By: ardhmeriaonline

Leximi i Kur’anit është xhevahiri i besimtarëve


Ebu Musa el Esh’arij (r.a) ka thënë: profeti a.s. ka thënë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kur’an është si shembulli i qitros, era dhe shija e saj është e mirë. Ndërsa shembulli i besimtarit, që nuk lexon Kur’an, është si shembulli i hurmës arabe, ajo nuk ka erë por shija e saj është e ëmbël. Ndërsa shembulli i hipokritit, që e lexon Kur’anin, është si shembulli i borzilokut, era e tij është e mirë, por ka një shije të hidhur. Ndërsa shembulli i hipokritit, që nuk e lexon Kur’anin, është si shembulli i kungullit të egër, nuk ka erë dhe ka shije të hidhur”.[1]

 

Kuptimi i disa idiomave:

Qitro: një lloj fruti i ëmbël i ngjashëm me limonin me erë të mirë, që i përket familjes së agrumeve.

Kungulli i egër: lloj bime mjaft e hidhur dhe me pamje të keqe.

 

Dritë mbi kuptimin e hadithit:

Në këtë hadith i dërguari i Allahut ka dhënë shembuj për katër lloj njerëzish:

Lloji i Parë: Është muslimani i cili e lexon Kur’anin dhe i është përkushtuar atij. Ai është i mirë në aparencë dhe në brendësi, tamam si qitro që është një frut i ëmbël, ka dobi të madhe dhe erë të mirë. Ai, i cili i merr erë, kënaqet me aromën e saj edhe nëse nuk e shijon. Gjithashtu njerëzit janë të kënaqur, kur dëgjojnë atë që lexon Kur’anin, të kënaqur kur ulen pranë tij, shoqërohen me të, ndjejnë ngrohtësi prej moralit të tij, opinioni i njerëzve për të është i mirë. Nëse përzihen apo kanë marrëdhënie me të, do të shikojnë tek ai një mineral të çmuar, sepse në brendësi të tij gjendet esenca e e besimit.

Lloji i Dytë: Është muslimani i cili nuk e lexon Kur’anin. Në brendësi është i mirë, por atij i mungon një cilësi e rëndësishme, pra mosleximi i Kuranit, e cila bën që aparenca e tij të mos jetë e mirë. Kjo është një e metë e madhe në formimin e personalitetit të tij, që patjetër do të reflektojë në sjelljen dhe moralin e tij me njerëzit. Shembulli i tij është si shembulli i hurmës arabe, që ka shije të mirë por pa erë.

Lloji i Tretë: Është hipokriti, i cili lexon Kur’an. Zemra e tij është bosh nga thelbi i besimit. Brendësia e tij është e keqe edhe nëse përpiqet që në dukje të ketë cilësitë e besimtarëve, qoftë edhe duke lexuar Kur’an, gjë që e bën për t’i mashtruar. Shembulli i tij është si shembulli i borzilokut, nga i cili gënjehen njeriu. Ai gënjehet nga era e tij e mirë dhe mendon se ai ka një shije të mirë, por nëse e provon shijon idhtësinë e tij. Po kështu është edhe hipokriti. Nëse ke të bësh me të, do të shijosh idhtësinë e tij dhe do të zbulosh se kush është ai në të vërtetë.

Lloji i Katërt: Është hipokriti, i cili nuk lexon Kur’an. Ai është i keq në aparencë dhe në brendësi. Shembulli i tij është si shembulli i kungullit të egër, prej të cilit largohet, ai që e shikon dhe nëse e provon, largohet akoma më tepër e ndjen neveri për shkak të shijes së keqe.

Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar për të lexuar Kur’anin, të meditojmë  dhe të punojmë sipas porosive të tij. Atyre që e lexojnë Kur’anin ashtu siç duhet lexuar, u ka premtuar një shpërblim të madh. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata të cilët e lexojnë librin e Allahut, e falin namazin dhe dhurojnë në fshehtësi dhe haptazi nga ajo që i kemi furnizuar, ata kërkojnë një tregti që nuk shteron. Kështu që Allahu t’i shpërblejë për atë ç`kanë vepruar dhe t’u shtojë nga mirësia e Tij. Ai është Falës dhe Falenderues”.  Sure El Fatir: 29-30

Kjo është një tregti me shumë fitim, që nuk shteron kurrë, sepse Allahu e shumëfishon shpërblimin pa masë.

Imam Tirmidhiu transmeton nga Ibnu Mes’udi (r.a), se ai ka thënë: I dërguari i Allahut ka thënë:

Kush lexon një shkronjë nga libri i Allahut ka një shpërblim, shpërblimi është i barabartë me dhjetëfish. Nuk them që Elif lam mim janë një shkronjë e vetme, por Elifi është shkronjë, Lami është shkronjë, Mimi është shkronjë”.

Prandaj o vëlla musliman ti duhet ta lexosh Kur’anin, ta mësosh e të punosh sipas porosive të tij, ta mësosh përmendësh e ta kuptosh atë, që të jesh prej të shpëtuarve.

 

Përfitimet e nxjerra nga hadithi:

1- Rëndësia e leximit të Kur’anit në formimin e personalitetit të individit musliman, forcimin e besimit dhe ndreqjen e sjelljes së tij.

2- Pozita e lartë që ka tek Allahu, personi i cili e lexon Kur’anin.

3- Muslimani nuk mashtrohet nga aparenca, por ai kërkon  thesarin e njeriut dhe të mirën e mineralit, përpara se të krijojë marrëdhënie me të.

4- Stili i mrekullueshëm profetik në dhënien e shembujve praktikë nga jeta e përditshme, për të dhënë një kuptim sa më të përafërt.


[1] Transmeton imam Buhariu: 5111 dhe imam Muslimi: 797

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

23/10/2021
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:22 06:5412:3215:2817:5819:20

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook