By: Doktor Jusuf Kardavi

Lutje dhe përgjërime


Të gjitha lavdet dhe falenderimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar, i Cili i përgjigjet lutjes së nevojtarit kur i lutet Atij, që ia largon të keqen, i Cili i ka ftuar robërit e Tij që t’i luten Atij me përgjërim duke kërkuar prej të mirave të Tij dhe i Cili u ka premtuar se do t’i përgjigjet lutjes së tyre. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin për Profetin (a.s) i cili është afruar tek Zoti me lutje dhe përgjërim. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin për shokët e tij dhe për të gjithë ata të cilët e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nuk ka fe në botë që t’i nxisë dhe motivojë ithtarët e saj ashtu sikurse i ka nxitur dhe motivuar feja islame ithtarët e saj që t’i drejtohen Allahut të Madhëruar me lutje dhe përgjërim. Po ashtu nuk mund të gjesh një libër në botë që të stimulojë lexuesit ashtu sikurse i ka stimuluar Kurani lexuesit e tij që t’i drejtohen Allahut të Madhëruar me lutje me forma nga më të larmishmet. Si për shembull ajeti kuranor: “Kur robërit e Mi të pyesin për Mua, (thuaju) se Unë jam pranë, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të Më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.”[1] Apo ajeti kuranor: “Kërkoni prej Allahut nga mirësitë e Tij. Vërtet Allahu është i Dijshëm për çdo gjë.”[2] Apo ajeti kuranor: “Zoti juaj ka thënë: Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata , nga robërit e Mi, që e përçmojnë adhurimin Tim, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar.”[3]

Një formë e nxitjes dhe motivimit për t’ju drejtuar Allahut të Madhëruar me lutje dhe përgjërim, janë lutjet me të cilat Profetët  dhe besimtarët i janë lutur Atij:

Ademi (a.s) i drejtohet Allahut të Madhëruar me këto fjalë: “Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj nëse Ti nuk na fal dhe na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit”[4]

E Nuhu (a.s) i drejtohet Allahut të Madhëruar me këto fjalë: “Unë jam i mundur, andaj më ndihmo!”[5] “O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi si dhe çdo besimtar që kërkon strehim në shtëpinë time! Fali të gjithë besimtarët dhe besimtaret..”[6]

E Ibrahimi (a.s) i drejtohet Allahut të Madhëruar me këto fjalë: “O Zoti im, bëje të sigurt këtë qytet dhe më ruaj mua dhe pasardhësit e mi nga adhurimi i idhujve! O Zoti im, ata kanë shmangur shumë njerëz (nga rruga e drejtë). Ai që më pason mua, është i fesë time, ndërsa për atë që më kundërshton mua, Ti me të vërtetë, je Falës dhe Mëshirëplotë. O Zoti ynë, unë kam vendosur disa nga pasardhësit e mi, në një luginë që nuk mbillet, afër Shtëpisë Tënde të Shenjtë, që të falin namazin. Prandaj, bëj që zemrat e njerëzve të ndiejnë dashamirësi për ata dhe jepu fruta me qëllim që ata të falenderojnë. O Zoti ynë, Ti e di vërtet çfarë fshehim e shfaqim haptazi. Allahut nuk i fshihet asgjë në Tokë, as në qiell.”[7]

E Jusufi (a.s) i drejtohet Allahut të Madhëruar me këto fjalë: “O Zoti im! Ti më ke dhënë pushtet dhe më ke mësuar shpjegimin e ëndrrave! O Krijues i qiejve dhe Tokës, Ti je Mbrojtësi im edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër! Bëj që të vdes si musliman dhe më shoqëro me punëmirët”[8]

E Shuajbi (a.s) i drejtohet Allahut të Madhërur me këto fjalë: “O Zoti ynë, gjyko drejt midis nesh dhe popullit tonë! Ti je Gjykatësi më i mirë!”[9]

E Musai (a.s) i drejtohet Allahut të Madhërur me këto fjalë: “Zoti im çfarëdo dhuntie që të më japësh, unë jam nevojtar.”[10]

E besimtarët nga populli i Musait (a.s) iu drejtuan Allahut të Madhërur me këto fjalë: “O Zoti ynë, mos na bëj sprovë për popullin keqbërës (duke i lënë të na shkatërrojnë) dhe shpëtona me mëshirën Tënde nga populli mohues.”[11]

E magjistarët e Faraonit të cilët besuan në profetësinë e Musait (a.s) iu drejtuan Allahut të Madhëruar me këto fjalë: “O Zoti ynë na jep durim të madh dhe bëna të vdesim muslimanë!”[12]

E Asija, gruaja e Faraonit, iu drejtua Allahut të Madhëruar me këto fjalë: “O Zoti im! Ndërtomë një banesë tek Ti, në Xhenet; më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij dhe më shpëto nga populli keqbërës.”[13]

E banorët e shpellës iu drejtuan Allahut të Madhëruar me këto fjalë: “O Zoti ynë, na jep mëshirë nga ana Jote dhe përgatitna për sjellje të drejtë.”[14]

E Hauarijunët (nxënësit e Isait ) iu drejtuan Allahut të Madhëruar me këto fjalë: “Zoti ynë! Ne besojmë atë që na ke shpallur dhe pasojmë të Dërguarin. Na shkruaj pra, bashkë me dëshmitarët.”[15]

Si dhe shumë lutje e përgjërime të tjera të cilat janë përmendur në Kuranin Famëlartë.



[1] - Sure Bekare: 186.

[2] - Sure Nisa: 32.

[3] - Sure Gafir: 60.

[4] - Sure A’raf: 23.

[5] - Sure Kamer: 10.

[6] - Sure Nuh: 28.

[7] - Sure Ibrahim 35-38.

[8] - Sure Jusuf: 101.

[9] - Sure A’raf: 89.

[10] - Sure Kasas: 24.

[11] - Sure Junus: 85-86.

[12] - Sure A’raf: 126.

[13] - Sure Tahrim: 11.

[14] - Sure Kehf: 10.

[15] - Sure Ali Imran: 53.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

27/05/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:07 05:0812:4516:4120:0921:56

Hadithe

“Kush e agjëron Ramazanin

me besim dhe duke

llogaritur shpërblimin

(tek Allahu i Lartësuar),

atij i falen mëkatet e kaluara”

 


Ramazan 2022 / 1443

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook