By: ardhmeriaonline

Martesa sipas traditës dhe llojet e saj si dhe dispozita fetare


Pyetje:"Shumica e njerëzve kur martohen aplikojnë martesën sipas traditës duke mos u regjistruar në gjëndjen civile. A është e lejuar kjo lloj martese?

 

Me emrin e Allahut, Falenderimi i takon Atij, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për profetin Muhamed.

 

Pergjigje:"Martesa e kryer sipas traditës nëse i plotëson kushtet sheriatike si: leja nga kujdestari (ueliju), miratimi të shprehet me fjalë,  prezenca e dëshmitarëve dhe mehri konsiderohet martesë e vlefshme edhe nëse nuk bëhet regjistrimi në gjendje civile. Por ligjërisht (sipas ligjit islam) është detyrim celebrimi në gjendjen civile. Ai i cili nuk bën celebrimin quhet mëkatar edhe nëse martesa konsiderohet e vlefshme.

Ndërsa martesa e kryer sipas traditës në të cilën të dy palët mjaftohen duke shkruar në letër miratimin e martesës, nuk ka dyshim se ajo konsiderohet e ndaluar, imoralitet dhe nuk konsiderohet martesë.

Dr. Hasam Afane profesor i jurisprudencës islame dhe bazave të saj në universitetin e Kudsit, në Palestinë thotë: “Dihet se martesa e kryer sipas traditës konsiderohet ajo martesë e cila plotëson kushtet por që nuk regjistrohet në gjendjen civile. Ndoshta mund të shkruhet një dëshmi në prezencën e kujdestarit dhe dëshmitarëve. Këtë gjë e veprojnë nëpunësit në çështjet martesore në gjendjen civile.

Por ka disa njerëz që termin e martesës sipas traditës e personifikojnë me miratimin që ndodh ndërmjet djalit dhe vajzës, ku djali i drejtohet vajzës: martohu me mua dhe ajo thotë: unë pranoj, më pas ata shkruajnë një dëshmi ndërmjet tyre, ose  e shkruajnë tek noteri.  Kjo lloj martese është mjaft e përhapur në shumë vende saqë ka filluar të përhapet edhe në vendet tona islame. Nuk ka dyshim se lloji i dytë i martesës është i pavlefshëm, nuk konsiderohet martesë sipas sheriatit, madje konsiderohet imoralitet (Allahu na ruajt). Ndërsa lloji i parë është martesa e konsiderueshme nga sheriati që ka qenë i njohur në kohët e shkuara deri në kohën tonë ku ligji e ka bërë obligim regjistrimin e aktit të martesës në gjendjen civile.

Nuk ka dyshim se akti i martesës në të kaluarën bëhej pa regjistrim dhe pa celebrim ashtu siç ka thënë dijetari i shquar Ibnu Tejmije (Allahu e mëshiroftë): “Shokët e profetit (a.s.) nuk e kishin zakon që të shkruanin dhënien e mehrit, sepse në aktin e martesës nuk e vononin dhënien e mehrit, por përkundrazi e jepnin atë sa më shpejt, por edhe nëse e vononin e dinin mirë se sa ishte. Por kur njerëzit filluan ta vononin dhënien e mehrit, pasi afati i saj ishte i gjatë dhe kishte gjasa që të harrohej, filluan të regjistronin dhënien e mehrit të vonuar. Një veprim i tillë u bë argument në afirmimin e dhënies së mehrit dhe se filania është bashkëshortja e tij.”

Në ditët e sotme regjistrimi i aktit të martesës është një çështje e domosdoshme dhe nuk mund të thuhet që pse nuk veprojmë ashtu siç kanë vepruar të parët tanë të cilët nuk e regjistronin aktin e martesës.

Fjala ime është kjo: ndërmjet nesh dhe atyre që mendojnë kështu ka një ndryshim mjaft të madh  sepse në ditët e sotme devotshmëria është dobësuar, madje mungon, për këtë arsye theksoj për domosdoshmërinë dhe obligimin e regjistrimit të aktit të martesës në gjendjen civile, madje besoj dhe jam i bindur se ai njeri i cili e marton vajzën e tij sipas traditës, ai sipas sheriatit është mëkatar edhe nëse martesa sipas traditës i ka plotësuar kushtet, apo konsiderohet e vlefshme. Të konsideruarit e martesës si të vlefshme nuk do të thotë që njeriu nuk ka bërë një veprim të ndaluar, kjo i ngjan personit që e bën haxhin me para të ndaluara, haxhi i tij është i vlefshëm por sipas sheriatit ai është mëkatar. 

Dihet se shkrimi dhe regjistrimi i kontratave të ndryshme është diçka e kërkuar sipas sheriatit, sidomos në këtë kohë ku njerëzit janë shumë pak të kapur pas feje, janë shumë pak besimtarë e shumë të babëzitur e të pangopshëm. Të mbështeturit tek besimi (relatat) i njerëzve nuk është garant, sepse zemrat dhe rrethanat e njerëzve ndryshojnë.

Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që kur të japim borxh të bëjmë regjistrimin e tij. Allahu thotë në Kuran: El-Bekare/282.

Ky është urdhër hyjnor për të regjistruar dhënien e parave hua sepse me regjistrimin e tyre ruhen të drejtat e njerëzve, kështu që më primare është që të bëhet regjistrimi i atyre çështjeve që kanë të bëjnë me nderin dhe pasardhësit.

Përveç gjërave të sipër përmendura shtojmë se detyrë për njerëzit është zbatimi i neneve të ligjit që ka të bëjë me gjendjen civile. Bindja ndaj këtij ligji konsiderohet bindje ndaj të mirës, veçanërisht se ai sjell dobi për njerëzit, ruan të drejtat e tyre dhe sidomos të drejtat e gruas dhe fëmijëve. Profeti (a.s.) ka thënë: <//a>“Dëgjueshmëria dhe bindja janë hak përderisa njeriu nuk ftohet në mëkat. Nëse njeriu ftohet për të kryer një mëkat nuk duhet as të dëgjojë e as të bindet.”

Për ata të cilët japin fetva për mos regjistrimin e aktit të martesës në gjendje civile, madje që i nxisin dhe njerëzit për një gjë të tillë, po përmend se cilat janë pasojat e martesës së tillë:

  1. Burri mund të mohojë që është martuar e të ketë bërë celebrimin, atëherë në këtë rast çfarë ndodh me gruan dhe fëmijët?
  2. Dihet se disa ligje që kanë të bëjnë me gjendjen civile i kanë detyruar gjykatat që mos të marrin parasysh akuzat e bashkëshorteve apo të miratojnë ato vetëm nëse ato paraqesin një dokument zyrtar. Një ligj të tillë e aplikon gjykata e  Egjiptit qysh në vitin 1931, një gjë e tillë është parashikuar në nenin 99 e rregullores së gjykatave e ndryshuar me ligj numër 78 në vitin 1951.
  3. Po ashtu martesa e cila nuk është e regjistruar në gjendje civile është shumë e thjeshtë që të mohohet dhe si pasojë njeriu është i lirë nga të gjithë obligimet materiale dhe morale, në ndryshim nga martesa e regjistruar në organet zyrtare.
  4. Martesa me celebrim lëshohet me një dokument zyrtar nga shteti, në dallim me martesën e kryer sipas traditës që kontraktohet me gojë apo që shkruhet në një letër të zakonshme. Dokumentacioni zyrtar është identifikuar nga ligjëvënsësit si: dokumenti që lëshohet nga një nëpunës në varësi të funksionit të lëshimit të tij.
  5. Dokumentacioni zyrtar nuk mund të mohohet e as mund të përgënjeshtrohet. Duke u bazuar tek kjo në mënyrë absolute vërtetohet akti i martesës. Ndërsa sa i përket aktit të martesës së kryer sipas traditës megjithëse ai vërtetohet nga dëshmitarët, apo ka një dokument për të, prapëseprapë ai mund të përgënjeshtrohet dhe nëse dokumenti që vërteton aktin e martesës humbet apo griset qëllimisht, atëherë çfarë ndodh me të drejtat e gruas dhe fëmijëve? Pas kësaj çfarë të drejte gëzon gruaja në çështjet e trashëgimisë pas vdekjes së bashkëshortit. Sa e sa fatkeqësi kanë ndodhur për gratë dhe fëmijët e tyre për shkak të mos regjistrimit të aktit martesor në një dokument zyrtar?

Si përmbledhje e asaj që përmendëm themi se ligjërisht (sipas sheriatit)  është obligim regjistrimi i aktit të martesës në gjendje civile dhe se personi që nuk e bën një gjë të tillë quhet mëkatar edhe nëse akti është i vlefshëm, dhe askujt nuk i takon që të motivojë të tjerët që të praktikojnë martesën e kryer sipas traditës, sepse pasojat janë të rënda që shkojnë deri aty sa të humbasin të drejtat e gruas dhe fëmijëve. I porosis baballarët që vajzat e tyre mos t’i martojnë sipas traditës, por të jenë shumë të kujdesshëm që akti i martesës të regjistrohet në zyrat e gjendjes civile.” Këtu përfundon fjala e dr. Hasam Afanes.

Dijetari i shquar Atije Sakr (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Martesë e kryer sipas traditës konsiderohet ajo martesë që nuk vërtetohet me dokumentacion zyrtar. Kjo martesë është dy llojesh: një lloj i plotëson kushtet dhe lloji tjetër nuk i plotëson. Sa i përket llojit të parë akti është i vlefshëm, ku secila prej palëve gëzon të drejtat e saj. Ky lloj sistemi ka ekzistuar deri në ditët e sotme ku sistemi aktual obligon regjistrimin e akteve.

Ndërsa sa i përket llojit të dytë të martesës së kryer sipas traditës ajo shfaqet në dy forma: forma e parë shfaqet në mjaftueshmërinë e pëlqimit nga të dy palët për t’u martuar, por pa dijeninë e dëshmitarëve apo të tjerëve. Ndërsa forma e dytë personifikohet në aktin kohor me afat të caktuar, për një muaj apo një vit. Të gjithë dijetarët e Ehli Sunetit janë dakord për mosvlefshmërinë e këtyre dy formave.

Nëse themi se lloji i parë sipas sheriatit është i vlefshëm dhe lejon marrëdhëniet intime, kjo nuk do të thotë se ai nuk sjell pasoja të dëmshme dhe se njeriu  nuk vepron gjëra të ndaluara:

1 – Kundërshtim të urdhrit të përgjegjësve, sepse bindja ndaj tyre është obligim nëse nuk të ftojnë në mëkat, por që përkundrazi realizojnë një interes. Allahu i Lartësuar thotë: En-Nisa/59

2 – Mos regjistrimi i aktit të martesës shpie në humbjen e të drejtës së saj për të trashëguar, sepse pa dokumentacion nuk merret për bazë asgjë në gjykatë,  në humbjen e të drejtës së saj për të kërkuar divorcin. Po ashtu asaj nuk i lejohet që të martohet me dikë tjetër nëse akoma burri nuk e ka ndarë, madje ai mund ta mbajë atë të varur dhe nuk e divorcon.

Për këto arsye dhe arsye të tjera martesa e kryer sipas traditës që nuk dokumentohet sipas sheriatit është e ndaluar megjithë vlefshmërinë e aktit sepse një gjë mund të jetë e vlefshme por kjo nuk do të thotë se nuk është e ndaluar, si p.sh: personi i cili falet me një rrobë që e ka vjedhur. Namazi i tij është i saktë, por ai ka bërë një mëkat sepse ka vjedhur një rrobë me të cilën ka mbuluar auretin që namazi të jetë i vlefshëm. Po kështu nëse dikush kryen ritin e haxhit me para të vjedhura, në këtë rast ai e ka kryer obligimin, por ka bërë një mëkat shumë të madh sepse ka vjedhur.”

Allahu e di më së miri.

           


[1] Transmeton imam Buhariu dhe imam Muslimi.

[2] Transmetojnë imam Buhariu dhe imam Muslimi.

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

26/10/2014
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:27 06:0011:3214:2316:5218:14

Kujtesë

Ju kujtojmë që

Dt. 25 Tetor

është dita e parë

e muajit Muharrem,

Viti i ri  Hixhri 1436

sipas kalendarit Hënor.

 

--------------------------

 

Ju kujtojmë që

ditën e Dielë

dt. 26 Tetor 2014

pritet të bëhet 

ndryshimi i orës 60' prapa.

Kjo do të ndikojë

në ndryshimin e orareve

të faljes.

 

Urtësi

Kur ia bën dikujt me gisht,

mos harro se vetes

po i drejton tre gishta.

Proverb anglez

Hutbe

Flash is required!

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook