By: Komisioni i Fetvave te Kuvajtit

Konsumimi i produkteve që përmbajnë xhelatinë


Pyetje: Disa medikamente dhe produkte ushqimore përmbajnë xhelatinë e cila del nga dhjami i derrit. Duhet të theksojmë se gjatë përpunimit të këtyre produkteve lënda bazë-dhjami i derrit- ndryshon tërësisht si rezultat i proceseve kimike. A lejohet përdorimi i këtyre produkteve?

Përgjigja: Juristët e medh’hebeve Hanefi, Maliki dhe në një transmetim të medh’hebit Hanbeli janë të mendimit se që një lëndë e papastër të kthehet në lëndë të pastër duhet që të ndryshojë në përbërje. Për shembull: Hiri i një lënde të papastër konsiderohet i pastër.  Nëse vera shndërrohet në uthull, uthulla konsiderohet e pastër për shkak se lënda e parë (vera) është shndërruar në një lëndë tjetër. Sheriati e konsideron një lëndë të papastër si të tillë kur ajo është në gjëndjen e saj fillestare. Me humbjen e kësaj gjendje, ndryshon edhe dispozita fetare në lidhje me të. Kështu nëse kocka apo mishi shndërrohen në kripë, dispozita fetare jepet për kripën dhe jo për kockën apo mishin. Shembuj të tillë në legjislacionin islam ka plot: gjaku i mpiksur është i papastër, e nëse ai shndërrohet në copë mishi, copa e mishit konsiderohet e pastër. Lëngu i shtrydhur i një fruti është i pastër, e nëse ai shndërrohet në verë, vera  konsiderohet e papastër.

Kështu pra: Dispozita fetare ka lidhje me vetitë dhe veçoritë e lëndës së shndërruar. Prandaj, përsa i përket xhelatinës ajo konsiderohet një lëndë krejt tjetër nga ajo e derrit,  ç’ka do të thotë se ajo nuk është as lëkurë dhe as kockë derri. Dhe si rrjedhojë lejohet prodhimi, ngrënia dhe shitblerja e saj.

Allahu e di më mirë.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

13/08/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:5405:4112:5316:4219:5221:27

Hadithe

Transmetohet nga

Ebu Hurejra radijAllahu anhu se:

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu

alejhi ue sel-lem ka thënë:

Umra nga umra janë fshirje

për mëkatet që bëhen midis tyre,

ndërsa haxhi i pranuar nuk

ka shperblim tjetër për të

veç xhenetit.”

Buhariu (1773) dhe

Muslimi (1349)

 


Haxhi 2022 / 1443

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook