By: Alija Izetbegoviq

Kurani dhe shartet


Zakonisht ne lexojmë: Janë pesë obligime kryesore fetare: Shehadeti, Namazi, Agjërimi, Zekati dhe Haxhi. I quajnë edhe pesë shtyllat e Islamit, ose më shpesh pesë shartet islame. Këtë e hasim edhe në Ilmihalë dhe në enciklopeditë. Kështu mësojnë fëmijët e myslimanëve në të pesë kontinentet. Kështu është themeluar botëkuptimi i përditshëm i myslimanëve dhe i të tjerëve, pa marrë parasysh se ç`është Islami më tutje. Pjesa më e madhe e njerëzve konsiderojnë, se ai është i dhënë në sharte, e pranuan atë apo nuk e pranuan. Në mësimin e pesë sharteve përmblidhet kuptimi ynë për Islamin. Më pak është e ditur, se në të përmblidhet edhe injoranca jonë për të. Kësaj injorance i është kushtuar ky artikull.
Gjatë leximit të Kuranit, pasi ju i dini ato sharte, nuk mund t'i shpëtoni ndjenjës se shartet nuk e përmbajnë Kuranin. Shartet duhej të ishin sintezë e Kuranit e ato nuk janë kështu në kuptimin tonë. Njerëzit i konsiderojnë ato si pwrkufizim i Islamit, që nuk mund të jetë asnjëherë kështu. Në një libër të logjikës lexoj: pwrkufizimi është punë logjike, me të cilën përcaktohet përmbajtja e ndonjë lënde apo mendimi, kështu që ajo mund të njihet e të dallohet nga të tjerat. Mandej pwrkufizimi duhet t'i përshtatet lëndës; ai nuk mund të jetë shumë i ngushtë, e as shumë i zgjeruar, ai duhet t'i përmbajë ato dhe vetëm ato karakteristika, që janë të domosdoshme për të caktuar përmbajtjen dhe dimensionin logjik të mendimit. As më shumë as më pak se kaq.
Kështu për shembull: katrori është katërkëndësh, brinjët e të cilit janë identike dhe vertikale me njëra-tjetrën. Elementet esenciale: numri i brinjëve (katër), brinjët identike, këndet në mes tyre (të drejta). Në pwrkufizimin që do të linte një nga këto elemente esenciale, ne nuk do të kishim mundësi ta njihnim katrorin. E ky nuk do të ishte pwrkufizimi i katrorit.
Diçka e ngjashme ndodh edhe kur i krahasojmë shartet me Islamin: Shartet nuk i prezantojnë të gjitha elementet esenciale të Kuranit e sipas emërtimit duhej ta bënin këtë, të gjithë e presin me të drejtë. Krijohet njw ndjenjë e rrejshme për njohjen e Islamit vetëm përmes njohjes së sharteve. Kuptimi i gabuar është më i rrezikshëm se injoranca, sepse formohet pasqyra e gabuar e lëndës dhe bllokon dëshirën tonë për të ditur atë, që për ne është e panjohur. Nuk di se kush i ka përkufizuar shartet në formën e sotme, por nëse ato nuk përmbajnë esencën dhe tërësinë e Kuranit, nuk është fare me rëndësi se si quhej ai person. Mësimi i sharteve është bërë zëvendësim për mësimin e Kuranit. Metodat e shkurtuara janë shumë të rrezikshme, prandaj kanë përgjegjësi të madhe.
Ato mbajnë në vetvete rrezikun e gjymtimit të ideve kryesore dhe favorizohen nga përtacia natyrore e njerëzve. Me fjalë të tjera, njerëzit preferojnë më shumë metodat e shkurtuara dhe pwrkufizimet e gatshme. Kjo i liron ata nga studimi i gjatë dhe i mundimshëm personal. Wshtë më e lehtë të mësohen pesë shartet, se të studiohet Kurani.
Ku është thirrja që të bëhesh i drejtë, e që theksohet në mënyrë kategorike; ku është porosia për luftë e ekspozuar në formë aspak më kategorike; ku është ajo "besoni dhe bëni vepra të mira", e përmendur në aq shumë vende në Kuran, me këtë rast jo vepra të mira në aspekt të namazit, agjërimit, por vepra të mira në përgjithësi, në kuptimin më të gjerë kuranor. Kjo thirrje për të bërw vepra të mira, me përmendje të shpeshtë, i jep një nuancë krejt Kuranit dhe ndikon si mbresa e parë dhe e fundit e atij, që e lexon Kuranin. Ja pra, pikwrisht kjo thirrje nuk ka gjetur vend në asnjërin prej sharteve.
Të gjithë kanë ardhur në përfundimin se, nëse falem, agjëroj, jap 2,5% nga pasuria dhe eventualisht shkoj në Haxh, unë padyshim e kam siguruar lumturinë në të dy botët! Por a është kështu? - Literatura është e mbushur plot me tregime rreth atyre, që kalojnë pragjet e xhamive, derisa shpirtrat e tyre i kanë të zbrazëta. Këto rrëfime fatkeqësisht i shkruajnë vetëm ata, qw kanw qëllime tw këqija. Nëse me qindra vjet, nga gjenerata në gjeneratë, njerëzit marrin një formë difektoze, të sakatuar, një kuptim të gjymtë të mendimit kryesor që formon frymën, kuptimet dhe sjelljet e njerëzve, atëherë a është çudi, që edhe rezultatet të jenë në të njëjtën mënyrë me difekte, jo të plota, të gjymta? Shikuar nga këndi kuranor, Islami i ka mbi të gjitha dy sharte: i pari - të besosh, i dyti - të bësh mirë. Nëse dikush mendon, se ajo e mirë mund të kufizohet dhe të përcaktohet vetëm në namaz, agjërim dhe zekat, ai i bën një shërbim shumë të dëmshëm Islamit e mbi të gjitha i bën padrejtësi vetvetes.
Ndonjëri natyrisht, qw duke mos kuptuar domethënien e kritikës sime, dëshiron të më kujtojë tani se kam harruar ahlakun, moralin islam, librin voluminoz që përmban të gjitha rregullat për ndershmëri, drejtësi, thjeshtësi, ndihmesën reciproke, mirësjelljen etj. Mirëpo a nuk është ahlaku, në dallim nga shartet në plan të dytë? Një anketë sigurisht do të tregonte se një numër i madh myslimanësh jetojnë dhe vdesin, duke i ditur shartet e duke mos ditur gjë për ahlakun dhe dispozitat e tij. Kjo ka të bëjë pikërisht edhe më faktin, se disa nga ato dispozita duhej të ishin "sharte".
Një nga këto dispozita, gjithsesi është edhe misioni i së mirës në botë - kërkesa të cilën Kurani, krahas besimit në Zotin, e ka potencuar më së shumti. Kurani e përsëriti thirrjen e dyfishtë vazhdimisht dhe pa u lodhur në të 23 vjetët e shpalljes në të gjitha situatat, që i kalonte shoqëria njerëzore, së cilës i është dedikuar drejtpërdrejt.
Vetëm në suren "Bekare" atë e kam hasur në tetë vende (ajetet 58, 62, 82, 83, 117, 224, 254, dhe 227), pastaj njëkohësisht në suret që pasojnë: Ali Imran: 92, 104, 134, 180; Nisa: 36, 58, 124, 149; Maide: 1, 3, 10, 38, 51, 72; A'raf: 156, 198; Tevbe: 21, 72, 113; Hud: 23; Rra'd: 22-24; Nahl: 90, 97; Isra: 7, 100; Kehf: 30, 108; Merjem: 60, 97; Ta-Ha: 75, 82; Enbija: 73, 94; Haxhxh: 41, 50, 56 etj. etj.

Kjo është vetëm gjysma e parë e Kuranit. Ia lë lexuesit që të vazhdojë vetë më tutje, që ta vërtetojë se ajo "besoni dhe bëni vepra të mira" haset po aq shpesh edhe në pjesën e dytë të Kuranit.
Të besosh dhe të bësh vepra të mira - këto dy ligje të mëdha dhe të pathyeshme të jetës njerëzore, të shkruara në Kuran në shumë vende, por edhe në zemrat e të gjithë njerëzve, gjenden para të gjitha lutjeve, agjërimeve, sadakave, haxheve dhe ritualeve.
Vetëm atëherë kur t'i respektojmë dhe pasojmë ato, pra nëse besojmë dhe bëjmë vepra të mira, jemi myslimanë. Pa to ne nuk jemi ata (myslimanë) pa marrë parasysh "bash vaktin" (të mos e lëmë asnjë namaz) dhe gjërat e tjera të mira, të cilat para këtyre parimeve të mëdha dhe të thjeshta, janë në raport si forma ndaj esencës-thelbit, si teknika ndaj idesë, si mjet ndaj qëllimit. Nwse këto forma do të plotësohen me esencën, fenë e gjallë, apo do të jenë guaca të fosilizuara, të zbrazëta e pa jetë, kjo varet vetëm nga fakti, se a besojmë sinqerisht dhe a bëjmë vepra të mira. Në këto dy ligje mund të reduktohen gradualisht të gjitha kërkesat e tjera, urdhëresat, porositë këshillat e ndalesat e Kuranit. Kurse ato vetë janë elementare, më tutje nuk reduktohen njëri në tjetrin, për arsye se përbëjnë esencën e Islamit. Islam nuk ka vetëm me besim, pa vepra në të cilat manifestohet e vërtetohet dhe anasjelltas.

Islam nuk ka vetëm veprat e mira, pa besimin, në të cilin shihet arsyeja e tyre kryesore, kuptimi metafizik, justifikimi dhe vendi i tyre në fotografinë e përgjithshme të botës: kryej vepra të mira, sepse Zoti ashtu ka urdhëruar, përmbahem nga e keqja, sepse Zoti e ka ndaluar.
Pa kontributin tim, një pjesë e botës do të mbetet përherë e pambaruar apo e papërkryer dhe jo perfekte. Për këtë arsye nuk ka mundësi vetëm të besoj, por më duhet edhe të lëviz, të punoj dhe të veproj. Ajo që në Krishterim është moto e dashurisë ("duaje të afërmin sikurse veten"), në hinduizëm parim i paqes ("satijagrehe") ose në marksizëm "qeveria e klasës punëtore" ose "ndarja sipas nevojës" (apo diç e ngjashme), e njëjta gjë në Islam është "të besuarit dhe bërja e veprave të mira". Në këtë parim gjenden ato dy themelet e Islamit, nga të cilat i pari (besimi) paraqet qëndrimin e brendshëm, një të njohur, intuitën, përcaktimin, pasqyrimin e brendshëm të botës dhe gjithësisë, ndërsa i dyti (bërja e veprave të mira) nënkupton sjelljen në përputhje me atë besim, me atë vetëdije, pra të vepruarit, të bërit, me një fjalë strukturën e jashtme të fesë. Njëri është ana subjektive e tjetri ana objektive e përkatësisë islame.
Sipas Islamit, çdo gjë humane, prandaj edhe çdo gjë islame, përmblidhet në instancën e fundit nga ajo të besosh dhe të bësh mirë. Këto janë ato dy qëllimet për të cilat Islami i thërret të gjithë njerëzit qw kanw qëllim tw mirë. Pse është me rëndësi të vihet në dukje ky aspekt i Islamit? - Njeriu mund të falet, të agjërojë, madje edhe zekatin ta japë (që është më vështirë), e të mbesë i zbrazët. Në të kundërtën, njeriu nuk mund të pasojë urdhrin kuranor, për bërjen e veprave të mira e të mos bëhet dhe të mbesë human, thjesht për arsye se nuk mund të jetë njëkohësisht i tillë dhe diçka tjetër (të jetë i mirë dhe i keq).
Sepse namazi nuk është qëllim, namazi është mjet, rrugë; qëllimi është përsosmëria, qëllimi është mirësia në kuptimin më të mirë të fjalës, ose Zoti si mirësi absolute. Falja me dyfytyrësi wshtë e mundur, por është e pamundur që me dyfytyrësi të jesh njeri i mirë (apo i drejtë). Njerëzit shpesh ndërrojnë qëllimin dhe mjetin. Falen, por nga ajo falje kanë vetëm gjimnastikën ose agjërojnë e nga ajo nuk kanë tjetër vetëm uri dhe etje. Rreziku kryesor për fenë nuk vjen, siç mendohet zakonisht, nga jobesimtari.
Rreziku i vërtetë vjen nga besimtarët e dobët, të padenjë. Besimi ka lindur, jeton dhe mbijeton në polemikë ose luftë me kufrin. Ky ballafaqim është i vjetër sa edhe vetë njerëzimi e ndoshta do të vazhdojë për sa kohw të ekzistojë ai; ai vetëm mund ta forcojë fenë, jetën e saj të brendshme, t'i sqarojë shkaqet e saj, ta mbajë vigjilente vetëdijen e saj. Aty janë qëndrimet e qarta dhe raportet e pastra. Por ç`do të bëhet me fenë formale, të personifikuar në dispozita, në institucione, në hierarki, poza, fraza, iluzione? Kjo humbje e domethënies së vërtetë në formën e zhveshur shkon deri në masën hutuese, p.sh. pesë herë në ditë të pastrohesh dhe prapë të mbetesh i papastër. Në lindje kam parë disa njerëz në njw xhami, të cilët merrnin abdes në mënyrë aq rutinore, sa dihej se i "pastronin" të gjitha pjesët e caktuara dhe mbeteshin të papastër.
Të habitur pyesim: Si u shkon kjo gjë për dore?
- A nuk është kjo njësoj, si të biesh në pishinë e të mbetesh i terur.
E krejt shkathtësia përbëhet nga ajo, se pastrimi është zëvendësuar me fërkim me dorë të lagur. Higjiena ka humbur, ka mbetur vetëm simbolika. Ajo që ka ndodhur këtu me abdesin, ka ndodhur edhe me disa, apo pothuajse me të gjitha dispozitat islame. Islami ka kaluar në ritual, i zbrazët, dhe pa përmbajtje.
Natyrisht, rezultatet në jetën konkrete janë po ashtu shkatërruese.
Prandaj, kur dikush më pyet dhe sidomos kur më pyet fëmija im: Ç`është Islami? - do t'i përgjigjem: “Ai është të besosh dhe të bësh vepra të mira. Pastaj do t'i tregoj për namazin, agjërimin, haxhin dhe në fund do t'i them se këto janë rite. Ato i takojnë fesë, nëse zemra të është mbushur me besim (iman) tek Zoti dhe sjelljet e tua me vepra të mira.
Nëse këto mungojnë, atwherw ritet mbesin të zbrazëta. Situata për të cilën është fjala, shpjegon se për çfarë arsyeje, pa marrë parasysh, për të gjitha interpretimet njerëzore për Islamin, duhet të kthehemi gjithnjë tek burimet e Islamit dhe tek Kurani si burim kryesor.
Vetëm Kurani është realiteti i përgjithshëm për Islamin. Ai është fjalë e Zotit. Shartet janë përpjekje e njerëzve për sintetizimin e Kuranit.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

23/11/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5406:3111:3414:0116:2317:50

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook