By: ardhmeriaonline

Marrja mes çorapeve


Pyetja: Disa nëpunës e kanë bërë zakon që i japin mes çorapeve kur duan të marrin abdes. Marrja mes mbi çorape është e lejuar në çdo kohë apo vetëm në rastet e domosdoshme si p.sh: në dimër?

Përgjigja nga Husamedin Afaneh: Me emrin e Allahut, falenderimi i takon Atij, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin për profetin Muhamed.

Marrja mes çorapeve është një lehtësim i përgjithshëm. Ky lehtësim nuk është vetëm në kohën e dimrit ashtu siç mendojnë disa njerëz. Marrja mes mbi çorape është e lejuar në verë, dimër, në udhëtim dhe në vendbanim.

Marrja mes e çorapeve është një lehtësim nga feja. Të këtij mendimi janë shumica e dijetarëve. Për këtë çështje janë transmetuar tre hadithe profetike:

  1. Theubani trasnmeton se “Profeti (a.s.) dërgoi një grup njerëzish në luftë. Gjatë luftës koha u ftoh. Kur shkuan tek profeti (a.s.) patën ankesa për motin e ftohtë. Profeti (a.s.) i urdhëroi që të merrnin mes mbi pece dhe fashë.”[1]
  2. Mugire ibnu Shubeh transmeton se profeti (a.s.) mori abdes dhe gjatë abdesit mori mes sipër çorapeve.”[2]
  3. Ebu Musa el-Eshari transmeton se profeti (a.s.) mori abdes dhe i dha mes çorapeve.”[3]

Mes çorapeve i jepte një grup i konsiderueshëm prej sahabëve, si Aliu, Amari, Ebu Mesud El-Ensariu, Enesi, Ibn Umeri, El-Bera, Bilali, Abdullah ibn Ebi Eufa, Sehlun ibnu Sa’ad, Ebu Umame, Umeri, Ibnu Abasi dhe Amër ibnu Harithi. Këta janë trembëdhjetë sahabë të cilët i jepnin mes çorapeve. Ky veprim i tyre tregon qartë pa më të voglin dyshim se ata e kanë trashëguar nga profeti (a.s.)

Marrja mes çorapeve është një lehtësim i përgjithshëm. Ky lehtësim nuk është vetëm në kohën e dimrit ashtu siç mendojnë disa njerëz. Marrja mes çorapeve është e lejuar në verë, dimër, në udhëtim dhe në vendbanim. Megjithatë duhet pasur parasysh se marrja e mesit ka një kohë të caktuar. Për atë që është vendas, koha e mesi zgjat një ditë dhe një natë dhe për udhëtarin zgjat tre ditë dhe tre net. Gjithashtu ai që vesh çorape për të marrë mes duhet të jetë me abdes[4]. Koha e mesit fillon në çastin që prishet abdesi. P.sh: nëse dikush merr abdes për të falë namazin e sabahut dhe pasi merr abdes vesh çorapet. Në kohën e namazit të drekës (ylesë) i prishet abdesi, atëherë ai merr abdes dhe tani i jep mes çorapeve. Në këtë moment fillon koha që duhet llogaritur për lejueshmërinë e dhënies së mesit. Nëse është vendas, do t’i japë mes çorapeve deri në namazin e drekës (ylesë) së ditës tjetër. Dhe nëse është udhëtar mesi i çorapeve vazhdon deri në namazin e drekës (ylesë) së ditës së tretë. Gjithashtu nëse koha e mesit mbaron dhe njeriu nuk e ka prishur abdesin, ai vazhdon të ketë abdes, sepse mbarimi i kohës së mesit nuk është prej atyre gjërave të cilat e prishin abdesin, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.

Allahu e di më së miri.


[1] Këtë hadith e kanë transmetuar imam Ebu Daudi, imam Ahmedi dhe imam El Hakimi.

[2] Këtë hadith e kanë transmetuar imam Ahmedi, Ebu Daudi, Et tirmidhi dhe Ibnu Maxheh. Imam Et Tirmidhi ka thënë: Ky hadith është i saktë dhe i mirë.

[3] Këtë hadith e ka transmetuar imam Ibnu Maxheh.

[4] Apo të ketë marrë gusul nëse ka qenë xhunub.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/07/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:18 05:1812:5416:5020:1722:04

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook