“Kushdo që tregon armiqësi ndaj mikut (veliut) Tim...”


“Kushdo që tregon armiqësi ndaj mikut (veliut) Tim...”

 “All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë. E kujdestarë të atyre që nuk besuan janë djajtë që i nxjerrin ata prej drite e i hudhin në errësira. Ata janë banorë të zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë”.[Bekare:257].

]اللَّهُ وَلِيُّ الَّذِينَ آمَنُوا يُخْرِجُهُمْ مِنَ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ ۖ وَالَّذِينَ كَفَرُوا أَوْلِيَاؤُهُمُ الطَّاغُوتُ يُخْرِجُونَهُمْ مِنَ النُّورِ إِلَى الظُّلُمَاتِ ۗ أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ[

Dijetarët e kanë ndarë përkujdesjen e Zotit xh.sh në dy kategori; përkujdesje gjithëpërfshirëse dhe përkujdesje specifike. Në rastin kur Zoti thotë: “...Dhe Ai është me ju kudo që të jeni,…”,[Hadid:4]  [وَهُوَ مَعَكُمْ أَيْنَ مَا كُنْتُمْ ] pra, me diturinë e Tij, Ai është me çdo krijesë dhe këtu përfshihet edhe jobesimtari, dhe kemi të bëjmë me përkujdesjen gjithëpërfshirëse.

Ndërsa kur Zoti xh.sh thotë: “All-llahu është mbrojtës i atyre që besuan...”[Muhamed:11]

] ذَٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ مَوْلَى الَّذِينَ آمَنُوا[

 këtu kemi të bëjmë me përkujdesje specifike, që do të thotë se është më besimtarët nëpërmjet  ndihmës, mbështetjes, suksesit dhe mbrojtjes së tij.

Nësë Zoti është me ty, kush mund të jetë kundra teje? E nëse Zoti është kundra teje, kush mund të jetë me ty? O Zot, çfarë humbi ai që të gjeti Ty? E çfarë gjeti ai që të humbi Ty?

Hadithi fisnik i profetit s.a.u.s na e sqaron edhe më bukur këtë dimension të mbikëqyrjes e të  përkujdesjes hyjnore.

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.u.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhërishëm ka thënë: “Kushdo që tregon armiqësi ndaj mikut (velij) Tim, unë do t’i shpall luftë. Me asgjë robi im nuk mund të më afrohet më mirë, vetëm se me atë me çfarë Unë e kam obliguar dhe vazhdimisht robi im më afrohet me vepra të mira (nafile), derisa ta dua, e kur ta dua, Unë bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon; syri i tij me të cilin sheh; dora e tij me të cilën sulmon fuqishëm; këmba e tij me të cilën ecën. Nëse më kërkon diçka, do t’ia jap, e nëse kërkon mbrojtje nga Unë, do ta mbroj atë.” (Transmeton Buhariu).

عن أبي هريرة رضي الله عنه قال : قال رسول الله - صلى الله عليه وسلم - : إن الله قال ( من عادى لي وليا فقد آذنته بالحرب ، وما تقرب إلي عبدي بشيء أحب إلي مما افترضت عليه ، وما يزال عبدي يتقرب إلي بالنوافل حتى أحبه ، فإذا أحببته كنت سمعه الذي يسمع به ، وبصره الذي يبصر به ، ويده التي يبطش بها ، ورجله التي يمشي بها ، وإن سألني لأعطينه ، ولئن استعاذني لأعيذنه ) رواه البخاري .

Nuk është përmendur fjala luftë vetëm se në dy raste, një në kuranin famëlartë dhe një në hadith:

-          Allahu thotë “E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në luftë me All-llahun dhe të dërguarin e Tij”[ Bekare:279]

]فَإِنْ لَمْ تَفْعَلُوا فَأْذَنُوا بِحَرْبٍ مِنَ اللَّهِ وَرَسُولِهِ[

-          Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.u.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhërishëm ka thënë “Kushdo që tregon armiqësi ndaj mikut (velij) Tim, unë do t’i shpall luftë...”

Këtu përmendet  fjala veli, mirëpo kush quhet veli?

Në botëkuptimin kuranor përsa i përket termit veli thuhet:

-“Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje?  “ (Junus:62)

]أَلَا إِنَّ أَوْلِيَاءَ اللَّهِ لَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ[

-“Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!. [Enbija:25]

]وَمَا أَرْسَلْنَا مِنْ قَبْلِكَ مِنْ رَسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ[

Përkufizimi kuranor për velijun është: “Ato që besuan dhe ishin devotshëm”. Pra, çdo besimtar mund të jetë veli tek Zoti.  

Nëse do ta përmbledhim të gjithë fenë në dy fjalë ato do të ishin: Besimi në Zot dhe devotshmëria ndaj Zotit.

Kjo është dhe përmbajtja e mesazhit të të gjithë profetëve të bekuar, siç e përshkruan dhe Zoti në kuranin famëltarë.

Kështu shprehen dhe dijetarët, se kulmi i të gjitha diturive është Njohja e Zotit ashtu siç e meriton Ai të njihet dhe kulmi i të gjitha punëve është devotshmëria.

 

Nëse ti e ke njësuar Zotin dhe e ke  pasuar këtë njësim me devotshmëri ndaj Tij, atëherë ke arritur të realizosh qëllimin e ekzistencës tënde, ke arritur të njohësh të vërtetën e fesë.

Kemi rastin e bariut, të cilin e pyeti Abdulla ibn Omeri r.a duke i thënë: “Ma shit mua këtë dele dhe merre për vete çmimin e saj. Ai i tha: Nuk është e imja. Abdulla ibn Omeri r.a i tha: Thuaj pronarit se ajo ngordhi. Bariu i tha: Vallahi unë jam në kulmin e nevojës për çmimin e saj, e nëse i them pronarit se e hëngri ujku apo ngordhi, ai do të më besoj sepse unë nuk e kam gënjyer kurrë dhe jam i besueshëm tëk ai. Por, ku është Zoti?”

Me këto fjalë, ky bari ka shpalosur thelbin e kësaj feje.

Nëse në çdo rast apo moment të jetës reflekton me këto fjalë: “Ku është Zoti?”, atëherë ti ke shpalosur thelbin e besimit.

Dhe kështu, mund ta përmbledhim të gjithë fenë në një fjalë të vetme, “qëndrueshmëri”.

Nuk do të kishte kurrfarë kuptimi nëse e njeh Zotin dhe mos ti afrohesh Atij.

 

Allahu thotë: “Thuaj: "Unë jam vetëm njeri, sikurse dhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë". (El-Kehf:110)

]قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِثْلُكُمْ يُوحَىٰ إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَٰهُكُمْ إِلَٰهٌ وَاحِدٌ ۖ فَمَنْ كَانَ يَرْجُو لِقَاءَ رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلًا صَالِحًا وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَدًا [

Nëse thellohemi tek ky ajet do të kuptojmë se thelbi i fesë është besimi në Zot dhe puna e mirë (devotshmëria). 

 

Nëse themi që dielli është i shndritshëm dhe ka rreze të dobishme, e ti je në kulmin e nevojës për rrezet e këtij dielli, mirëpo nuk ekspozohesh kurrë ndaj këtyre rrezeve. Ka njerëz që vuajnë nga sëmundje të lëkurës dhe i vetmi ilaç për këto njerëz është ekspozimi në diell.

Të flasësh për rrezet e diellit, ti lavdërosh ato, të sqarosh dobitë apo vlerat e tyre dhe ndërkohë të qëndrosh në një dhomë të errët larg këtyre rrezeve, atëherë fjalët dhe lavdërimet karshi diellit nuk kanë asnjë vlerë dhe asnjë dobi, përderisa ti nuk pozicionohesh drejt rrezeve të tij.

Besimin që nuk e pason puna e mirë nuk ka asnjë dobi dhe vlerë.

 

Thotë Zoti në kuranin famëlartë“E kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë". (El-kehf:110).

Nëse njeriu arrin qëndrueshmëri në besimin ndaj Zotit, atëherë ka arritur paqen dhe qetësinë dhe nëse bën punë të mira, ka arritur lumturinë.

Të gjithë njerëzit e botës kërkojnë dhe përpiqen për të arritur pikërisht këtë që ofron kjo fe, paqen dhe lumturinë.

 

Autori: Dr.Muhamed Ratib NABULSI

 

Përshtati nga Arabishtja: Vladimir KERA.

 

 

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/11/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:4706:2311:3214:0516:2917:55

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook