahu anhu se:

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu

alejhi ue sel-lem ka thënë:

Umra nga umra janë fshirje

për mëkatet që bëhen midis tyre,

ndërsa haxhi i pranuar nuk

ka shperblim tjetër për të

veç xhenetit.”

Buhariu (1773) dhe

Muslimi (1349)

 


Haxhi 2022 / 1443

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook