KUSH ESHTE SHPIRTI I SHENJTE?


Letra 2 e Pjetrit 1:20-21 ngre pyetjen e rëndësishme

Kush dhe çfarë është ky apo kjo ruah kadosh (frymë e shenjtë/shpirt i shenjtë) që shtyn njerëz të shenjtë të Perëndisë (profetët) të flasin dhe të interpretojnë profecitë e Shkrimit (hebraik)?
Të krishterët e hershëm dhe të vonshëm paraqesin koncepte divergjente për të: dikush e identifikon me djalin ‘njeri-frymë’ të Zotit, të vdekur e të ringjallur, që ndërmjetëson në të djathtën e Zotit (Pali, shek.I)[1]; dikush si vajzën dhe bashkëpunëtoren e Zotit në krijim (Ireneus, shek.II)[2]; dikush si një engjëll serafim-hyjni (Origjeni, shek.III)[3], dhe disa si anëtar i një tresheje hyjnore të pandashme në ‘substancë’ por rrënjësisht të ndarë në personalitet - me fjalë të tjera, njëri personalitet i një perëndie me personalitet të trefishtë (Koncili i Kalcedonit, shek.IV); dhe disa të tjerë si një fuqi pa personalitet të poseduar nga Zoti.

Evidenca biblike
Për të dhënë një përgjigje vendimtare, përgjigja jonë duhet bazuar kryesisht në Shkrimin hebraik dhe kryesisht në ato fragmente, që quhen ‘profeci’ dhe ‘interpretime profecish’, duke shpresuar në një sqarim të çështjes nga vetë tekstet dhe konteksti i tyre, si dhe nga lidhja ndërmjet tyre. Njëkohësisht argumentimi do të shoqërohet dhe me paralele nga shkrimet e krishtera, të cilat do vendosen si shënime nën tekst. Pra burimi i autoritetit të kësaj përgjigje mbetet metoda ‘shkrimi qartëson shkrimin’.
Le të shqyrtojmë tre grup-tekste që përmbajnë fragmente të ‘profecisë’ dhe ‘interpretimit profetik’. Kemi të bëjmë me vizione së të ardhmes së afërt apo të largët që ‘shohin’ disa profetë dhe me interpretimet, të cilët ata i shkruajnë si profeci. Personi i cili, sipas Pjetrit, duhet të shfaqet në skenë, është Fryma e/Shpirti i Shenjtë që qëndron pas ‘vegimeve’ dhe ‘interpretimit’ të profecive.

1. Vegimet dhe profecitë e profetit Ezekiel
(a) 1:28; 2:1-2, 9; 3:3
…u rrëzova me fytyrë për tokë
dhe dëgjova zërin e dikujt që fliste
dhe më tha: ‘O bir njeriu, çohu në këmbë
dhe unë do të të flas’.

Ndërsa ai më fliste,
Fryma (Shpirti) hyri (ndikoi) tek unë dhe më bëri të
çohem në këmbë,
dhe unë dëgjova atë që më fliste…
Unë shikova dhe ja një dorë e shtrirë drejt meje;
dhe ja, në të ishte rrotulla e një libri…
kështu unë e hëngra dhe u bë në gojën time
i ëmbël si mjaltë…[4]

(c) 8:2-3
Unë shikova dhe ja
një figurë njeriu me pamje zjarri;
nga sa i përngjanin ijët e tij nga poshtë
dukeshin prej zjarri
dhe nga sa i përngjanin ijët e tij lart
dukeshin të shkëlqyera si ngjyra e bronzit inkadeshent

Ai shtriu një formë dore
dhe më kapi nga një tufë e flokëve të mi
dhe Fryma (Shpirti) më ngriti midis qiellit dhe tokës
dhe më çoi në vegime të Perëndisë në Jeruzalem…[5]

2. Vegimet dhe profecitë e profetit Zakaria

(a) 1: 8-9, 13

Natën pata një vegim…
Unë pyeta: ‘Imzot, çfarë kuptimi kanë këto gjëra?’
Engjëlli që fliste me mua m`u përgjigj:
‘Unë do të të bëj të shohësh (interpretoj)
çfarë kuptimi kanë ato’…
Pastaj Zoti i dha disa fjalë të mira, fjalë inkurajimi
engjëllit që fliste me mua.

(c) 4:1-6
Pastaj engjëlli që fliste me mua u kthye
dhe më zgjoi ashtu si zgjojnë dikë nga gjumi
dhe më pyeti: ‘çfarë po shikon?’
U përgjigja: ‘Ja, po shikoj…’

Kështu nisa t’i them engjëllit që fliste me mua:
‘Imzot, ç`kuptim kanë këto gjëra?’
engjëlli që fliste me mua u përgjigj dhe më tha:
‘Nuk e kupton se ç`duan të thonë këto gjëra?’
Unë i thashë: ‘Jo, imzot’.
Atëherë ai, duke u përgjigjur, më tha…

3. Vegimet dhe profecitë e profetit Daniel

(a) 8:15-19
Tani ndërsa unë, Danieli,
e kisha parasysh vegimin dhe
përpiqesha ta kuptoja,
ja ku po rri para meje dikush
që ka pamjen e një burri.

‘Gabriel, shpjegoja këtij vegimin’.
Ai u afrua…
unë pata frikë dhe rashë me fytyrë (në tokë).
Por ai më tha: ‘Kuptoje mirë, o bir njeriu,
sepse ky vegim ka të bëjë me kohët e fundit’.
Ndërsa ai fliste me mua,
unë rashë në një gjumë të rëndë me fytyrë për tokë,
por ai më preku dhe më bëri të ngrihem…
dhe tha: ‘Ja, unë do të të tregoj atë që ka për të
ndodhur…’

(b) 9:21-23
…ndërsa unë po flisja akoma në lutje,
ai njeri, Gabrieli që e kisha parë në vegim në fillim,
i dërguar…

Ai më mësoi dhe më foli:
‘Unë kam ardhur tani, o Daniel,
që të të vë në gjendje të kuptosh…
Trego kujdes pra, për fjalën dhe kupto vegimin…

(c) 10:5-7, 9-12
Ngrita sytë dhe shikova, ja një njeri…
Trupi i tij ishte i ngjashëm me topazin,
fytyra e tij kishte pamjen e rrufesë,
sytë e tij ishin si pishtarë flakërues,
krahët dhe këmbët e tij dukeshin si prej bronzi të
llustruar
dhe tingulli i fjalëve të tij ishte si zhurma e një turme.
Vetëm unë Danieli pashë vegimin…
… duke dëgjuar zërin e fjalëve të tij,
rashë në një gjumë të thellë me fytyrë përtokë.

Por ja një dorë më preku
dhe bëri që unë të rri duke u dridhur…

Pastaj më tha: ‘Daniel, njeri shumë i dashur,
kupto fjalët që po të them
dhe çohu në këmbë,
sepse tani më kanë dërguar tek ti’.

Nga këto fragmente të cilat paraqesin të njëjtën situatë - shpalljen apo zbulesën e Zotit ndaj njerëzve të zgjedhur prej Tij si profetë me anë të Frymës (Shpirtit) - ne gradualisht, nga shkrimi në shkrim, arrijmë të identifikojmë personin misterioz, i cili quhet Fryma (apo Shpirti) nga Ezekieli; më pas engjëlli (pa emër) që merr fjalët direkt nga Zoti, tek Zekeria; dhe më pas Gabriel (interpretuesi i dërguar) tek Danieli.
Pra shpirti i shenjtë nuk është veçse engjëlli i shenjtë i zbulesës, shpalljes i cili transmeton fjalët dhe të fshehtat e Zotit tek njerëzit e zgjedhur si profetë.[6] Emri i tij është në hebraisht Gabriel, dmth. i Fuqishmi i Perëndisë. Ai flet fjalët e Zotit[7] dhe ua interpreton profecitë profetëve.
Ndërkohë ky engjëll i shenjtë përveç rolit zbulues, ka edhe rol çlirues apo mbrojtës ndaj njerëzve të cilët e besojnë dhe i frikësohen Zotit. Teksti i një tjetër profeti e dëshmon këtë, Isaia 63:9-10:
Në çdo hidhërim të tyre Ai u hidhërua
dhe engjëlli i pranisë së Tij [8] i shpëtoi; …
Por ata u rebeluan dhe e trishtuan Frymën e tij të shenjtë…
Dhe Psalmet flasin për këtë rol të tij dhe engjëjve të tjerë që zbatojnë vullnetin e Zotit:[9]
Ai (Zoti) do të dërgojë (engjëllin) nga qielli për të më shpëtuar…
(Psalmet 57:3)
engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej Tij (Zotit) dhe i çliron.
(Psalmet 34:7)
Ai do të urdhërojë engjëjt e Tij të të ruajnë në të gjitha rrugët e tua.
(Psalmet 91:11)
Gabrieli është një prej engjëjve ndërmjetës, i cili lutet tek Zoti në favor të besimtarëve [10] :
Në rast se ka pranë Tij një engjëll, një ndërmjetës…
që ti tregojë njeriun detyrën e tij.
Perëndisë i vjen keq për të…
Do t’i lutet fort Perëndisë,
do të gjejë hir pranë Tij…
(Jobit 33:23-24, 26)
Gabrieli është engjëlli që paralajmëron, në Dhjatën e vjetër [11], lindjen e profetëve:
engjëlli i Zotit i tha akoma: ‘Ja ti je me barrë
dhe do të lindësh një djalë
dhe do ta quash Ismael,
sepse Zoti morri parasysh hidhërimin tënd.
(Zanafilla 16:11)
Dhe ai tha: ‘Do të kthehem me siguri vitin e ardhshëm te ti po në këtë kohë;dhe ja Sara,
gruaja jote do të ketë një djalë (Isakun).’ (Zanafilla 18:10)

Evidenca Kuranore
Emri në hebraisht Gabriel, dmth. i Fuqishmi i Perëndisë - në gjuhën arabe, Xhebrail me të njëjtin kuptim, bën të njohur të njëjtën krijesë fisnike të Allahut, Perëndisë Një të Vetëm.
– Ai është ruhul kudus (shpirti i shenjtë) - engjëlli i shenjtë që solli me urdhrin e Allahut, Kuranin në zemrën e Muhamedit, paqja e bekimi i Zotit qoftë mbi të:
16:2 dhe 40:15, Allahu dërgon prej engjëjve të Tij Shpirtin me shpallje mbi profetët, për t’i udhëzuar njerëzit të adhurojnë vetëm Një Zot dhe për të kujtuar Ditën e takimit me Të (ringjalljen dhe llogarinë, shpërblimin apo ndëshkimin e përjetshëm).[Ai përmendet së bashku me engjëjt në disa ajete, [70:4, 78:38, 97:4]
16:102 dhe 2:97, ky shpirt i shenjtë identifikohet më tej si Xhebraili, i cili është i dërguari i Allahut tek profetët e nderuar, dhe kushdo që e kundërshton apo mohon atë është mohues, jobesimtar, pra në armiqësi me Allahun. [Kurani nuk është thënie e djallit të mallkuar, 81:19-27; ata që pohojnë këtë blasfemojnë kundër shpirtit të shenjtë dhe ndaj Atij që e dërgoi atë mbi Muhamedin, paqja e bekimi i Zotit qoftë mbi të]
– Ai është Shpirti i fuqishëm, inteligjent dhe besnik në transmetimin e Fjalëve të Zotit:
26:192-194; 53:4-10, ai ka një personalitet dhe cilësi, pra s’është fuqi abstrakte, ndonjëherë është i dukshëm për sytë e njerëzve të zgjedhur, ose në formën e vet origjinale ose kur shfaqet tërësisht në formë njeriu (p.sh. 19:17, ku lajmëron lindjen e Isait, paqja e bekimi i Zotit qoftë mbi të).
– Ai ka pozitë të lartë, është i nderuar, por nuk adhurohet nga myslimanët:
81:19-21; 3:80, ai është një krijesë fisnike e shenjtë, që meriton respekt dhe nderim nga myslimanët, pasi zbaton plotësisht vullnetin e Allahut, Zotit të botëve; por ai kurrsesi nuk duhet konsideruar si perëndi apo të adhurohet përkrah Allahut, pasi ai është dhe vetë adhurues i Tij.[12]

Referenca

1 - Romakëve 8:26,34 dhe 1Timoteut 2:5; Galatasve 4:5 dhe 1Korintasve 15:45. Konceptimi i Jezusit si ‘frymë’ në letrat e Palit bie ndesh me konceptimin e Jezusit në Ungjillin e Lukës, 24:37-39, vetëm si njeri e jo frymë..,br> 2 - Adversus Haereses, IV, 20.
3 - De Principiis, I, 3
4 - Një paralel interesant është ai tek Zbulesa 10, ku tregohet sesi një ëngjëll i lavdishëm është personi i cili i jep librin profetik me dorën e tij profetit që ‘ta hajë’. Përshkrimi i tij si figurë ‘i shndritshëm’ dhe ‘zjarr’ na kujton figurën e përshkruar nga Ezekieli 8:2.
5 - Tek Zbulesa 20:9-10, është njëri nga shtatë engjëjt (frymërat) personi që “çon në Frymë” dhe tregon në vizion Jeruzalemin (qiellor).
6 - Shiko shkrimet e krishtera, Zbulesa 22:6.
7 - Gjoni, autori i Zbulesës së krishterë, flet për ‘engjëllin që e çon në Frymë’ dhe vegime dhe është engjëlli që ia interpreton ato (Zbulesa.17:1,3,7,9). Është e habitshme ngjashmëria e përshkrimit të engjëllit (1:12-17) me ato të përshkrimeve të profetëve të përmendur; por shihet qartë dhe tendenca e tij si i krishterë që këtë ‘folës’ ta identifikojë me Jezusin e vdekur e të ringjallur (1:18). Gabimisht (ose qëllimisht) Gjoni e ngatërron më tej engjëllin e Zbulesës hebraike me Jezusin (Zbulesa.22:6-13). Ai shfaq në këtë mënyrë pa dyshim, influencën pauline në mendimin e vet.
8 - Judejtë besonin se ka 7 engjëj (apo frymëra) që qëndrojnë para Perëndisë, të cilët quhen ndryshe dhe ثngjëjt e pranisë së Tij (shih dhe Tobisë 10:14 dhe Zbulesa 4:5) Gabrieli është njëri prej tyre. Ky engjëll i shoqëroi izraelitët (Eksodi 23:20-21) edhe atëherë kur Zoti vendosi të distancohet nga ata (Eksodi 33:2-5).
9 - Psalmet 103:20-21
10 - Fryma, në tekstet greke të krishtera, është engjëlli, një prej engjëve (frymërave) që ndihmojnë e fuqizojnë besimtarët (Veprat 2:2-4 dhe Hebrenjve 1:7, 14). Nga tekstet kuptohet me lehtësi se Fryma e shenjtë që shfaqet tek Veprat si ‘erë dhe zjarr’ nuk është veçse engjëlli apo engjëjt e Zotit që ndihmojnë besimtarët, të përshkruar tek Letra Hebrenjve si ‘erë dhe zjarr’. Ato nuk mund të identifikohen me Zotin (shih 1Mbretërve 19:11-12). Ndërkohë identifikimi i Frymës si ‘engjëll i shenjtë’ i dërguar nga Perëndia, mund të shihet akoma më qartë në historinë e centurionit Kornel (Veprat 10:3-5, 19-20, 22).
11 - Ndërkohë që ky engjëll ‘lajmëtar’ identifikohet në dhjatën e re qartësisht si ‘Gabrieli që rri në prani të Perëndisë’, kur paralajmëron lindjen e dy profetëve të nderuar, respektivisht Gjon Pagëzorit dhe Jezusit (Luka 1:11-13 dhe 1:19, 26-30).
12 - Lexo dhe Zbulesa 22:8-9.

Submitting your vote...
Rating: 5.0 of 5. 1 vote(s).
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

20/05/2012
ImsakuSabahuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
3:153:455:1212:4416:4020:0421:48

Thënia e ditës

Duke lexuar autorët

që shkruajnë mirë,

mësohesh të flasësh mirë.

Volter

Video e re

Flash is required!

Sondazh

Sondazh
Sa libra lexoni në vit?
1 - 3 libra
4 - 6 libra
7 - 10 libra
Mbi 10 libra ne vit
Lexoj vetem tekste shkollore
Nuk lexoj fare

 

Poll results

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Multimedia

Flash is required!

Facebook

Abonohu

Enter your email address:

Flash is required!