Kurbani për shtëpinë e re


Pyetje:”Disa njerëz pretendojnë se duhet therur një kurban në themelet e shtëpisë së re që kërkon të ndërtosh, përndryshe shtëpia do të pushtohet nga xhindet. A ëshë kjo e vërtetë?”

Myftiu:”Jusuf Kardavi

Përgjigj:”Ajo që shohim është se njerëzit kanë perceptime të ndryshme lidhur me botën e padukshme të xhindeve. Disa prej tyre e teprojnë me ndikimin dhe fuqinë e xhindeve, të tjerët e teperojnë me të kundërtën, duke mohuar ekzistencën e tyre. Të parët, besojnë se xhindet kanë ndikim në çdo gjë të madhe dhe të vogël, ata u qëndrojnë mbi koka, tek pragjet e dyerve, i rrethojnë natën e ditën, sikur xhindet janë kontrollojnë mbarë botën.

Padyshim që të dy kategoritë janë gabim dhe larg mësimeve të islamit.

Islami është feja e të mesmes, e pranon ekzistencën e xhindeve dhe botës së tyre.

Xhindet janë të pranishëm dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim, por të thuash se ata kanë kaq shumë pushtet dhe ndikim në botë, saqë pushtojnë shtëpitë e njerëzve dhe se kushdo që nuk ther kurban për ta, ia shndërrojnë jetën në ferr, është diçka që nuk e gjejmë të përmendur në literaturën fetare. Gjëra të tilla hyjnë në çështjet e gajbit, tek të cilat nuk mund të arrihet. Prandaj nuk kemi përse ti besojmë gjëra të tilla, përderisa nuk kemi argumente fetare.

Që këtu, themi që të therësh kurban kur ndërton një shtëpi të re, është diçka e pabazë në fe. Therja e kurbanëve në islam, lidhet me festa fetare të caktuara, siç është kurban bajrami, lindja e një fëmije etj…

Zoti e di më mirë!



 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/12/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:14 06:5411:4213:5816:1817:47

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook