Marrja e Gusulit me ujë me sapun


Pyetja: A është e vërtetë se uji i përzier me sapun apo me solucion tjetër është i papastër, s’mund të marrësh gusul apo abdes me të? Sapuni a është i papastër dhe e bën ujin të papërdorshëm?

Përgjigja nga Dr. Jusuf El-Kardaui

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirbërësit. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi profetin.

Doktor Jusuf El Kardaui në librin e “Fik’hut të pastrimit” thotë: Në origjinë uji i zakonshëm, që nuk është përzier me asgjë është i pastër në vetvete dhe pastrues për të tjerët. Kjo është e vërtetuar me argumente nga libri i Allahut, tradita profetike dhe konsensusi i dijetarëve. Përshkrimin e tij si i pastër në vetvete dhe pastrues për të tjerët nuk ndryshon përveçse në dy raste:

Rasti i Parë: Kur përzihet me ndonjë gjë të pastër si p.sh: me sheqer, miell apo të ngjashme me këto. Në këtë rast është i pastër në vetvete megjithëse nuk është pastrues për të tjerët. Por nëse përzihet me gjëra të tjera që nuk kanë ndikim tek uji, ai vazhdon të jetë i pastër në vetvete dhe pastrues për të tjerët, si[ janë: sapuni, kripa aromatike[1] apo lloje të tjera solucionesh, përderisa uji vazhdon të jetë i lëngshëm në rrjedhshmërinë e tij të mëparshme.[2] Përkundrazi këto lëndë dhe të ngjashme me to ndihmojnë më tepër në pastrimin e pjesëve të trupit. Prandaj nuk ka problem që të lahesh me ujin e përzier me këto lëndë[3]

Rasti i Dytë: Kur përzihet me papastërti dhe ndryshon ngjyrën, erën ose shijen[4], konsiderohet i papastër në vetvete dhe për të tjerët.

 



[1]  Një lloj bime që përdorej për shpëlarjen e duarve apo trupit. Vendin e të cilit e ka zënë sapuni në ditët e sotme.

 

[2] Nuk ka dyshim se uji është i lëngshëm por qëllimi është se nëse ai  emërtohet si i tillë lejohet që të pastrohesh me të edhe në qoftë se është përzier me sapun apo me ndonjë solucion tjetër. Në rast të kundërt nuk lejohet.

 

[3] Megjithatë duhet pasur parasysh kushti i emërtimit të ujit si i tillë.

 

[4] Në këtë rast është i papastër në vetvete dhe jo pastrues për të tjerët.

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

23/11/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5406:3111:3414:0116:2317:50

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook