Mbahet simpoziumi me temë “ Sulltan Abdulhamidi II në memorien e arabëve dhe raportet Turko-Arabe”.


Në qytetin e Kutahjas ka filluar punimet seminari ndërkombëtar me titull “ Abdulhamid Han II në memorien e arabëve dhe raportet   Turko – Arabe”. Në këtë seminar marrin pjesë 38 akademikë nga 16 vende të ndryshme. Seminari ka filluar me dt 12 Dhjetor dhe do të zgjasë deri më 14 Dhjetor 2018. Seminari organizohet nga universiteti i Kutahyas “Dumlu Pınar” dhe “İnstituti i studimeve strategjike” pranë këtij universiteti.

Valiu i Kutahjas Omer Toraman gjatë fjalës së hapjes theksoi se turqit dhe arabët janë popujt më të hershëm që kanë bashkëjetuar në rajonin e Anadollit dhe Lindjes së Mesme. Dhe këto dy popuj për gjatë shekujve kanë formuar një identitet dhe një përkatësi të përbashkët. Mirëpo për fat të keq disa të tjerë deshën dominimin në rajon dhe përhapën përçarjen ndërmjet këtyre dy popujve. Kulmi i kësaj përçarje arriti para një shekulli.Sulltan Abdulhamidi duke e ditur rëndësinë e këtyre raporteve bëri çmos që të arrinte ta mbante gjallë këtë lidhje, theksoi ai.

Në fakt periudha e sundimit të Abdulhamidit II është periudha më kyçe për studimin e historisë dhe kuptimin e rrjedhës së ngjarjeve gjatë fundit të shek XIX dhe fillimit të shek. XX.

Sulltan Abdulhamidi II bëri ç’ishte e mundur që ti mbante gjallë këto raporte ndërmjet arabëve dhe turqve mirëpo forcat kolonizatore arritën ti përçanin dhe ti kundërvinin ato. Qëndrimet e tij në çështjen e Kudsit dhe Palestinës si dhe projektet e tij ekonomike dhe të hekurudhave tregonin vlerën dhe rëdësinë që kishte për të ky rajon.

Rrjedha e ngjarjeve të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme ka ngallur edhe një herë interesin për studimin e kësaj periudhe të historisë si dhe afrimin e këtyre dy popujve.

Ngjarjet e fundit e kanë bërë të qartë se armiqësia dhe përçarja e ngjizur ndërmjet dy popujve është artificiale dhe sipërfaqësore, sepse popujt janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, kanë një fe dhe një përkatësi të përbashkët.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

22/04/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:0505:4712:4616:3119:3321:04

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook