By: ardhmeriaonline

Martesa sipas traditës: dispozita fetare dhe llojet e saj


Pyetje: Shumica e njerëzve kur martohen aplikojnë martesën sipas traditës duke mos u regjistruar në gjëndjen civile. A është e lejuar kjo lloj martese?

Myftiu: Një grup myftinjsh

Përgjigja: Me emrin e Allahut, Falenderimi i takon Atij, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për profetin Muhamed.

Martesa e kryer sipas traditës nëse i plotëson kushtet dhe shartet të cilat janë: leja nga kujdestari (ueliju), të shprehurit me fjalë të miratimit, prezenca e dëshmitarëve dhe mehri konsiderohet martesë e vlefshme edhe nëse nuk bëhet regjistrimi në gjëndje civile. Por ligjërisht (sipas ligjit islam) është detyrim celebrimi në gjëndjen civile. Ai i cili nuk bën celebrimin quhet mëkatar edhe nëse martesa konsiderohet e vlefshme.

Ndërsa martesa e kryer sipas traditës në të cilën të dy palët (djali dhe vajza) mjaftohen duke shkruar në letër në të cilën miratojnë martesën, nuk ka dyshim se ajo konsiderohet e ndaluar, zina dhe nuk konsiderohet martesë.

Doktor Hasam Afane (profesor i jurisprudencës islame dhe bazave të saj në universitetin e Kudsit në Palestinë) thotë:

“Dihet se martesa e kryer sipas traditës konsiderohet ajo martesw e cila plotëson kushtet dhe shartet por që nuk regjistrohet në gjëndjen civile. Ndoshta mund të shkruhet një dëshmi në prezencën e kujdestarit dhe dëshmitarëve. Këtë gjë e veprojnë nënpunësit në çështjet martesore në gjëndjen civile.

Por ka disa njerëz që termin e martesës sipas traditës e personifikojnë me miratimin që ndodh ndërmjet djalit dhe vajzës, ku djali i drejtohet vajzës: martohu me mua dhe ajo thotë: unë pranoj, më pas ata shkruajnë një dëshmi ndërmjet tyre, ose  e shkruajnë tek noteri. Kjo lloj martese është mjaft e përhapur në shumë vende saqë ka filluar të përhapet edhe në vendet tona islame. Nuk ka dyshim se lloji i dytë i martesës është i pavlefshëm, nuk konsiderohet martesë sipar sheriatit, madje konsiderohet imoralitet (Allahu na ruajtë).

Ndërsa lloji i parë është martesa e konsiderueshme nga sheriati që ka qenë i njohur në kohët e shkuara deri në kohën tonë ku ligji e ka bërë obligim regjistrimin e aktit të martesës në gjëndjen civile.

Nuk ka dyshim se akti martesës në të kaluarën bëhej pa regjistrim dhe pa celebrim ashtu siç ka thënë dijetari i shquar Ibnu Tejmije (Allahu e mëshiroftë): “Shokët e profetit (a.s.) nuk e kanë pasë zakon që të shkruanin dhënien e mehrit, sepse në aktin e martesës nuk e vononin dhënien e mehrit, por përkundrazi e jepnin atë sa më shpejt, por edhe nëse e vononin e dinin mirë se sa ishte. Por kur njerëzit filluan që dhënien e mehrit e vononin, pasi afati i saj ishte i gjatë dhe kishte gjasa që të harrohej, filluan të regjistronin dhënien e mehrit të vonuar. Një veprim i tillë u bë argument në afirmimin e dhënies së mehrit dhe se filanja është bashkëshortja e tij.”

Në ditët e sotme regjistrimi i aktit të martesës është një çështje e domosdoshme dhe nuk mund të thuhet që pse nuk veprojmë ashtu siç kanë vepruar të parët tanë të cilët nuk e kanë pasë regjistruar aktin e martesës.

Fjala ime është kjo: ndërmjet nesh dhe atyre që mendojnë kështu ka një ndryshim mjaft të madh, sepse në ditët e sotme devotshmëria është dobësuar, madje mungon, për këtë arsye theksoj për domosdoshmërinë dhe obligimin e regjistrimit të aktit të martesës në gjëndjen civile, madje besoj dhe jam i bindur se ai njeri i cili e marton vajzën e tij sipas traditës, ai sipas sheriatit wshtw mëkatar edhe nëse martesa sipa traditës i ka plotësuar kushtet dhe shartet, apo konsiderohet e vlefshme. Të konsideruarit e martesës si të vlefshme nuk do të thotë që njeriu nuk ka bërë një veprim të ndaluar, kjo i ngjan personit që e bën haxhin me para të ndaluara, haxhi i tij është i vlefshëm por sipas sheriatit ai është mëkatar. 

Dihet se shkruajta dhe regjistrimi i kontratave të ndryshme është diçka e kërkuar sipas sheriatit, sidomos në këtë kohë ku njerëzit janë shumë pak të kapur pas feje, janë shumë pak besimtarë e shumë të babëzitur e të pangopshëm. Të mbështeturit tek besimi (relatat) i njerëzve nuk është garant, sepse zemrat dhe rrethanat e njerëzve ndryshojnë.

Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar që kur të japim borxh të bëjmë regjistrimin e tij. Allahu thotë në Kuran: “O ju të cilët keni besuar, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga gjiu juaj le ta shkruajë një shkrues i drejtë..dhe mos përtoni për ta shkruar atë dhe afatin e tij, i vogël qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë tek Allahu, më e fortë për dëshmi dhe më afër mosdyshimit.” Sure El Bekare: 282

Ky është një urdhër hyjnor për të regjistruar dhënien hua të parave, sepse në regjistrimin e tyre ruhen të drejtat e njërëzve, kështu që më primare është që të bëhet regjistrimi i atyre çështjeve që kanë të bëjnë me nderi dhe pasardhësit.

Përveç gjërave të sipërmendura shtojmë se detyrë për njerëzit është zbatimi i neneve të ligjit që ka të bëjë me gjendjen civile. Bindja ndaj këtij ligji konsiderohet bindje ndaj të mirës, veçanërisht se ai sjell dobi për njerëzit, ruan të drejtat e tyre dhe sidomos të drejtat e gruas dhe fëmijëve. Profeti (a.s.) ka thënë: “Bindja ndaj dikujt bëhet në punë të mira.” Transmeton imam Buhariu dhe imam Muslimi. Ndërsa në një hadith tjetër të transmetuar nga Ibnu Umeri, profeti (a.s.) thotë: “Dëgjueshmëria dhe bindja janë hak përderisa njeriu nuk ftohet në mëkat. Nëse njeriu ftohet për të kryer një mëkat nuk duhet as të dëgjojë e as të bindet.” Transmetojnë imam Buhariu dhe imam Muslimi.

Për ata të cilët japin fetva për mosregjistrimin e aktit të martesës në gjëndje civile, madje që i nxisin dhe njerëzit për një gjë të tillë, po përmend më poshtë se cilat janë pasojat e martesës së kryer sipas traditës:

Burri mund të mohojë që është martuar e të ketë bërë celebrimin, atëherë në këtë rast çfarë ndodh me gruan dhe fëmijët?

Dihet se disa ligje që kanë të bëjnë me gjëndjen civile i kanë detyruar gjykatat që mos të marrin parasysh akuzat e bashkëshorteve apo të miratojnë ato vetëm nëse ato paraqisin një dokument zyrtar. Një ligj të tillë e aplikon gjykata e  Egjiptit qysh në vitin 1931, një gjë e tillë është parashikuar në nenin 99 e rregullores së gjykatave e ndryshuar me ligj numër 78 në vitin 1951.

Darul ifta e Egjiptit  më 1/2/1957 ka thënë se: paragrafet e parashikuara nga ligji për mospranimin e akuzës në mosprezencën e dokumenteve zyrtare, këto paragrafe nuk vendosin si kusht dokumentacionin zyrtar për vlefshmërinë e aktit të martesës, por dokumentacioni zyrtar është kusht për dëgjimin (pranimin) e akuzës.

Po ashtu martesa e cila nuk është e regjistruar në gjëndje civile është shumë e thjeshtë që të mohohet dhe si pasojë njeriu është i lirë nga të gjithë obligimet materiale dhe morale, në ndryshim nga martesa e regjistruar në organet zyrtare. Martesa me celebrim lëshohet me një dokument zyrtar nga shteti, në dallim me martesën e kryer sipas traditës që kontraktohet me gojë apo që shkruhet në një letër të zakonshme. Doukumentacioni zyrtar është identifikuar nga ligjëvënsësit si: dukumenti që lëshohet nga një nënpunës në varësi të funksionit të lëshimit të tij. Dokumentacioni zyrtar nuk mund të mohohet e as mund të përgënjeshtrohet. Duke u bazuar tek kjo në mënyrë absolute vërtetohet akti i martesës. Ndërsa përsa i përket aktit të martesës së kryer sipas traditës megjithëse ai vërtetohet nga dëshmitarët, apo ka një dokument për të, prapëseprapë ai mund të përgënjeshtrohet, dhe nëse dokumenti që vërteton aktin e martesës humbet apo griset qëllimisht, atëherë çfarë ndodh me të drejtat e gruas dhe fëmijëve? Pas kësaj çfarë të drejte gëzon gruaja në çështjet e trashëgimisë pas vdekjes së bashkëshortit. Sa e sa fatkeqësi kanë ndodhur për gratë dhe fëmijët e tyre për shkak të mosregjistrimit të aktit martesor në një dokument zyrtar?

Si përmbledhje e asaj që përmendëm më sipër themi se: ligjërisht (sipas sheriatit)  është obligim regjistrimi i aktit të martesës në gjëndje civile dhe se personi që nuk e bën një gjë të tillë quhet mëkatar edhe nëse akti është i vlefshëm, dhe askujt nuk i takon që të motivojë të tjerët që të praktikojnë martesën e kryer sipas tratditës, sepse pasojat janë të rënda që shkojnë deri aty sa të humbasin të drejtat e gruas dhe fëmijëve. I porosis baballarët që vajzat e tyre mos t’i martojnë sipas martesës me traditë, por i porosis që të jenë shumë të kujdesshëm që akti i martesës të regjistrohet në zyrat e gjëndjes civile.”   Këtu përfundon fjala e doktor Hisam Afaneh.

 

Dijetari i shquar Atije Sakr (Allahu e mëshiroftë) thotë:

“Martesë e kryer sipas traditës konsiderohet ajo martesë që nuk vërtetohet me dokumentacion zyrtar. Kjo martesë është dy llojesh: një lloj i plotëson kushtet dhe shartet dhe lloji tjetër nuk i plotëson. Përsa i përket llojit të parë akti është i vlefshëm, ku secila prej palëve gëzon të drejtat e saj. Ky lloj sistemi ka pasë ekzistuar deri në ditët e sotme ku sistemi aktual obligon regjistrimin e akteve.

Ndërsa përsa i përket llojit të dytë të martesës së kryer sipas traditës ajo shfaqet në dy forma: forma e parë shfaqet në mjaftueshmërinë e pëlqimit nga të dy palët për t’u martuar, por pa dijeninë e dëshmitarëve apo të tjerëve. Ndërsa forma e dytë personifikohet në aktin kohor me afat të caktuar, për një muaj apo një vit. Të gjithë dijetarët e Ehli Sunetit janë dakord për mosvlefshmërinë e këtyre dy formave.

Nëse themi se lloji i parë sipas sheriatit është i vlefshëm dhe lejon marrdhëniet intime, kjo nuk do të thotë se ai nuk sjell pasoja të dëmshme dhe se njeriu  nuk vepron gjëra të ndaluara:

1 - Kundërshtim të urdhrit të përgjegjësve, sepse bindja ndaj tyre është obligim nëse nuk të ftojnë në mëkat, por që përkundrazi realizojnë një interes. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju të cilët keni besuar bindjuni Allahut, të Dërguarit të Tij dhe përgjegjësve tuaj.” Sure En Nisa: 59

2 - Mosregjistrimi i aktit të martesës shpie në humbjen e të drejtës së saj për të trashëguar, sepse pa dokumentacion nuk merret për bazë asgjë në gjykatë,  në humbjen e të drejtës së saj për të kërkuar divorcin, po ashtu asaj nuk i lejohet që të martohet me dikënd tjetër nëse akoma burri nuk e ka ndarë, madje ai mund ta mbajë atë të varur dhe nuk e divorcon.

Për këto arsye dhe arsye të tjera martesa e kryer sipas traditës që nuk dokumentohet sipas sheriatit është e ndaluar megjithë vlefshmërinë e aktit, sepse një gjë mund të jetë e vlefshme por nuk do të thotë se nuk është e ndaluar, si psh: personi i cili falet me një rrobë që e ka vjedhur. Namazi i tij është i saktë, por ai ka bërë një mëkat sepse ka vjedhur një rrobë me të cilën ka mbluluar avretin që namazi të jetë i vlefshëm. Po kështu nëse dikush kryen ritin e haxhit me para të vjeshura, në këtë rast ai e ka kryer obligimin, por ka bërë një mëkat shumë të madh sepse ka vjedhur.”

 

Allahu e di më së miri.

      

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

22/09/2014
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:50 06:2312:4116:0418:4620:09

Urtësi

“Nëse dëshironi

të përqendroheni më shumë

te Zoti në namazin tuaj,

përqendrohuni më shumë

tek Ai jashtë namazit!”

Jasmin Moxhahid

Hutbe

Flash is required!

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook