Lutjet e abdesit


Pyetja: Dëgjoj disa njerëz që gjatë abdesit thonë disa lutje. Ç’farë gjykimi ka për këto lutje?

Përgjigjja nga Dr. Jusuf El-Kardavi: Me emrin e Allahut, falenderimi i takon Atij, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin Muhamedin a.s.

Shumë myslimanë mendojnë se këto lutje janë farz dhe se abdesi pa to nuk vlen. Një ditë pyeta njërin: Përse nuk falesh? Nuk di të marr abdes – mu përgjigj. U habita dhe i thashë: A ka njeri që nuk di të lajë fytyrën, duart deri në bërryla, të fshijë kokën e të lajë këmbët?! Ai mu përgjigj: Nuk i di lutjet që të tjerët bëjnë kur marrin abdes. Pra mendonte se këto lutje janë të domosdoshme për abdesin.

E vërteta është se nga profeti a.s. nuk është transmetuar asgjë përveç lutjeve: “O Zot më fal mëkatet, zgjeroje vendbanimin tim e më jep bereqet në risk.” Disa janë të mendimit se kjo lutje bëhet gjatë abdesit, e disa të tjerë janë të mendimit se kjo lutje bëhet pas mbarimit të abdesit. (Këtë hadith  e transmeton imam Nesaiu dhe Ibnu Siniju me zinxhir të saktë. Në librin e imam En-Nesaiut ky hadith është në kapitullin “Çfarë thuhet pas mbarimit të abdesit.”)

Transmetohet se profeti a.s. pas mbarimit të abdesit thoshte: “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut të pashoq në adhurim dhe se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij”.

Megjithatë këto lutje janë sunet dhe asnjë lutje nuk është obligim në marrjen e abdesit. Ndërsa sa i takon lutjeve që i thonë njerëzit kur marrin abdes nuk janë as sunet e as farz, sepse ato nuk janë transmetuar as nga profeti a.s. e as nga shokët e tij.  Si p.sh  në fillim të abdesit thonë: “Falenderimi i takon Allahut që e bëri ujin të pastër dhe Islamin dritë” apo gjatë larjes së hundës: “O Zot më bëj që ta ndiej erën e xhenetit” gjatë larjes së fytyrës: “O Zot zbardhe fytyrën time atë ditë kur fytyrat zbardhen dhe nxihen” gjatë larjes së dorës së djathtë: “O Zot, ma jep librin në dorën e djathtë” gjatë fshirjes së kokës : “O Zot, ruaji flokët dhe lëkurën time nga zjarri”.

Këto lutje dhe të ngjashme si këto janë risi e shekujve të parë, e nuk është transmetuar asnjë gjë e saktë për to. Në një hadith profeti a.s. ka thënë: “Ruajuni nga risitë, sepse çdo risi është humbje.” (transmetojnë Ebu Daudi dhe Tirmidhiu që ka thënë se ky hadith është i mirë dhe i saktë.)

E mira është që në çështjet e adhurimit të qëndrojmë brenda kufijve të sheriatit, e nga zbatimi i suneteve të mos kalojmë në zbatimin e risive, sepse bazat e fesë janë dy:

1.      Adhurimi i Allahut si një i Vetëm.

2.      Të adhurohet siç e ka përcaktuar Ai, e jo sipas pasioneve dhe risive të shpikura.

Allahu e di më së miri.

 

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

20/07/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:19 05:1912:5416:5020:1622:03

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook