By: Behar Kaçeli

Marrëveshja e Sykes-Picot.


Marrëveshja e Sykes-Picot ka ndodhur në vitin 1916 ndërmjet Francës dhe Britanisë së Madhe për ndarjen e influencës dhe për krijimin e shteteve arabe në lindje të Mesdheut mbi territoret e Perandorisë Osmane, e cila ishte ne grahmat e fundit të saj. Kjo marrëveshje është shkaktarja kryesore e konflikteve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme si dhe është formuesja e shteteve aktuale në zonë.

Marrëveshja u realizua në periudhëm Prill-Maj 1916 në Shën Peterbur kryeqytet i Rusisë Cariste në atë kohë. Marrëveshja u realizua si një marrëveshje diplomatike ndërmejt këtyre tre shteteve Rusia, Britania dhe Franca. Britania dhe Franca si mandatuese dhe kontrolluese te Lindjes së Mesme ndërsa Rusia si trashëgimtare e Ortodoksisë Bizantine dhe me cilësinë e mbrojtjes së trashëgimnisë bizantine në rajon.

Franca mandatoi ish konsullin e saj në Liban Gjeneralin Georges Picot, ndërsa Britania përfaqësuesin e saj për Lindjen e Mesme gjeneralin Mark Sykes, të cilët në fillim realizuan një takim të fshehtë në Kairo dhe që njihet si “marrëveshja e fshehtë e Kairos”. Pastaj marrëveshja u plotësua nën përkujdesjen e Perandorisë Ruse në Shën Peterburg dhe që njihet me emrin marrëveshja e Sykes-Picot.

Siç e përmendëm edhe më lart, marrëveshja bëhej për influencën e këtyre fuqive në lindjen e mesme dhe konsistonte në;

-          Franca të kontrollonte Sirinë, Libanin dhe Vilajetin e Adanas.

-          Britania të kontrollonte İrakun, Jordaninë, Palestinën dhe territoret që gjendeshin më në jug deri në Gjirin Persik.

-          Rusia të kontrollonte territorin Armen e deri në Kurdistanin verior. Në të njëjtën kohë Rusia kishte të drejtën e mbrojtjes së ortodoksëve dhe vendeve të shenjta ortodokse në Lindjen e Mesme.

-          I gjithë ky territory që ishtë nën influencën Britanike dhe Franceze të qeveriset nga një udheheqje arabe ose disa të tilla por kotrolli i influencës së Francës dhe Britanisë të mos cënohej.

-          Porti i İskenderunit, të bëhej port i lirë (i hapur për të gjithë pa taksa dhe doganë).

 

Kjo marrëveshje u zbulua në vitin 1917 pasi erdhën në pushtet bolshevikët, gjë e cila solli shumë reagim në popujt arab sidomos në Siri të cilët u ngritën në protesta të fuqishme ndaj Francës dhe Britanisë.

 

Pikat e marrëveshjes.

1. Franca dhe Britania janë të gatshme që në territorin e përcaktuar në hartë të krijojnë dhe mbrojnë një shtet arab dhe me udhëheqje arabe. Duke mos humbur të drejtat e tyre të influencës që në hartë janë shënuar me “A” dhe “B”.

Franca në zonën “A” dhe Britania në zonën “B” kanë të drejtën e projekteve, marrëveshjeve, krijim infrastrukture, eskluzivitetin e tregëtisë si dhe sjelljen këshillëtarëve dhe punëtoreve të huaj.

2. I lejohet Francës në zonën “blu e errët” dhe britanësë në zonën “e kuqe” krijimin e çdo lloj udhëheqje apo sistemi që dëshirojnë qoftë edhe në formë federate me shtetet e tjera arabe.

3. Krijimi i një mandati ndërkombëtarë në territorin e Palestinës pas këshillimit me Rusinë dhe Sherifin e Mekkes.

4. Kotrolli i plotë Britanik mbi portin e Haifas dhe Akas. Ndarja e kontrollit të ujërave të Tigrit dhe Eufratit ndërmjet Britanisë dhe Francës, Mbretërisë Arabe të mos i jepet e drejta për marrëveshje me çfardo shteti apo qeverie tjetër si dhe mos heqja dorë nga ishulli i Qipros vetëm nëse bie dakort qeveria Franceze.

5. Porti i İskenderonit të jetë i hapur për tregëti dhe pa taksa. Qarkullimi i lirë i mallërave britanike në të gjithë zonën si dhe përdorimi i hekurudhës, mos lejimi i asnjë lloj ndërhyrjeje në hekurudhë apo në portet e përcaktuara.

Po ashtu portet e Haifas dhe Akkas të jenë porte të lira për mallrat franceze si dhe përdorimi i hekurudhës britanike nga ana e francezëve. Çdo lloj mosmarrëveshje ndërmjet Francës dhe Britanisë të mos ndikojë në lëvizjen e lirë të mallërave në portet dhe në rrugët e transportit.

6. Ndërtimi i një hekurudhe nga të dyja qeveritë që do të lidhte qytet nga Halepi, Samara dhe Bagdadin.

7. Britani ka kontrollin e plotë mbi hekurudhën e jugut e cila niste nga porti i Haifas po ashtu Britania të ketë të drjetën e transportit të ushtarëve me këtë hekurudhë në çdo lloj kohe (paqe ose luftë).

8. Tarifat doganore të Turqisë do të mbeten në fuqi për 20 vjet si dhe nuk do të ketë tarifa të reja apo dogana ndërmjet zonave të inflencës britanike apo franceze për çdo lloj mallrash që qarkullojnë.

Në asnjërën prej zonave nuk do të ketë tarifa të reja doganore.

9. Qeveria franceze nuk ka të drjetë të heqë dorë mbi të të drejtat e saj në zonën e influencës  apo kalimin e kopetencave të saj një shteti tjetër, përveç ndaj mbretërisë arabe.

10. Qeveria Britanike dhe ajo Franceze kanë për detyre mbrojtjen e mbretërisë arabe të formaur si dhe mos lejimi i asnje shteti tjetër të zotërojë qoftë edhe një pëllëmbë në Gadishullin Arabik, të ndërtojë bazë detare në mesdhe apo detin e kuq.

11. Të vazhdohen negociatat me arabët nga ana e Britanisë dhe Francës, në të njëjtën formë për krijimin e formacioneve shtetërore apo union shtetesh arabe.

12. Marrja përsipër e të dy qeverive dhe angazhimi për kotrollin e çdo lloj forme të shtetit arab si dhe kontrolli i furnizimit me armë të shtetëve arabe.

 

Pas përfundimit të luftës së parë botërore dhe shkatërrimit të P. Osmane, Britania hoqi dorë nga idea e ndarjes së territorit Osman kështu që edhe marrëveshja Sykes-Picot e humbi fuqinë e saj, kështu që të dy vendet Britani dhe Franca shkuan drejt një marrëveshje të re 26 Prill 1920 e njohur si “Marrëveshja e Sanremos”. Kolonizimi Britaniko-Francez në vendet arabe vazhdoi dëri në vitet 50. Në vitet 50 u bënë revulucine të njëpasnjëshme që sollën rrëzimin e regjimeve mbretërore si dhe largimin e Francës dhe Britanisë nga disa shteti si Egjipti, İraku, Siria. Afrimi i qeverive të reja arabe kryesisht “Junta Ushtarake” me Bashkimin Sovjetik bëri që në vitet 70 Britani të heqë dorë nga zotërimet e fundit të saj në Lindjen e Mesme si Kuvajti, Katari, Omani, Emiratet, Bahrejni, Adeni.

Pas kësaj periudhe kjo zonë nuk njohu ndonjë zhvillim të rëndësishëm përveç bashkimit të Jemenit në vitet 90 si dhe pranvera arabe që nisi në 2011.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/10/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:19 06:5112:3315:3218:0219:24

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook