By: ardhmeriaonline

Marrja e tejemumit për atë që zgjohet pak para lindjes së diellit


Pyetja: Një ditë jam zgjuar pak para se të lindë dielli. Gdhiva xhunub dhe nuk kisha kohw për të ngrohur ujin qw tw kapja sabahun. A më mjafton që të marrë tejemum për të falur sabahun para se të lindë dielli?

Përgjigja nga një grup studiuesish: Me emrin e Allahut, falenderimi i takon Atij. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin për profetin a.s.

Dijetarët e medh’hebit Maliki e kanë lejuar marrjen e tejemumit për atë që zgjohet vonë nga gjumi dhe ka frikë se duke kërkuar ujë apo që të përgatisë atë koha e namazit do t’i kalojë pa e falur.

Por shumica e dijetarëve e kanë refuzuar këtë mendim. Ata bëjnë dallimin ndërmjet (1) atij që zgjohet me vonesë e ka frikë se mos koha e namazit kalon dhe (2) atij që nuk gjen ujë qysh në fillim të kohës ose ka gjetur ujë por ka frikë se duke e përgatitur atë koha i kalon. Në rastin e parë nuk e lejojnë marrjen e tejemumit, ndërsa në rastin e dytë e lejojnë.

Në enciklopedinë juridike kuvajtiane lexojmë: Dijetarët e medh’hebit Maliki e kanë lejuar marrjen e tejemumit kur bën ftohtë dhe uji gjithashtu është i ftohtë, kur vendasi ose udhëtari kanë frikë se mos koha kalon duke kërkuar për ujë apo për ta ngrohur.

Dr. Jusuf El Kardaui thotë: Lejohet marrja e tejemumit kur ekziston uji nëse: njeriu lahet dhe koha e namazit kalon dhe sidomos kur ka nevojë që ta ngrohur atë. Kjo ndodh shpesh në kohën e namazit të sabahut. Megjithatë dijetarët kanë bërë dallimin ndërmjet (1) atij që zgjohet në kohën e namazit të sabahut dhe nuk ka mundësi të lahet dhe ndërmjet (2) atij që zgjohet pak para se të lindë dielli dhe nëse ai lahet i kalon koha. Për të parin e kanë lejuar marrjen e tejemumit, ndërsa për të dytin nuk e kanë lejuar.

Imam Ibnu Tejmije ka thënë: “Kur të hyjë koha e namazit me daljen e agimit dhe njeriu nuk ka mundësi të lahet e të falet përpara se të lindë dielli për disa arsye si: uji është larg, tualeti është mbyllur, ose është i varfër dhe nuk ka para për të paguar për hyrjen në tualet. Atëherë ai duhet të marrë tejemum dhe të falet në kohë duke mos u vonuar aspak. Por nëse ai zgjohet pak përpara se koha të kalojë. Edhe nëse uji është, duhet të lahet pas daljes së diellit. Të këtij mendimi janë shumica e dijetarëve. Sepse për këtë njeri koha e tij konsiderohet në çastin kur ai është zgjuar, ndryshe nga ai person që është zgjuar qysh me daljen e agimit.”

Megjithatë namazi duhet falur në kohën e vet, pasi nuk lejohet vonimi i tij derisa të kalojë koha, ka apo nuk ka arsye. Por gjatë kohës së namazit duhet të shfrytëzojë të gjitha mundësitë në maksimum.

           

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

14/10/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:12 06:4412:3415:3918:1119:33

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook