Llojet e agjërimit
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërisit. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për Profetin Muhamed (a.s) dhe për të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Agjërimi është dy llojesh: Agjërim legjitim dhe agjërim i ndaluar.
Agjërimi legjitim është dy llojesh: Obligativ dhe Vullnetar.
Lloji i Parë: Obligativ dhe ky është dy llojesh
1 - Obligativ nga Ligjvënësi ,siç është agjërimi i muajit të begatë të Ramazanit.
2 – Obligativ nga vetë njeriu, siç është agjërimi për shkak të një zotimi, agjërimi për shkak të shlyerjes (kefaret) nga ndonjë gabim, agjërimi kaza.
Lloji i dytë: Vullnetar dhe ky është dy llojesh:
1 – Agjërimi vullnetar i papërcaktuar në kohë. Ky lloj agjërimi mund të kryhet në çdo lloj kohe përveçse agjërimit të ditëve të ndaluara.
2 – Agjërimi vullnetar i përcaktuar në kohë, si agjërimi gjashtë ditëve të Shevalit, ditës së Hënë dhe të Enjte, tre ditët e bardha, dita e Arafatit..etj.
Agjërimi i ndaluar është dy llojesh:
Lloji i Parë: Agjërimim i ndaluar kategorikisht (haram) si agjërimi i dy ditëve të Bajramit dhe agjërimi i ditës së dyshimtë.
Lloji i Dytë: Agjërimi Mekruh si agjërimi i vashdueshëm (pa ndërprerje) dhe agjërimi i ditës së Arafatit për ata që janë në Haxh.
Shkëputur nga “Enciklopedia e Fikhut Kuvajtjan”
Shenim: Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.