By: Muhamed Gazali

Logjika e urrejtjes.


Mekanizmi i saktë për të fituar çdo garë, është të përgatisësh veten tënde për diçka të tillë, e jo të pengosh të tjerët drejt saj. Plotësimi i shkaqeve të suksesit brenda vetes, është ndihmuesi më i mirë për një fitore të vërtetë. Ka disa njerëz që e mendojnë perpjekjen e tyre për të shkatërruar atë që ndërtojnë të tjerët, sikur të jenë duke formuar vetveten, e kjo s'ka dyshim se është diçka e gabuar sepse njeriut të dobët nuk i largohet dobësia me perpjekjet e tij të vazhdueshme në kritikën dhe pengesën e atyre qe janë të fuqishëm, çdo përpjekje e tij do të shkojë dëm dhe ai serish do ngelet i paaftë dhe dështak.

Kur lexoj në Kur'anin Famelartë historinë e dy djemve te Ademit (a.s), ku njëri prej tyre vrau vëllain e tij, pikërisht në veprimin e vëllait kriminel, shikoj imazhin real të zilisë së verbër si dhe këndvështrimet e tij të gabuara në të kuptuarin e së vertetës. Me pas, aty shikoj dimensionet e së keqes në shpirtrat e vegjël të shfaqen shumë shpejt dhe qartë, ku dimensionet e të kuptuarit dhe meditimit mbesin të paqarta dhe jo të kthjellëta, madje dhe nëse shfaqen, ato shfaqen fatkeqësisht pasi kalon shumë kohë, atëherë kur ato s'kane asnjë vlerë. Të dy vëllezërit ishin në garë për të kaluar një test ku njeri dështoi e tjetri fitoi, e ai i cili dështoi nuk mendoi për të kaluar dështimin e tij duke riprovuar dhe duke u angazhuar me shpresë për të pasur sukses e për të pritur pranimin e përpjekjes së tij nga Zoti, por ai mendoi t'i japë fund deshtimit të tij duke i rënë një rruge të shkurtër; t'i marë jetën vëllait të tij. Pra, e shikoni ç'zemërim dhe kurth e shoqëronte atë në mejdanin e një gare legjitime?!

Ne momentin kur e kuptoi vëllai i tij qëllimin dhe planin tha: "Dhe, nëse ti e zgjat tek unë dorën tënde për të më mbytur, unë nuk e zgjas tek ti dorën time për të të mbytur. Unë i frikesohem All-llahut, Zotit të botërave...Unë (nuk dua të të mbys), por dua që ta bartësh mekatin tim dhe mëkatin tënd, e të bëhesh nga banorët e zjarrit, e ai eshte dënim i zullumqareve." {Maide, 28/29}. Njeriu që urren, nuk kupton asgjë tjetër vetëm se atë që prek egon e tij dhe nuk i shton atij vetëm se inatin, e mendimet e tij shpërfytyrohen dhe atë e shoqëron urrejtja dhe jo logjika e mendimi. Dëshira e tij e zjarrtë e mishëruar me urrejtje në momentin e ndodhjes së krimit e devijoi nga shenjat e së mirës dhe vizionit: ''Atëherë epshi i tij e bindi atë për mbytjen e të vëllait dhe ai e mbyti atë. Ai mbeti prej më të dëshpëruarve (hidhëroi prindërit, mbeti pa vëlla, u përbuz prej Zotit dhe u fut në xhehennem)." {Maide,30}

Në çastin kur e keqja ishte ulur këmbëkryq e krimineli e gjeti veten e tij përballë me viktimën, aty filluan dallgët e frikës dhe pendimit ti pushtojnë shpirtin dhe zemrën e tij... vallë a kishte dobi?! Patjetër që i duhet të mbajë përgjegjësinë e krimit që bëri! Krimineli i cili me një shpejtësi marramendëse kuptonte dimensionet e dështimit dhe shkaqet e urrejtjes për tjetrin, papritur ai bëhet më idioti i idiotëve. Pasi kreu krimin ai s'di se çfarë të bëjë, sepse kryerja e krimit nuk e bën një dështak të suksesshëm e as një individ humbës në një individ fitues. Këtë e shikojmë tek vrasësi i cili vrau vëllain e tij, ku i shashtisur dhe jo i arsyeshëm në ato momente nuk di se çfarë të bëjë: ''All-llahu dërgoi një sorrë, e cila groposte në dhe për t'i treguar atij se si ta mbuloje trupin e vëllait. E ai i tha: "I mjeri unë, a nuk isha i aftë të bëhem si kjo sorrë, e ta mbuloja trupin e vëllait tim?" Ashtu mbeti i penduar." {Maide.31} S'ka dyshim se ky pendim është pendim i atij që mbart urrejtje, ku me idiotësinë e tij dëmtoi veten dhe njerëzit. E habitshme është puna e individit i cili di të ketë urrejtje dhe të vrasë, përpara se të dijë si të sillet e të kuptojë madje gjërat më të thjeshta.

Përktheu: Indrit Lita

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/10/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:19 06:5112:3315:3218:0219:24

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook