Lutja e të sëmurit


Një ditë, profeti Muhamed a.s vajti tek një besimtar i sëmurë, i cili ishte ligështuar dhe dobësuar saqë kishte mbetur sa një zog pule. Pasi e përshëndeti, profeti Muhamed a.s e pyeti të sëmurin:”A e ke lutur Zotin dhe a i ke kërkuar ndonjë gjë?”

I sëmuri i tha:”Po. Gjithmonë e kam lutur Zotin që dënimin e botës tjetër, të ma përshpejtojë në këtë botë!”

Profeti Muhamed a.s ndërhyri dhe i tha:”I pa të meta je o Zot! Mos u lut kështu se nuk e përballon dot!”

I sëmuri e pyeti:”Po si të lutem?”

Profeti a.s i tha:”Thuaj:”O Zot! Na jep të mira në këtë botë, në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”

I sëmuri u lut me këtë lutje dhe u shërua.

Lutja më e shpeshtë e profetit Muhamed a.s ishte:”O Zot! Na jep të mira në këtë botën, në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!”

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

01/07/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
02:5705:0612:5116:5020:2422:18

Hadithe

Transmetohet nga

Ebu Hurejra radijAllahu anhu se:

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu

alejhi ue sel-lem ka thënë:

Umra nga umra janë fshirje

për mëkatet që bëhen midis tyre,

ndërsa haxhi i pranuar nuk

ka shperblim tjetër për të

veç xhenetit.”

Buhariu (1773) dhe

Muslimi (1349)

 


Haxhi 2022 / 1443

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook