MARRJA E GUSULIT PËR LARËSIN E XHENAZES


Pyetja: Morëm pjesë në një xhenaze dhe një nga të pranishmit tregoi se prej profetit a.s. transmetohet se ai që ka larë xhenazen duhet të marrë gusul, ai që s’mundet duhet të marrë abdes. Cili është mendimi juaj rreth kësaj çështje?

Përgjigja nga myftiu Usamedin ibn Musa Afaneh: Me emrin e Allahut, falenderimi i takon Atij, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin për profetin a.s.

Dijetarët kanë pasur shumë konvergjenca për hadithin: “Ai i cili lan xhenazen duhet të marrë gusul.” Shumica e dijetarëve të hadithit kanë thënë se ky hadith është i dobët. Ka prej atyre dijetarëve të cilët thonë se dispozita fetare e këtij hadithi është anuluar. Madje edhe ata dijetarë, të cilët janë të mendimit se hadithi është i saktë kanë dhënë mendime të ndryshme. Disa kanë thënë se forma urdhërore tregon për obligim, ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se forma urdhërore nuk tregon obligim por kryerje dhe zbatim të synetit. Prandaj kush e lan xhenazen, është prej synetit të profetit a.s. që të marrë gusul.

Ndërsa për atë që mbart xhenazen nuk është obligim e as synet që të marrë abdes. Për këtë bien dakord shumica e dijetarëve.

Doktor Usamedin Afani, profesor i Fik’hut dhe bazave të tij në universin e Kudsit thotë:

Së pari: Marrja e gusulit për atë që lan xhenazen

Ebu Hurejra transmeton se profeti a.s. ka thënë: “Kush e lan xhenazen, duhet të marrë gusul dhe kush e mbart xhenazen duhet të marrë abdes.”[2] Rreth këtij hadithi, dijetarët kanë shumë divergjenca. Një grup prej tyre kanë thënë se ky hadith është i dobët.

-          Imam Esh-Sheukani ka thënë: “Ali ibnu El-Medeniu dhe imam Ahmedi kanë thënë se rreth kësaj çështje nuk ekziston asnjë hadith i saktë. I këtij mendimi është edhe imam Edh-Dhehebiu. Imam Ibn Ebi Hatemi ka thënë: Kjo nuk është thënie e thënë nga profeti a.s. por thënie e sahabit. Ndërsa imam Er-Rafi’iji ka thënë: Në këtë çështje, dijetarët nuk kanë saktësuar asnjë thënie të thënë nga profeti a.s.”[3]

-          Imam Nevevij ka thënë: “Nuk ka asnjë hadith të saktë të argumentojë marrjen e gusulit për atë që lan xhenazen.”

-          Imam Ibnu Haxher El-Askalani ka thënë: “Hadithi (Kush lan xhenazen, le të marrë gusul dhe kush mban xhenazen, le të marrë abdes) është i dobët.[4]

Ka prej atyre dijetarëve të cilët pohojnë se dispozita fetare e këtij hadithi është anuluar. Fjala “Anulim” tek dijetarët e Usulit do të thotë: Mos marrja për bazë e një dispozite fetare për shkak se pas saj ka ardhur një dispozitë tjetër që e ka anuluar të parën. Të këtij mendimi janë imam Ahmedi dhe imam Ebu Daudi.[5] Për anulimin e këtij hadithi transmetohet nga Ibnu Abasi se profeti ka thënë: “Nëse lani xhenazen, nuk duhet të merrni gusul, sepse xhenazja është e pastër. Ju mjafton që të lani vetëm duart.”[6] Një hadith tjetër që argumenton se ky hadith është i anuluar transmetohet nga imam Maliku se: “Esma bintu Umejs, bashkëshortja e Ebu Bekrit, kur ka larë xhenazen e Ebu Bekrit, ka dalë dhe ka pyetur muhaxhirët që ishin prezent: Sot është shumë ftohtë dhe unë agjëroj. A duhet të agjëroj? Ata thanë: Jo.”[7] Po ashtu për anulimin e këtij hadithi është edhe fjala e Umerit i cili ka thënë: “E lanim xhenazen, disa prej nesh merrnin gusul dhe disa të tjerë nuk merrnin.”[8] Ibnu Abasi ka thënë: “Kush lan xhenazen nuk duhet të marrë gusul”[9]

Ndërsa ata dijetarë që e kanë saktësuar hadithin e marrjes së gusulit për atë që lan xhenazen, disa prej tyre thonë se forma urdhërore tregon obligim. Këtë e pohon Ibnu Hazmi. Ndërsa disa dijetarë të tjerë mendojnë se forma urdhërore në këtë rast nënkupton se marrja e gusulit është sunet.

-          Imam Esh-Sheukani ka thënë: “Ky hadith është argument për të vërtetuar që marrja e gusulit për atë që lan xhenazen është e pëlqyeshme dhe jo obligim. Sepse është e pamundur që një numër aq i madh i muhaxhirëve dhe ensarëve të mos e dinë që marrja e gusulit është obligim. Ata të cilët ishin prezent në xhenazen e Ebu Bekrit, ku askush nuk mund të mungonte, dëshmuan se gusuli nuk është obligim .”[10]

Dijetari i nderuar Albani pasi ka sqaruar rrugët e transmetimit të hadithit ka thënë: Si përfundim këto janë pesë rrugët e transmetimit të këtij hadithi. Disa janë të sakta, disa janë hasen dhe disa të dobëta, por nuk ka dyshim që ky hadith është i saktë. E megjithatë forma urdhërore tregon se është e pëlqyeshme marrja e gusulit sepse nga transmetime të sakta transmetohet se sahabët lanin xhenaze, e kishte prej atyre që merrnin gusul dhe kishte prej tyre që nuk merrnin.”[11]

Ka edhe prej atyre dijetarëve të cilët janë të mendimit se në këtë rast duhen larë duart duke marrë për argument hadithin e Ibnu Abasit: “Nëse lani xhenazen, nuk duhet të merrni gusul, sepse xhenazja është e pastër. Ju mjafton që të lani vetëm duart.”

Së Dyti: Marrja e abdesit për atë që mbart xhenazen     

Ndërsa sa i përket çështjes së marrjes abdes për atë që mbart xhenazen, dijetarët janë të mendimit që marrja abdes nuk është as obligim e as synet.

-          Dijetari i nderuar Ibnu Kudameh ka thënë: “Kjo është thënia e shumicës së dijetarëve të jurisprudencës Islame dhe është më e sakta. Sepse që të bëhet diçka obligim duhet të ketë tekst të qartë apo të nënkuptuar që të tregojë për obligim. Kështu që nuk kemi të bëjmë me obligim pasi ai që lahet është njeri dhe në këtë rast i ngjan larjes së një njeriu të gjallë.”[12] Në një vend tjetër ai ka cituar: “I është thënë Aishes (r.a.) se Ebu Hurejra ka thënë: (Ai i cili mbart xhenazen duhet të marrë abdes). Ajo iu përgjigj: Këtë thënie e ka transmetur El-Ethrem në zinxhirin e tij, por nuk di që të ketë thënë dikush tjetër kështu.[13]Për këtë arsye, nuk merret për bazë obligimi i marrjes abdes për atë që mbart xhenazen”.

-          Dijetari i nderuar Abdul Aziz bin Bazi ka thënë: “Për marrjen e abdesit për atë që mbart xhenazen nuk ka asnjë argument të saktë që të tregojë për obligim apo synet.” Ka prej dijetarëve të cilët kanë thënë se marrja e abdesit për atë që mbart xhenazen, është thënë që mbartësi të jetë gati për të falur namazin e xhenazes.

-          Imam El-Baxhi El-Malikij ka thënë: “Urdhëresa e mbartësit të xhenazes për abdes, është thënë që të jetë i gatshëm për të falur namazin bashkë me të tjerët.”[14]

Si përmbledhje të asaj çka tham ëmë sipër: Është e pëlqyeshme për atë që lan xhenazen të marrë gusul, sepse hadithi që është transmetuar nuk është më poshtë se grada e hadithit “Hasen”. Ndërsa marrja abdes për atë që mbart xhenazen nuk është transmetuar.

Allahu e di më së miri.

 


[1] Të vdekurin

[2] Transmetojnë imam Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhi dhe të tjerë.

[3] Marrë nga libri “Nejlul Eutar

[4] Në fakt imam Ibnu Haxheri ka përmendur  të gjitha rrugët e transmetimit të këtij hadithi duke argumentuar dobësinë e tyre. Mirëpo duke qenë se leximi i rrugëve të transmetimit është  pak i vështirë për lexuesin, është parë e arsyeshme që të përkthehet vetëm ajo që është e rëndësishme për t’u përmendur.

[5] Që dispozita fetare e përmendur  në këtë hadith është anuluar.

[6] Transmetuar  nga imam El-Hakimi sipas kushtit të imam Buhariut. Imam Edh-Dhehebiu është dakord për saktësimin e tij. Imam El-Bejhakiu ka thënë që ky hadith është i dobët, por imam Ibnu Haxher ka thënë që ky hadith është: Hasen (i pranuar). Po kështu ka thënë edhe dijetari i nderuar Albani në librin e tij:“Rregullat e xhenazes” se ky hadith është Hasen.

[7] Transmetuar edhe nga imam El-Bejahkiu. Të ngjashëm me këtë hadith ka edhe transmetime të tjera. Megjithatë të gjithë këto transmetime janë: “Mursel”.

[8] Ibnu Haxheri ka thënë: Transmetim i saktë.

[9] Ibnu Haxheri ka thënë: Ky hadith është hasen

[10] Marrë nga libri “Nejlul Eutar”

[11] Marrë nga libri ‘Ir’ual Galil”

[12] Marrë nga libri “El-Mugni”

[13] Marrë nga libri “El-Mugni”

[14] Marrë nga libri “El-Munteka”

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

14/10/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:12 06:4412:3415:3918:1119:33

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook