By: Zejni S. Mazllami

Lidhja shqiptare e Prizrenit (10 qershor 1878)


Lidhja Shqiptare e Prizrenit përbën ngjarjen më të rëndësishme deri atëherë të Rilindjes Kombëtare dhe një nga ngjarjet më madhore në historinë e popullit shqiptar. Drejtuesit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare vlerësuan drejt momentin historik për themelimin e kësaj organizate politike-ushtarake për t’i dal zot tërësisë së Shqipërisë përballë pretendimeve gllabëruese e shoviniste të shteteve fqinjë të mbështetura nga Fuqitë e Mëdha dhe njëkohësisht për të luftuar për jetësimin e së drejtës për të formuar shtetin shqiptar në kuadër të Perandorisë Osmane, që do të përmbushte një aspiratë të ligjshme historike të popullit shqiptar. Pezullimi i zbatimit të Traktatit të Shën Stefanit deri në Kongresin e Berlinit u jepte patriotëve shqiptarë një kohë shumë të çmueshme për të organizuar më mirë qëndresën shqiptare politike e ushtarake dhe për të t’u përgatitur që t’i bënin ballë rrezikut të copëtimit të atdheut. Në këto rrethana, u përhap te mbarë shqiptarët ideja për të formuar një lidhje të përgjithshme kombëtare, në të cilën do të përfshiheshin të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga krahinat, feja dhe gjendja e tyre shoqërore. Patriotët shqiptarë dhe veçanërisht Komiteti i Stambollit fillimisht u përpoqën ta bindin Portën e Lartë që të lejonte formimin e një lidhjeje shqiptare por ajo nuk pranoi. Meqenëse nuk që një gjendje të pengonte mbajtjen e kuvendin shqiptar, ajo u përpoq me anën e agjentëve dhe përkrahësve të saj të formonte jo një lidhje shqiptare por një lidhje islame proosmane, ku do të bënin pjesë të gjithë banorët myslimanë të Gadishullit Ballkanik. Nismën për thirrjen e Kuvendit të Përgjithshëm e mori Komiteti i Stambollit, por, për të mos shkaktuar reagimin e hapur të organeve qeveritare osmane, Komiteti i Stambollit vepronte si dhe më parë në fshehtësi të plotë. Si vend për mbledhjen e Kuvendit u caktua Prizreni, qyteti kryesor i Kosovës dhe një nga nga me të mëdhenjtë e Shqipërisë, që ndodhej në afërsi të krahinave ku do të zhvillohej qëndresa e armatosur e Lidhjes për mbrojtjen e tërësisë tokësore shqiptare. Me organizimin e drejtpërdrejtë të veprimeve për thirrjen e Kuvendit u ngarkua një komision i posaçëm, shumica e anëtarëve e të cilit ishin nga Prizreni dhe Gjakova, ndërmjet tyre njihen Ymer Prizreni dhe Ahmet Koronica.

Sapo u hap lajmi së Kongresi i Berlinit do të mblidhej më 13 qershor 1878, në viset e katër vilajeteve u zhvilluan mbledhje për t’u zgjedhur delegatët që do të niseshin për në Prizren. Në viset shqiptare të vilajetit të Kosovës, të Shkodrës, të Manastirit dhe të Janinës, nuk u caktua si delegatë asnjë nga elementët proosman. Megjithatë, ulematë dhe funksionarët osman, duke përdorur mjetet nga me të ndryshmet, bënë që në ato Kaza, ku banonin popullsi e përzier myslimane shqiptare, boshnjake, turke e pomake, të caktoheshin si delegatë edhe mjaft pashallarë dhe bejlerë sulltanist.

Kuvendi Kombëtar u hap më 10 qershor 1878, atë ditë në Prizren nuk kishin arritur të gjithë delegatët e krahinave shqiptare, mungonin delegatët e vilajetit të Shkodrës, nisjen e të cilëve e kishin penguar intrigat e valiut osman, Hysen Pashës, ndërsa nga vilajeti i Janinës kishin arritur vetëm dy delegatë.

Edhe sot e kësaj dite nuk është e njohur lista e plotë e delegatëve që morën pjesë në ditën e hapjes së Kuvendit të Përgjithshëm të Lidhjes, njihen më se 110 emra, shumica e të cilëve vinin nga vilajeti i Kosovës, ishin këta përfaqësues të shtresave të ndryshme shoqërore, çifligarë e agallarë, tregtarë e zejtarë, klerikë e nëpunës, bajraktar e malësorë. Ndër figurat më të shquara që merrnin pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm njihen: Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Abdulla pashë Dreni, Ymer Prizreni, Ahmet Koronica, Shaban bej Prizreni, Jashar bej Shkupi, Abdyl Frashëri etj. Në Kuvendin e Përgjithshëm në Prizren kishin ardhur gjithashtu si delegatë disa feudalë nga viset e Bosnjës dhe Hercegovinës. Kuvendi i Prizrenit filloi punimet në ditën e caktuar, më qëllim që kërkesat shqiptare t’u paraqiteshin Fuqive të Mëdha para se të mblidhej Kongresi i Berlinit. Kuvendi i përgjithshëm i zhvilloi punimet në një nga sallat e medresesë së ndërtuar në shek. XVII nga Mehemet Pasha; kjo ndërtesë ndodhet pranë Bajrak Xhamisë. Kryetar i Kuvendit u zgjodh delegati më i moshuar, Iljaz pashë Dibra. Pas formimit të Lidhjes së Prizrenit u zgjodhën organet e saj: Këshilli i Përgjithshëm me kryetar Iljaz pashë Dibrën, për funkisonet legjislative dhe të Komitetit Qendror, në të cilin bënin pjesë Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Haxhi Shabani etj, për funksione ekzekutive. Pas një jave debatesh, më 17 qershor 1878, projekt-programi i paraqitur nga delegatët proosmanë, i njohur me emrin Kararname (Libri i vendimeve), u konsiderua i miratuar, ndonëse nuk mori shumicën e votave. Megjithatë ndryshimet që i’u bënë, Kararnameja shprehte besnikërinë ndaj sulltanit dhe përshkohej nga fryma islame.  Kurr arritën delegatët e pothuajse të gjitha krahinave shqiptare, u mblodhën rishtas në Prizren më 1 korrik 1878, ndërsa Kuvendi i Përgjithshëm më 2 korrik miratoi Kanunin e ri, që i jepte të drejtë Lidhjes të kishte degët e saj në qendrat e ndryshme të Shqipërisë, të shpallte mobilizimin ushtarak e të gjithë burrave të aftë për armë, të mblidhte për nevojat e veta buxhetore një serë taksash të ndryshme, të kishte gjyqe të veçanta. Me këto të drejta, Lidhja e Prizrenit fitonte funksionet pushtetare të veçanta nga ato të Shtetit Osman dhe krijohej mundësia për të ngritur shkallë-shkallë një shtet autonom shqiptar. /shenja.mk/

Submitting your vote...
Rating: 5.0 of 5. 1 vote(s).
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

20/03/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:0805:4111:5615:1717:5719:20

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook